Qyteti i Tetovës këtë vit nuk do të stoliset. Këshilli komunal ka vendosur që mjetet të cilat janë të destinaura për të stolisur qytetin për fundvit do të ridestinohen në përballjen me krizën që është shkaktuar nga pandemia Covid-19. Ndihmat do të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek ato familje që kanë përjetuar fatkeqësi të ndryshme. Shembull i tillë është edhe Arben Ramadani, të cilit në gusht të vitit 2019 i është djegur shtëpia. Muaj më pas, Këshilli komunal i kishte ndarë 250 mijë denarë, por deri më tani atij i janë lëshuar vetëm një 30 mijë denarë edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev është vetë problemi me Bullgarinë. Në këtë mënyrë, VMRO DPMNE-ja ironizoi me deklaratën e Zaevit, i cili ditë më parë tha se nuk e dinte se ku qëndron problemi me Bullgarinë. VMRO-DPMNE akuzoi Zaevin se për shkak të interesave ekonomike ka prishur imazhin e shtetit dhe ka shitur interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut. “Vetë problemi nuk mund ta shohë se ku është problemi. Problemi me Bullgarinë është Zoran Zaevi dhe koncesionet e tij. Zaev ka premtuar dhe garantuar për identitetin dhe të mira ekonomike në kurriz të tij. Problemi i Maqedonisë është vetëm fakti…
Pjesa më e madhe e ujërave të zeza në fshatin Ladorishtë të Strugës derdhen në gropa septike. Një gjë e tillë rrezikon Liqenin e Ohrit, por edhe tokën bujqësore në rajon. Edhe pse tubacioni kryesor i sistemit të kolektorit për pastrimin e ujërave të zeza është vetëm tre kilometra larg fshatit, megjithatë ende nuk ka zgjidhje. Për shkak të këtyre problemeve, disa banorë kërkojnë zgjidhje alternative, që gjithashtu nuk janë ekologjike. Përndryshe, ekziston një projekt i gatshëm për lidhjen e amvisërive me kolektorin dhe kanalizimin lokal që do i përfshinte edhe fshatrat Zagraçan, Teferiç dhe Shum, por nuk ka para.…
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka prezantuar programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim. Në dokument përfshihen vazhdimi i decentralizimit dhe financimi i qëndrushëm i komunave, digjitalizimi i shërbimeve administrative, përmirësimi të shërbimeve komunale dhe sociale, zhvillim më dinamik lokal dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski tha se kjo është strategji për 10 vitet e ardhshme, ndërsa ligji i ri për zhvillim të ekuilibruar rajonal dhe dy dokumentet janë në procedurë kuvendore. Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale “Në të njëjtën kohë jemi duke realizuar 26 projekte të reja për zhvillim të ekuilibruar…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata kanë tërhequr Ligjin për punë të jashtme. “Gjatë mandatit të OBRM-PDUKM-së janë emëruar ambasadorë të cilët kanë pasur dy shtetësi që është në kundërshtim me ligjin. E kanë bërë duke shkelur Ligjin për punë të jashtme. Për këtë din shumë mirë kryetari i Komisioni kuvendar për Punë të Jashtme nga radhët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Milloshoski: Me 300 amendamente do ta bllokojmë ligjin që lejon ambasadori të ketë shtetësi tjetër Sipas tyre, qëllimi ishte që të lejohen kandidatët për ambasadorë të kenë dyshtetësi por nuk mund të jenë ambasadorë…
Televizoni Alsat ka raportuar se, policia ka arrestuar tre persona, një shtetas nga Maqedonia e Veriut, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova. Të gjithë dyshohen për veprën tregti ilegale më lëndë narkotike. I arrestuari nga Maqedonia e Veriut është një 22 vjeçar nga Shkupi me inicialet T.S, për të cilin burime të Alsat brenda policisë tregojnë se bëhet fjalë për familjarin e zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi dhe njëkohësisht vëllain e sigurimit tij personal me inicialet S.S. Të pyetur nëse informacionet janë të sakta, cilat janë hapat e ndërmarrë nga policia dhe përgjegjësia e mundshme morale dhe penale…
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Tregëtar mbrëmë kanë shkuar për kontroll urgjent në Skopje City Mall, pasi ishte denoncuar se një bend po argëton drejt për drejt qytetarët brenda objektit. Duke patur parasysh se restorantet dhe kafenetë dje janë mbyllur pas orës 18:00, Skopje City Mall për të tërhequr vizitorë, ka organizuar një bend të këndojë drejt për drejt, e aty ishte tubuar një masë e madhe njerëzish. Në momentin kur ka arritur inspeksioni, argëtimi vetëm se kishte përfunduar mirëpo Inspektorati ka komunikuar direkisht me drejtoreshën e qendrës tregtare, ku janë dakorduar se e njejta nuk do të përsëritet. Drejtoresha është…
Pesë njerëz janë arrestuar në kafiteri në Dibër. Në bazë të informacioneve paraprake, policë nga Stacioni Policor Dibër kanë kryer kontroll në objektin hotilerik në vendin e quajtur “Pijaneci”, ku janë gjetur pesë persona. Ata janë arrestuar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal adekuat.
Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet e Maqedonisë gjithsej mjekohen 1.238 pacientë me COVID–19, ku prej tyre 470 janë në Shkup dhe 768 në qytetet tjera. Ministri i Shëndetësisë tha se numri i pacientëve të cilët pranohen në spitale po zvogëlohet dhe se masat e reja që do të vlejnë deri më 20 janar do të japin rezultate më të mira. Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikair gjithsej 77.949 pacientë ku prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.2274 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 22.330 pacientë ndërsa deri tani…
Pandemia do të ndryshojë edhe mënyrën e festimit gjatë ndërrimit të moteve. Shumica e qytetarëve vitin 2021 do ta presin në shtëpi, pasi gjendja me virusin korona, planet e tyre për të udhëtuar i ka zhvendosur në fund të listës. Qytetarët thonë se masat e shumta kufizuese dhe të ndryshme nga shteti në shtet e bëjnë gjithë situatën të paparashikueshme, andaj nuk do të rrezikonin të paguanin për diçka që ndoshta të nesërmen rrethanat mund t’ua privojnë. “Të ju them të drejtën do të doja….Do të donim të udhëtojmë edhe këtë vit, por nuk do të mundemi duke pasur parasysh…
Presidenti bullgar, Rumen Radev në intervistë për ‘Darik’ thotë se “rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së shkon përmes Sofjes, dhe jo me lobime përmes përfaqësive evropiane dhe me trusni ndaj Bullgarisë”. Sipas tij, qëndrimi kombëtar i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është objektive dhe shumë e mirë e miratuar me konsensus në Kuvendin e Bullgarisë dhe për fat të keq, sipas tij, nuk është promovuar nga BE. Marrëveshja për fqinjësi të mirë, thotë Radev, për palën bullgare ka qëllim të mirë, por nuk gjeti vullnetin e mirë. “Ne tani kemi qëndrim absolut të unifikuar me Qeverinë sa i përket temës së…
Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike e cila në fillim të këtij viti i publikoi rrogat më të mëdha në vend, tregojnë që një grup i vogël njerëzish çdo vit fitojnë gjithnjë e më shumë para. Paga më e lartë në shtet, përsëri, është paguar në shëndetësinë private. Një i punësuar nga Shkupi në këtë sektor, ka marrë një pagë mujore fantastike bruto prej 250 mijë eurosh, ose 2.98 milion euro për një vit të tërë. Por, DAP nuk e zbulon identitetin e tij. Ata thonë se ai është një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dhe jo një i huaj…

