Author: Hamdi Kumanova

Në territorin e qytetit të Shkupit dje policia ka shqiptuar 285 masa, mes të cilëve edhe 33 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 20 për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, 18 për probleme teknike dhe të paregjistruara, kumton MPB. Në kuadër të masave të përforcuara të kontrollit në sferën e komunikacionit janë shqiptuar edhe 85 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa 18 për automjete të ngritura nga automjeti i posaçëm karrotrec. Për mosmbajtje të maskës për mbrojtje janë shqiptuar 22 sanksione. Policia bën thirrje që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. 

Lexo më Shumë

Një 55 vjeçar nga një fshat i Gostivarit është ndaluar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje. M.M. akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 30 vjeçar. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit. “Mbrëmë (21 dhjetor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin M.M. nga një fshati i Gostivarit, i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin 30-vjeçar. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Nga LSDM njoftojnë se këto ditë ndihma shtetërore prej 6.000 denarë do të paguhet në llogaritë e qytetarëve që do të jenë në listën “Blej prodhime vendore”. “Mbi 320.000 qytetarë u ndihmuan përmes kartelave pagesore dhe vauçer për turizëm dhe tashmë këto ditë 283.000 qytetarë shtesë marrin ndihmë financiare prej 6.000 denarë. Punonjësit shëndetësorë të cilët kanë qenë në vijën e frontit me armikun e padukshëm për muaj të tërë, 7.600 punonjës shëndetësorë që punojnë me pacientë të infektuar me coronavirus, do të marrin nga 30.000 denarë”, thonë nga LSDM. Që nga dje, janë publikuar listat me emrat e personave…

Lexo më Shumë

Dyzet e shtatë vjeçari K.K. nga Gostivari, natën e kaluar (21 dhjetor), gjysmë ore pas mesnatës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30, para shtëpisë së tij në rrugën ,,Boge Veljanovski“ në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga pesë persona, mes të cilëve kanë qenë të përfshirë edhe të afërmit e tij. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Lexo më Shumë

Mbrëmë (20.12.2020) në rrugën Ilindenska në Gostivar policia ka arrestuar L.N. 50 vjeçar nga Gostivari pronar i një objekti hotelierik i cili ka punuar edhe pas orës 18:00 dhe në të janë hasur më shumë persona, duke shkelur kështu masat antiKovid. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut. Mbrëmë gjithashtu është mbyllur edhe një objekt tjetër hotelierik që ka shkelur masat antiKovid. Me këtë rast është ndaluar XH.V. 62 vjeç, pronar i lokalit.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja. Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut deri më 1 tetor 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore. Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi.

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare do të tërheq propozim ndryshimet përmes të cilave parashikohet që ambasadori përveç shtetësisë maqedonase të mund të ketë dhe shtetësi të ndonjë shteti tjetër. Në sqarimin për tërheqjen e propozim ligjit që e parashtruan deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe të Lëvizjes BESA, thuhet se pushteti nuk do të lejoj që opozita të bëj teatër në Kuvend, kjo pasi VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se do ta bllokoj miratimin përmes parashtrimit të 300 amendamenteve. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Millshoski, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe ish-Ministër i Jashtëm, duke njoftuar “bllokadën e amendameteve”, dje vlerësoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informoi se në mbledhjen e sotme të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza janë miratuar masa të reja restriktive, respektivisht ndalesë për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri në fund të vitit. Ministria e Shëndetësisë shton se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në vendin tonë nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore. Vendimi vjen pas informacioni që një mutacion i ri i koronavirusit…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri dhe ministri Bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov përsëri u shfaq në mediat lokale me një ton të ashpër dhe agresiv në lidhje me mosmarrëveshjen me Maqedoninë. “Ju nuk mund të kafshoni dorën që ju mbështet dhe që ju shtrihet me një vullnet të mirë vëllazëror, në një kuptim të drejtpërdrejtë. Vëllazërisht, sepse ne jemi një popull dhe flasim të njëjtën gjuhë. Çfarëdo që ata të më thonë dhe të shpjegojnë në lidhje me identitetin, i cili ishte shumë i lashtë, çdo person normal që ka lexuar më shumë se pesë faqe të historisë në lidhje me Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Kroacia është mbështetëse e fortë politike dhe teknike e Maqedonisë së Veriut në eurointergimin e saj tha ambasadorja kroate në vend Nives Tiganj, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Tiganj foli edhe për bllokadën bullgarë ndaj vendit, për të cilën u shpreh se nëpërmjet dialogut dhe kompromisit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë mund të arrihet zgjidhje. “Besojmë në dialog dhe inkurajojmë dialog, poashtu besojmë në kompromis. Edhe Kroacia në rrugën e saj negociuese kishte pengesa. Besojmë në angazhim e kësaj Qeverie, në vazhdimin e dialogut dhe besoj se këto dy vende do të arrijnë zgjidhje e cila nuk do…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, pavarësisht kërkesave e presioneve që mund të ketë nga jashtë, ka deklaruar zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov. Në një intervistë për radion shtetërore bullgare, zyrtari bullgar ka thënë se pozicioni i Sofjes është në përputhje me interesat evropiane dhe se një qëndrim i tillë nuk do të ndikojë në sigurinë e Bashkimit Evropian. Karakaçanov pranoi se Bullgaria është përballur me presione nga vendet anëtare të BE-së, të cilat janë përpjekur ta bindin që të hiqte veton, por sipas tij, çdo kompromis që mund të bëhej do të ishte politikë…

Lexo më Shumë