Shumën prej gjashtë mijë denarë qytetarët në vend të produkteve maqedonase, do të mund ta shpenzojnë për çfarë të duan. Alsat mëson se paratë e ndara mund të tërhiqen në dorë në bankë ose në aparatin për tërheqjen e parave dhe me to mund të paguajnë fatura ose të blejnë produkte nga prodhues të ndryshëm. Nga Qeveria nuk u përgjigjën konkretisht pyetjeve pse dështoi masa “Blej produkte vendore” e dedikuar vetëm për produktet maqedonase me qëllim të nxitjes financiare të prodhuesve vendore. Qëllimi ynë është që askush të mos lihet anash, këto janë fonde të destinuara për kategori të ndjeshme…
Author: Hamdi Kumanova
Duhet të sigurohet konsensus më i gjerë, standardet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve të tilla duhet të respektohen dhe kur të gjitha të bashkohen në një tekst, kur të sigurojmë konsensusin atëherë mund të vazhdojmë procedurën e miratimit të këtij ligji ose një ligji të ri e cila gjithashtu do të bihet dakord në nivelin e grupeve parlamentare, tha sot Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarit rreth Ligjit për Shtetësinë. Ky është një ligj që u miratua në një procedurë të shkurtuar, tha Mitreski, sepse është një problem i…
Gjatë tre javëve të kaluara shënohet ulje për 30 për qind e numrit të rasteve të reja nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës. Javën e kaluar, prej 14 deri më 20 dhjetor, shënohen 206 raste të reja, prej 7 deri më 13 dhjetor ka pasur 286, ndërsa prej 30 nëntor deri më 6 dhjetor – 293. Deri sot në mëngjes, 39 pacientë janë për mjekim spitalor në Spitalin klinik në Tetovë dhe kovid-qendrën. Më së shumti ka pasur 51 persona për mjekim spitalor. Për një nuancë është më e mirë gjendja gjatë javës së kaluar. Këtë fundjavë nuk ka raste…
Ka vazhduar edhe sot protesta e zjarrfikësve të Tetovës. Kërkojnë realizimin ligjor të të drejtave të tyre për pagesë të punës gjatë vikendeve, festave, dhe punës gjatë natës, si dhe marrëveshjen kolektive që duhet ta bëjnë me komunën e Tetovës. Shtesat e rrogës në përqindje nuk janë reale, apo nuk janë në pajtim me marrëveshjen kolektive të përgjithshme të sektorit publik të Maqedonisë të vitit 2008. Ne kërkojmë në përllogaritjen e rrogës të futet edhe shtesa për punë jashtë orarit që kolegët në NJTZ Tetovë e punojnë secilin muaj. Obligim i komunës është që të paguaj shtesat e rrogës në…
“Dhimbja është e pamasë nga të kuptuarit se e humbëm edhe një jetë të re. Papritur nga braktisi kolegu ynë, shoku, miku, njeriu Dr. Spec. Nader Ismaili. Mund të shkruajmë shumë fjalë këtu, por as edhe një roman i tërë nuk mund të imtësojë as edhe një atom të dhimbjes së shkaktuar nga një lajm i këtillë. Naderi ynë do të mbahet mend për sjelljen e tij profesionale, prej shiku, e parimor ndaj pacientëve dhe një shok i madh me të punësuarit. Në emër të Drejtorisë së Qendërs Klinike Universitare të Stomatologjisë, në emër të të gjithë të punësuarve, shpreh…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka qëndruar për vizitë pune në Vjenë të Republikës së Austrisë, ku ka realizuar takim me homologun e tij Alexander Schallenberg, inforomojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga atje theksojnë se Osmani falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Austrisë në dobi të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, pa asnjë anulim. “Kjo vizitë e imja sot është rrumbullakësim i një mini –turneu nëpër vendet anëtare të BE-së, të cilat janë fqinj të drejtpërdrejt të Ballkanit, dhe për këtë…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon dorëheqje nga ana e zv. Ministrit të MPB, për arsye morale, por edhe për arsye që i njëjti mund të ndikojë në zbardhjen e rastit gjatë hetimeve dhe gjykimit të të njëjtit për veprën penale. Kjo u theksua sot nga ky koalicion në një paraqitje të përbashkët. “Kryeministri Zaev, sot në një konferencë lidhur me Propozim Ligjin për legalizim të lëndëve narkotike, më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj industrie, që do të kishte Qeveria, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët…
Çmimi i benzinës nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit do të zvogëlohet për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës. EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 60,5 denar për litër. EUROSUPER BS-98 do të shitet për 62,5 denarë për litër. EURODISEL dhe vaji ekstra i lehtë do të shiten për 53 denarë për litër.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim në ndërtesën e shtëpisë ligjvënëse në Shkup homologun e tij nga Turqia, Mustafa Şentop, i cili kryeson delegacionin parlamentar turk që qëndron për vizitë zyrtare në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut.
rsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit me qëllim që t’u ndihmojmë gjeneratave të reja të jenë rezistuesit më të fuqishëm të lajmeve të rrejshme, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev. Kryeministri foli edhe një herë për reformën arsimore në arsimin fillor dhe tregoi se përmes saj në mësim do të kyçen përmbajtje mësimore të cilat, siç tha, janë kyçe për fëmijët tanë dhe thelbësore, që nxënësit të hyjnë të përgatitur në këtë botë të re bashkëkohore digjitale. “Në arsim përfshijmë arsimim medial dhe digjital, përmbajtje për antikorrupsion, ekologji, por edhe përmbajtje dhe orë për higjienë…
Eliona Qyra nga Struga rrëmbeu katër çmime në festivalin’ Nota Fest ‘ Shqiptarja nga Suedia me prejadhje nga Struga Eliona Qyra në festivalin nota fest që u mbajt të shtunën mbrëma në rtv 21 rrembeu katër çmime! 1.Inerpretimi më i mirë vokal shkon pèr Eliona Qyra 2.Orkestrimi më i mirë shkon për këngën me titull “Të harrova” me interpretuesen Eliona Qyra 3.Çmimi you tube Eliona Qyra 4.Vlersimi nga juria professionals çmimi I dytë Eliona Qyra https://youtu.be/Y0KwpDNuqtI
Nga: Anisa Bahiti Javën e shkuar Kryetarja në detyrë e shtetit të Kosovës dhe Kryetare e Parlamentit të Kosovës, bëri një vizitë zyrtare në Tiranë. Kjo nuk ishte as vizita e parë e Vjosës, as e para e një Kryetari Parlamenti, as edhe një presidenti në detyrë ose jo. Por kjo vizitë, si asnjëra më parë e llojit të vetë, nuk ka bërë kaq zhurmë dhe stuhi politike në Tiranë. Një stuhi mediatike e paparë herë tjetër u sul kundër znj. Osmani kur ajo mbaroi vizitën, madje një pjesë e kësaj stuhie edhe në Kosovë. Nuk bëhet fjalë as për…

