Author: Hamdi Kumanova

Ato prindër vetushqyes që nuk arritën të aplikojnë për mbështetje prej 6.000 denarë, Qeveria do të mendojë t’i përfshijë në periudhën në vijim, me ndonjë masë të re, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Sipas Shahpaskës, nëse vazhdon korona kriza, deri për Vitin e Ri pritet në sistemin për mbrojtje sociale të futen edhe 6.000 familje. Në sistem për momentin ka 32.500 familje që do të thotë se nga shkurti i këtij viti kur ishin 27.000, deri tani kanë hyrë 5.500 të reja. “Ne nuk vendosim limit, nuk ka kufizime, sistemi do të hapet dhe t’i…

Lexo më Shumë

Deri të enjten do të kemi mot stabil dhe pa reshje, me mjegulla nëpër lugina dhe me lagështi të ulët. Kurse, siç informojnë nga Enti për çështje hidrometeorologjike, nga e premtja nën ndikimin e valës me lagështi, do të kemi mot me shi, kurse në vendet më të larta edhe me borë, raporton gazeta Lajm. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, të shtunën kah fundi i ditës, reshje bore do të paraqiten edhe nëpër vendbanime, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.

Lexo më Shumë

Një qytetar nga Çairi i cili ka dërguar këtë foto në redaksinë e TV21, pyet se në çfarë niveli jemi! Sipas tij këto ulëse nuk ka as dy javë që janë vendosur, ndërsa siç shihet në foto njëra prej ulëseve është demoluar nga persona të pandërgjegjshëm. Ky park gjendet në rrugën “Arkeopiskop Dositej” tek lagja e njohur si Çairi i vjetër.

Lexo më Shumë

Masat antikrizë kanë amortizuar rënien e aktivitetit ekonomik, që erdhi si rezultat i krizës së shkaktuar nga Covid-19. Nëse nuk do të vepronim shpejtë përmes shpenzimeve publike, rënia ekonomike për tre tremujorët e parë do të kishte qenë 1.2 pikë përqindje më e lartë, praktikisht në vend të 5.9 për qind për tre tremujorët e parë, do të kishte qenë rreth 7.1 për qind. Fokusi në ekonomi në periudhën e ardhshme do të jetë kryesisht rimëkëmbja , por gjithashtu vendosja e bazave për një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, tha ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën “Ndikimi socio-ekonomik…

Lexo më Shumë

Në tre javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga coronavirusi ka rënë, si dhe numri i pozitivëve në lidhje me personat e testuar, thonë nga Instituti për Shëndet Publik. Raporti për javën e kaluar, nga 14 deri në 20 dhjetor, thotë se janë testuar 15.607 njerëz, e cila është një rënie prej 1.6% krahasuar me javën e kaluar. “4.585 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit me një rënie prej 16.9% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë ende nga Shkupi. Në periudhën nga 14 deri në…

Lexo më Shumë

Konceptin e ri për arsim fillor që e paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me të cilin parashikohet bashkimi i lëndëve historia me gjeografinë dhe shoqëria civile, dhe biologjia me fizikën dhe kiminë ditëve të fundit ka shkaktuar reagime në opinion. Për këtë qëllim, dje Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) përmes prezantimit i shpjegoi një pjesë të kujdesit që i kanë qytetarët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit lidhur me konceptin e ri. Vendosja e lëndës mësimore shkencat shoqërore nuk do të thotë se tërhiqet lënda mësimore histori, por përmbajtjet prej saj mbesin pjesë e detyrueshme nga programi mësimor i…

Lexo më Shumë

Informacioni me analizë dhe plan veprim për Liqenin e Prespës, i përgatitur nga grupi punues i ekspertëve, do të shqyrtohet sot në seancën e rregullt të Qeverisë, e cila do të mbahet përmes onlajn video konferencës duke filluar nga ora 12:00. Në mbledhjen e sotme të 32-të, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të përcaktohen tekstet e Propozim-ligjit për menaxhim me mbeturinat, me Propozim të ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit në menaxhim me mbeturina të veçanta, me Propozim të ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar, Bojko Boris “Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa ndonjë qëllim të fshehur, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj që deri vitin e ardhshëm me Zakharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu siç e mbështetëm edhe për anëtarësimin në NATO. Ashtu që nuk ka ndodhur asgjë tragjike”, deklaroi kryeministri bullgar, Boyko Borissov.ov sot shfaqi shpresën se vitin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Borissov këtë e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Qendrat Kovid në Shkup janë shtruar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 482 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në qendrën Kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 15 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë shtruar 12 të sëmurë. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 40 pacientë të shëruar. Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 ka pasur…

Lexo më Shumë

“Nuk na duhen zgjidhje by-pass për anëtarësimin në BE, e cila është alternativa jonë e vetme. Megjithëse Unioni ka dërguar sinjal të keq, vendi mbetet i përkushtuar ndaj reformave. Ne jemi të gatshëm për fillimin e negociatave dhe nuk ka dyshim se çdo shtyrje e tyre do të ishte gabim”. Këtë e tha dje kryeministri Zoran Zaev. Ai e prezantoi Iniciativën “Aksioni 21” për zbatimin e standardeve Evropiane në shtëpi, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pati takim me homologun e tij austriak Aleksander Shalenberg në Vjenë. Zaev dhe Osmani thanë se nuk është e lehtë të arrihet…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 21:20 minuta në Manastir, policia ka privuar nga liria personin me iniciale V.K. 32 vjeçar nga Manastiri për shkak se gjatë një bastisje në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar tre paketime me amfetaminë. Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp foli për legalizimin e mundshëm të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë. Siç theksoi ai, vitin e ardhshëm do të pasojë debat i plotë mbi legalizimin e mundshëm të kanabisit, i cili do të përdorej për qëllime mjekësore. “Nuk është e drejtë që dikush të shkojë në burg nëse përdor gjysmë gram kanabis. Vijon debati mbi legalizimin e kanabisit në 2021. Policia do të vazhdojë të reagojë ndaj atyre që nuk përdorin kanabis për qëllime mjekësore dhe e shesin atë në të gjithë vendin”, tha Zaev.

Lexo më Shumë