Mbrëmë efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë konstatuar se një restorant në Pirok të Tetovës, në pronësi të personit G.P. 45-vjeç, kishte qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe kishte pasur disa persona brenda lokalit dhe për këtë shkak ndaj pronarit të objektit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” informon Tetovasot . I njëjti sot (23 dhjetor) është thirr në Stacionin Policor të Tetovës për të pastruar dhe dokumentuar rastin.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pret që deri në fund të vitit të realizohen 80 për qind e investimeve kapitale të Ministrisë. Në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u përqendrua në atë që është realizuar në 100 ditët e para të Qeverisë së re, Boçvarski theksoi se edhe në kushte të krizës shëndetësore, projektet nuk janë ngadalësuar, por po realizohen me një intensitet edhe më të madh. “Kemi hyrë në një periudhë ku pandemia e korona virusit ka pasur ndikim të fortë mbi dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, por me punë të përkushtuar dhe…
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, thotë se nuk janë të sakta informacionet që Kosova ka vendosur sërish PCR testet negative si kusht për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për gazetën Lajm, Dedaj thotë se është bë listë e re e vendeve, por në të nuk është përfshirë Maqedonia. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mund të shkojnë në Kosovë pa teste negative PCR. Sot është bë ndryshim i listës së vendeve për qytetarët e të cilave nevojitet test negativ dhe është krijuar shkurtimisht një keqkuptim se edhe Maqedonia e Veriut është…
Zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Ilir Hasani ka deklaruar se nuk duhet test PCR për Kosovë informon Tetovasot. Deklaratat e tij vijnë pas një informacioni se Kosova sërish ka vendosur teste PCR nëpër pikat kufitare . Nga MPB thonë se nga pika kufitare Bllacë kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR, ndërsa për kalim transit testi nuk është i nevojshëm.
Mickoski e lavdëroi Filipçen për vaksinat për Kovid-19 dhe kërkoi të sqarohet qartë çfarë është dakorduar.“Për lëvdatë është puna e secilit, sa më shpejtë të jetë e mundur të arrihet te vaksina për Kovid-19 për sa më shumë qytetarë të Maqedonisë”, publikoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së në profilin e tij në Fejsbuk, Hristijan Mickoski. Mickoski nw shkrimin e tij pyet: “Do të doja ta pyesja Venko Filipçen se për çfarë saktësisht është rënë dakord. Kur dhe sa vaksina mund të presim, në mënyrë që të bëhet një plan i hollësishëm?” – shkroi Mickoski.
Propozim ligjin për shtetësi i parashtruar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, do ta mbështes BDI. Këtë e deklaroi Talat Xhaferi për TV21 në emisionin Klik Plus. Ai theksoi se në propozim ligj ka elemente për të cilat duhet të diskutohet, por nuk tregoi saktë se për çfarë e ka fjalën. Nga LSDM me qëndrim se bëhet fjalë për problem që prolongohet me vite në vendin tonë, por kanë numër të madh të vërejtjeve për tekstin e propozuar, për të cilin vlerësojnë se është i papranueshëm. Paralajmërojnë se do të parashtrojnë amendamente. “Ne si deputet të LSDM dhe të…
Dy ton kanabis të vjedhur nga depoja në Josifov dhe dërguar në Haraçinë mund të jenë shitur tashmë, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski . “Ka indikacione se është marrë nga Maqedonia dhe është shitur. Deri më tani, më shumë se 300 kilogramë janë gjetur nga ajo vjedhje, por pjesa tjetër e Josifovës nuk është gjetur. Provat janë duke u analizuar dhe siguruar, por hetimi nuk ka mbarua”, tha Spasovski. Pas përpjekjes për një vjedhje tjetër nga një fabrikë në Krushevë, Spasovski tha se deri më tani, meqenëse ai ka qenë përsëri shefi i policisë që nga shtatori, 550 kilogram…
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, vizitoi Shkollad Ndërkombëtare Maarif në Tetovë të Fondacionit Maarif të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Şentop dhe delegacioni i tij shoqërues, të cilët realizuan një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend, pas shëtitjes në kabinetet e shkollës në Tetovë dhe informimit nga zyrtarët në lidhje me aktivitetet, morën pjesë në programin e organizuar me këtë rast. Në program të pranishëm ishin edhe kryetari i Fondacionit Maarif të Turqisë, Birol Akgün, kryetari i Gjykatës Kushtetuese…
Albin Kurti është më insituesi, më i përgjegjshmi dhe më i duruari i të gjithë lidershipit politik mbarë shqiptar. Ai provoi burgun në kohën e Millosheviçit dhe nuk u thye. Provoi dajakun,dhunosjen dhe burgimin ndërkombëtar dhe vendor kur doli nga burgu dhe krijoi Vetëvendosjen. Provoi sëmundjen, nëpërkëmbjet dhe izolimin ndërkombëtar dhe i përballoi. Provoi dhe puçin e drejtuar nga kundërshtarët e tij brenda levizjes politike, që vetë krijoi, me sponsorizim politik nga Tirana dhe drejtuesit e tjerë të Prishtinës dhe rezistoi. Albin Kurti i tha “JO” çdo pazari që vinte për pushtet nga brënda dhe jashtë Kosovës. Albin Kurti nuk…
Punonjësit mjekësorë nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në mjekimin e të sëmurëve nga COVID-19 do të marrin shpërblim në të holla, i cili, varësisht nga specialiteti, lëvizë prej 20.000 deri 30.000 denarë. “Qeveria e pranoi propozimin e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për pagesë të shpërblimit të njëfishtë në të holla për personelin mjekësor nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në mjekimin e të sëmurëve nga COVID-19. Shuma e shpërblimit në të holla për sakrifikimin e tyre, varësisht nga specializimi, lëvizë prej 20.000 deri 30.000 denarë, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Nga atje…
Kosova sërish ka vendosur teste PCR nëpër pikat kufitare. Nga MPB për TV21 thonë se nga pika kufitare Bllacë kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR, ndërsa për kalim transit testi nuk është i nevojshëm. Pyetëm edhe në Qeveri, nga atje thonë se për pak kohë do të dalin me njoftim.
Duhan prodhuesit e presin ditën e nesërme dhe takimin me bordin inicues me kryeministrin Zoran Zaev. Të mëdha janë pritshmëritë tek një pjesë e duhanxhinjëve se problemi do të tejkalohet me ndërmjetësim të kryeministrit, e kështu duhanxhinjtë në FB po publikojnë qëndrimet e tyre e ku, një pjesë e madhe insistojnë duhani të mos dorëzohet derisa nuk ka marrëveshje nga takimi. Gjithsesi, një pjesë e madhe e duhanxhinjëve e dorëzojnë duhanin dhe të dëshpëruar nga vlerësimi i paraqesin përllogaritjet. Shpesh konsiderojnë se klasa e duhanit u vlerësohet për dy shkallë më poshtë. Duhanxhinjtë thonë se këtë vit vlerësimi i duhanit…

