Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori një letër falënderimi nga Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, informojnë nga Qeveria. Letra e falënderimit vjen pas urimeve që kreu i ekzekutivit maqedonas i kishte dërguar presidentit të zgjedhur Biden, me rastin e fitores së zgjedhjeve në SHBA, transmeton Alsat. Presidenti i zgjedhur Joseph Biden, në emër të tij dhe në emër të zëvendës Presidentes Camilla Harris, falënderoi për urimet dhe theksoi se ai po merrte detyrën përballë sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga koronavirusi te ndryshimi i klimës – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta tha sot se “me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski. E urova për suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale. E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje,…

Lexo më Shumë

VMRO-DMPNE-ja me anë një komunikate ka thënë se Maqedonia do ta merr e fundit vaksinën kundër Covid-19, përcjell SHENJA. “Maqedonia e fundit to të merr vaksinën kundër coronavirsuit”. Sipas tyre, Zaev dje pranoi se nuk ka plan dhe ndoshta vaksinat bullgare që u lavdëruan se janë donacion do të vijnë në mars. “Ka informacione se edhe pse është ofruar ndihmë për vaksina, Zaev për arsye të pakuptueshme nuk e ka shfrytëzuar. Në anën tjetër, Serbia filloi me vaksinimin e popullatës, dhe këtë e bjënë edhe Bullgaria dhe Greqia”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Lexo më Shumë

“Mes lëndëve të detyrueshme për nxënësit që nuk i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase – përfshihet gjuha maqedonase si lëndë nga klasa e katërt në të nëntën, duke lënë mundësinë e zgjedhjes së shqipes si lëndë zgjedhore në vend të gjuhës së dytë zgjedhore të huaj. Çdo shkollë duhet të ofrojë dy lista me lëndë zgjedhore, një për të mësuar gjuhë të tjera, nga të cilat gjuha shqipe mund të zgjidhet si opsion.”, thuhet në Konceptin e ri për arsimin fillor. Arsim me tetë ose nëntë lëndë të detyrueshme të ndarë në dy grupe. Njëra në gjuhën maqedonase, shqipe, turke,…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Avtokomandë të Shkupit. Makina e tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në në brendësi të godinën së një zyre për noteri. Sipas dëshmitarëve shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas çka ka humbur kontrollin. Nuk ka informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të shoferit. Priten informacione nga MPB. Fotografitë janë postuar në faqen “Muri i turpit në trafik” (Zid na soobrakajniot sram).

Lexo më Shumë

Ligji i regjistrimit dhe Ligji mbi Agjencinë marrin flamur Evropian në Kuvend, thonë nga qeveria. Në seancën e sotme të 34-të, Qeveria, për shkak të interesit të veçantë publik, vendosi Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë Veriore për vitin 2021. Ndërsa Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës në Kuvend që do të miratohet me një procedurë të parashikuar për ligjet e flamurit Evropian.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmjen e djeshme është arrestuar pronari i një lokali në Tetovë, shkruan Alsat. Rreth orës 20:00 policia ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 24-vjeçarit A.SH. nga Tetova, ku është konstatuar se lokali ka punuar pas kohës së lejuar dhe se gjatë kontrollit janë hasur 12 persona të cilët ishin shërbyer nga stafi i lokalit. 24-vjeçari akuzohet për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. MPB shton se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë mbyllur objektin.

Lexo më Shumë

Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje ka dëshpëruar shumicën e popullatës në Maqedoninë e Veriut. Premtimi për legalizim të tyre për 1 euro metri katror po zhgënjen qytetarët çdo ditë e më shumë. Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme, nga marsi deri në shtator të vitit 2011, janë dorëzuar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin plotësues, i cili, u mundësua në fillim të vitit 2016, janë dorëzuar edhe 80.000 kërkesa, që do të thotë se gjithsejtë janë dorëzuar rreth 440 mijë kërkesa për legalizim. Por, nga të dhënat e fundit të publikuara…

Lexo më Shumë

Grupi Balfin ka vënë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm në Kosovë. Është realizuar së fundmi një Qendër e re Logjistike në periferi të Prishtinës, një investim që prek vlerën e 5 milionë eurove, ku një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë, do të shërbejë siqendra e re logjistike e kompanive Jumbo, Neptun, dhe Elektroservis, si dhe për në zyrat e këtyre dy të fundit. “Njëqendër logjistike me një sistem menaxhimi efektiv të inventarit ka ndikim dhe në vendimin e blerjeve, duke ofruar të dhëna të sakta për hapësirën e disponueshme dhe mundësinë e magazinimit të stokut. Prandaj,…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë presin radhë para bankës për të marrë 6000 denarë – nga pakoja e katër e masave të Qeverisë. Paratë, për dallim nga masa paraprake që mundej të përdoreshin vetëm për blerjen e produkteve vendore, kësaj here qytetarët paratë mund t’i marrin edhe kesh dhe t’i shpenzojnë pa afat dhe kufizime. Shumica e tyre nuk janë të informuar, nuk e dinë a u takon ndihma, andaj presin radhë që të shohin nëse u janë transferuar këto mjete në llogaritë e tyre. Kam dy fëmijë që nuk punojnë, nuk e di nëse do të marrin, ende nuk dihet. Tani pres…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp ka folur sërish në lidhje me reformat e paralajmëruar në arsim. Ajo tha se rezultatet e dobëta të nxënësve në vend kanë treguar se janë të nevojshme reforma urgjente, për riorganizimin e përmbajtjeve, me çka do të përgatiten libra të rinj, ndërsa kuadri arsimor do të marrë udhëzime të reja për të ashtuquajturën, mësim i integruar. “Draft-programi që e ka përgatitur Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për zhvillim të arsimit dhe ekipin prej shtatë profesorëve, do të dalë në debat publik dhe pritet që…

Lexo më Shumë

Viti i ardhshëm shkollor pritet të filloj me konceptin e ri për arsim fillor të propozuar nga Ministria e Arsimit. Të parët që do të kenë përballë këto ndryshime janë nxënësit e klasës së parë dhe të gjashtë ndërsa për një periudhë pesë vjeçare të gjithë do të përfshihen në këtë koncept. Propozohet që koha e qëndrimit në shkollë të jetë pesë orë, nga të cilat 3.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e pare e deri në të pestën dhe gjashtë orë ose 4.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën.  Në shkencat…

Lexo më Shumë