Funksionari i fundit që ka pirë kafe dje (të dielën) me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka qenë ish kryetari i komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Ata kanë pirë kafe në kafeterinë Distrikt në qendër të Shkupit, që është në bashkëpronësi të djalit të Mijallkovit, Jordan Mijallkov, transmeton gazeta Lajm. Siç raporton “360 Shkallë”, Konevski dhe Mijallkov kanë biseduar rreth 30 minuta. Fillimisht është larguar Konevski e më pas edhe Mijallkov. I pyetur sot nëse e din ku gjendet Mijallkov, Konevski është përgjigjur shkurt: “Nuk e di”. Njësoj është përgjigjur edhe avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Jo më me Donaldin, Bora Zemani rikthehet aty ku ishte në fillim – tani nis gjithçka prej fillimit për të
- Reagimi i fortë i Terras për këngën serbe: BE-ja duhet të shpjegojë situatën në Kosovë
- (VIDEO) 11 vite me TV SHENJËN, 11 vjet informim i drejtë dhe profesional
- (VIDEO) Mickoski kërkon zgjerim më dinamik dhe perspektivë të qartë evropiane
- Komisionerja e BE-së, Lahbib: Izraeli të lehtësojë kufizimet e ndihmës në Gaza
- Kosova ndalon tregtinë me kompanitë serbe: Një përgjigje ndaj bllokimit të linjave energjetike
- Nga Igli Tare tek Arbër Abazi, Ergys Verdho, Pandeli Carapuli e Viola Haxhiademi/ Emrat e të pandehurve në dosjen “Balluku”, ja akuzat
- Berisha: OSBE e akuzon Ramën se ka fshehur në offshore 200 mln euro




