Banorët e Strugës kërkojnë zgjidhje për problemin me mungesën e ujit të pijshëm. Në të kundërtën, kërcënojnë se do t’i aktivizojnë protestat, ndërkaq po përgatiten t’i padisin institucionet kompetente lokale. Mund të ketë ankesa deri te autoritetet kompetente. Të gjitha opsionet janë të hapura, por ankesat do të japin fryte për ndëshkimin e përgjegjësve…”-tha Vasko Joleski-aktivist civil, OJQ Kaprikon. Për shkak të rrjedhës së ulët të burimeve në Shum dhe Belicë e Epërme të cilat janë gjysmë të zbrazëta, në periudha të caktuara të ditës uji ka presion të ulët, ndërsa në mbrëmje nuk ka aspak. Më kritike situata është…
Author: Hamdi Kumanova
“Pa zbulimin e vaksinave kundër sëmundjeve të ndryshme , në këtë formë njerëzimi nuk do të egzistonte ,dhe mjaftë më me teroritë konspirative se vetëm vaksina kundër Kovid-19 është e vetmja dritë jeshile që do të mund do të shpëtonte njerëzimin dhe të dalim në fundë të këtijë tuneli të zi” thotë zëvendës ministri i shëndetësisë në Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani. Intervistën integrale do të mund ta dëgjoni në kuadër të emisionit javorë “Familja dhe shëndeti” ditën e hënë (28.12.2020) me fillim të orës 09:30 minuta në valët e Radio Shkupit programi në gjuhën shqipe.
Anëtarësimi në NATO dhe lëvizja drejt BE-së, çfarëdo që të jetë, na vendosë në binarë nga të cilët nuk mund të shkojmë majtas ose djathtas, duhet doemos të lëvizim drejt siç kërkohet nga hekurudha. Sa më shpejt që shkojmë në këtë drejtim, aq më lehtë do t’i zgjidhim problemet, shprehet kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Azeski porositë se sundimi i ligjit është kyç, ndërsa duhet doemos të bëjmë regjistrimin. “Ekonomia në këtë moment përballet me një sfidë shumë të vështirë, lufton në disa fronte sepse përveç krizës ekonomike dhe shëndetësore, këtu janë edhe kriza sociale dhe politike.…
Presidenti Stevo Pendarovski është përfshirë në fushatën për mbrojtjen dhe lobimin “Kthjellu” për përdorim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ujërave e cila do të zgjat deri në vitin 2021. “Kthjellët, pastër dhe qartë për natyrë jo të ndotur, ujë të pastër për pirje dhe ndarje e qartë e kompetencave dhe ndërmarrje e përgjegjësisë që të mbrojmë ujërat tanë. Bashkë të angazhohemi dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e ujit për mbikëqyrje efikase në shfrytëzimin e resurseve natyrore”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në ‘Facebook’. Para kësaj, organizatorët e fushatës kanë njoftuar se krahas presidentit Pendarovski…
Qeveria nuk ka arritur të bëj një ujdi me bankat për të shtyrë afatin e lëshimit të 6,000 denarëve ndihmë shtetërore, i cili skadoi dje. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët që nuk kanë azhurnuar të dhënat personale, apo nuk kanë arritur të hapin një llogari të re bankare pas atyre të bllokuarave nga borxhet, për momentin do ta kenë të pamundur ta marrin këtë ndihmë financiare. Nga ekzekutivi thonë se gjatë ditës së djeshme një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët janë në listë, kanë përditësuar të dhënat. Qeveria e RMV-së: “Paratë do t’u paguhen të…
Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë komunikimin me Bullgarinë për të gjetur një zgjidhje në frymën e miqësisë, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, është e rëndësishme se çfarë historie do të shkruajmë sot dhe çfarë brezat e rinj do të kujtojnë politikanët aktualë. Mbështetja për procesin vazhdoi të vijë nga Gjermania. Drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA në Ministrinë gjermane të Puëve të Jashtme, Suzan Shic, theksoi se bisedimet duhet të vazhdojnë vitin e ardhshëm, duke theksuar se çështjet bilaterale, veçanërisht ndryshimet historike, nuk kanë vend në procesin e zgjerimit. Ajo thekson se afrimi i Ballkanit…
Për vitin 2021 është kryer revizion rritjeje i çmimit të naftës, me ç’rast tani pritet që rritja të jetë pak më e madhe në krahasim me tetorin, njofton Banka Popullore në raportin e ri për treguesit makroekonomik. “Revizioni rritës në pjesën më të madhe është reflektim i lajmeve pozitive lidhur me vaksinën për Kovid-19 dhe pritjet për kërkesë më të madhe, si dhe vendimi i vendeve nga OPEK+ për vazhdim të masës për ulje të ofertës së naftës në tregjet botërore. Nga ana tjetër, për vitin 2022vlerësimet janë më poshtë të reviduara, me ç’rast pritet ulje minimale, përkundër rritjes së…
Në Kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 44 pacientë, gjithsej po mjekohen 441 Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 441 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjashtë pranime dhe atë nga një pacientë është hospitalizuar në Klinikën për Nefrologji, Klinikën për Neurologji dhe në TBC dhe tre pacientë në Klinikën për Dermatologji. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka…
Një tjetër projekt i premtuar në dobi të qytetarëve të Çairit filloi rrugën e realizimit. Bëhet fjalë për objektin më të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla që njëherit do të jetë çerdhja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë. Gurthemelin e të cilit sot e vënduam së bashku me ministren për punë dhe politikë sociale znj. Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, deputet, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit. Uroj punë të mbarë dhe përfundim…
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp ka akuzuar pushtetin se si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka refuzuar zbatimin e sanksioneve që BE ka vendosur për Rusinë, transmeton Alsat. “Që kur Zoran Zaev është bërë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Këshilli i Bashkësisë Evropiane ka marrë 21 vendime për të vazhduar dhe zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është rreshtuar në këto vendime. Qeveritë Zaev 1 dhe 2 plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë”, tha mes tjerash Taravari. Tutje Taravari ka akuzuar ministrin…
Janë regjistruar 681 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB njoftojnë se dje janë regjistruar 614 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. “Gjatë ditës së djeshme (25/26.12.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 614 shkelje”, informojnë nga MPB. Nga atje u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.
Qendra për skijim Kodra e Diellit informon se ski-lifti dhe teleferiku nga sot nuk do të punojnë për shkak se pistat e skijimit janë dëmtuar për shkak kushteve jo të volitshme të motit. Gjatë ditëve të fundit, siç njoftohet, bora është shkrirë dhe ka zvogëluar mbulesën e borës, ndërsa borë tjetër nuk ka rënë.

