Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën shqiptare. “Diaspora shqiptare nuk është vetëm një nocion fiktiv, ata sot janë në numër tepër të madh, disponojnë me kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale dhe menaxheriale, disponojnë me kapital të konsiderueshëm. Këta tre komponenta janë thelbēsore për zhvillimin e një shteti dhe një shoqërie. Për tërë këtë potencial real shteti i RMV është mospërfillës dhe injorues. Përveç që nuk arrin të vendojë në binarë funksional tërë këtë potencial zhvillimor kësaj kategorie kaq të rëndësishme ky shtet nuk i mundëson as të drejtën për të…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela sot vizitoi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ku realizoi takim pune me ministrin e saj, Goran Milevski. Në takim u diskutua për çështjet që u vlerësuan si prioritet në pjesën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në realizimin operativ të kompetencave të kësaj ministrie. Drejtori Ylber Sela theksoi se kjo ministri është një subjekt i rëndësishëm institucional që kujdeset për funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në interes të ofrimit të shërbimeve publike cilësore për qytetarët dhe për realizimin e të drejtave të tyre, duke përfshirë përdorimin e gjuhëve zyrtare në procedurat administrative. Bashkëbiseduesit…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.510 testime për coronavirus, ndërsa 627 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-250, Kumanovë-36, Dibër-8, Shtip-12, Prilep-35, Tetovë-21, Strugë-6, Veles-25, Manastir-25, Ohër-21, Kavadar-31, Gostivar-24, Gjevgjeli-12, Strumicë- 23, Kriva Pallanka-8, Radovish-4, Koçani-20, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-13, Vallandovë-6, Dellçevë-5, Kratovë-1, Sveti Nikolle-6, Kërçovë-7, Resnjë-4, Negotinë-14. Nga MSH thonë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë edhe 14 persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 644 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të fundit ka dy herë më pak vrasje dhe grabitje. Kjo bëhet e ditur sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit kanë ndodhur dyfish më pak vjedhje, vjedhje të rënda dhe vrasje. Ndërsa, këtë vit kanë ndodhur rreth 1700 aksidente rrugore më pak se vitin e kaluar. Nga MPB për TV Shenja tregojnë se këtë vit në krahasim me vitin paraprak janë regjistruar 14 vrasje më pak, 2026 më pak vjedhje, 2701 më pak vjedhje të rënda dhe 1708 aksidente rrugore më pak. “Nga…
Kimet Jusufi, me profesion fizicient, ka fituar çmimin “Shkencëtar i Vitit” që tradicionalisht ndahet në Maqedoninë e Veriut nga presidenti i vendit. Jusufi është nga fshati Nistrovë, kurse për momentin jeton në Gostivar. Ai ka studiuar Fizikën teorike në Universitetin e Shkupit, kurse Çmimin sot edhe zyrtarisht e ka pranuar nga presidenti Stevo Pendarovski, shkruan gazeta Lajm. “Sot nga presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski kam marrë çmimin: Shkencëtari i ri më i mirë i vitit në shkencat matematikore-natyrore”, njoftoi Jusufi, duke shpërndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale.
Qytetarët që janë në listën për marrjen e ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarësh, nëse nuk i përditësojnë të dhënat në bankë deri të premten, mund të mbeten pa para. Bankat kanë për obligim në 26 dhjetor t’i kthejnë në buxhet paratë nga kjo pako, të cila nuk do të përfundojnë në llogaritë e qytetarëve deri më 25 dhjetor. Ky rregull nuk është theksuar qartë nga Qeveria deri më tani, por është publikuar në faqet e internetit të të gjitha bankave tregtare. E njëjta gjë vlen për qytetarët që nuk kanë llogari transaksioni në banka nga ku duhet të tërheqin…
Qeveria ka miratuar informatën për vaksinimin kundër Covid-19. Ekzekutivi ka angazhuar disa institucione që ta përgatisin dhe të dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë plane aksionare, si dhe procedura për pranim, sigurim, ruajtje, dhe aplikim të vaksinave për COVID-19. Tani më janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë, dhe se vaksinimi do të filloj në fillim të vitit 2021, ndërsa ende nuk është bërë i ditur numri konkret i vaksinave që do të dhurohen nga Bullgaria, Greqia dhe Polonia. E njëjta vlen edhe për Ministrinë e Financave dhe Byronë për Furnizimin Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, shpjegoi…
Studentët e programit studimor të Sociologjisë, në kuadër të lëndës mësimore: E drejta e organizatave joqeveritare, nën udhëheqjen e Doc. Dr. Drita Memeti, realizuan vizitë njëditore në qendrën për bashkëpunim ballkanik LOJA, e cila në shumicën e aktiviteteve të saj merret në fushën e kulturës dhe arsimit. Përzgjedhja e kësaj organizate u bë nga fakti se LOJA ka krijuar parakushte për një avancim dhe animacion kulturor, duke përfshirë individë dhe grupe krijuese, organizata dhe institucione kulturore nga të gjitha bashkësitë etnike, kulturore dhe sociale në rajon dhe më gjerë. Në suaza të këtij aktiviteti u përfshinë studentët e vitit të…
Këto pamje i kanë munguar Tetovës që prej afro një viti. Mos ardhja e mërgimtarëve për një kohë të gjatë në vendlindje si pasojë e pandemisë, bëri që rajoni i Pollogut të duket i boshatisur. Por javës së fundit, gjallëria është kthyer në qytet. Me ardhjen e mërgimtarëve, edhe bizneset kanë filluar të frymojnë më lirshëm. “Vërehet shumë ardhja e tyre. Kemi edhe lëvizje nëpër lokalet tona, kështu që vërehet shumë ardhja e tyre. Nuk i prisnim në fakt po na befasuan. Nëse nuk janë ata, Maqedonia “vdes” kaq mund të them, sepse nëse nuk janë ata ne nuk kemi…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se ndaj 45 vjeçarit G.P. nga fshati Pirok i Tetovës, pronar i një lokali do të ngritët padi penale, për shkak se ka shkelur masat anti-Kovid të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19. “Mbrëmë (23 dhjetor) efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë konstatuar se një restorant në Pirok të Tetovës, në pronësi të personit G.P. 45-vjeç, kishte qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe kishte pasur disa persona brenda lokalit dhe për këtë shkak ndaj pronarit të objektit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit…
Qeveria do të vazhdojë të japë dhe shkëmbejë ide derisa të tejkalohen problemet dhe pengesat me Bullgarinë, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski sot në përgjigje të një pyetjeje gazetari pse i dërguari special nuk e informoi publikun pasi u kthye nga Sofja për letrën që ai u paraqiti autoriteteve bullgare. “Qeveria dhjetë ditë më parë informoi, ndërsa tregoi edhe Përfaqësuesi Special i Qeverisë, se dokumenti përmban një shkëmbim idesh që ne vazhdimisht i japim dhe do të vazhdojmë t’i japim, derisa të tejkalojmë problemet dhe pengesat që Bullgaria ka paraqitur për integrimin tonë evropian, pra për hapin tjetër, që…
Nga dje u shuan serverët për bastoret sportive onlajn të bastoreve të licencuara maqedonase. Qeveria fuqizoi me ligj Rregulloren të miratuar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën për herë të parë në vendin tonë bastoreve sportive vendore i mundësohet që të ofrojnë baste onlajn. Bastoret onlajn, në pajtim me nenin 19 nga Ligji për lojërat e fatit në faqet e huaja është ilegal dhe akti i këtillë nuk garanton asnjë siguri në raport me të hyrat dhe të dalat. Edhe përskaj kësaj, lojëtarët praktikojnë bastet onlajn në faqet e huaja, por me miratimin e Rregullores fotografia pjesërisht…

