Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për media deklaroi se në vend do të arrijnë vaksinat kundër Kovid 19 ne fillim të janarit edhe atë nga shteti i Bullgarisë si donacion. “Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe. Filpçe shtoi se masat e reja të cilat janë në fuqi deri më…
Author: Hamdi Kumanova
Arkitekti tetovar Besian Mehmeti, nga Oda e arkitektëve dhe inzhenjerëve pranoi çmimin “Boris Çipan” për vitin 2020 për të arriturat në zhvillimin e profesionit të arkitekturës. Ky është ndër çmimet më prestigjioze që ndahet në sferën e arkitetkturës në Maqedoninë e Veriut, e që Besianin e etablon në mesin e arkitektëve më të suksesshëm. Ky është një sukses i ri për Mehmetin, i cili është arkitekti i shkollës më të bukur në Maqedoni vitin e kaluar. Kjo shkollë është ndërtuar në Shkup dhe realizimi i saj ka kushtuar 5.5 milionë euro. Është ndërtuar në stil ultr-modern të paparë deri tani…
Nga koalicioni ASH-AAA akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se po mundohet të euroskepticizëm për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave të tij. “Në paraqitjen e djeshme të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në dy raste u kritikua BE, herën e parë Kryeministri Zaev theksoi se BE ka përcjellë sinjal të keq, ndërsa herën e dytë thekson se nuk do të lejoj që dështimi i BE me mosmiratimin e kornizës negociuese, të paraqes ngecje në reformat e brendshme. Ky është një sinjal i keq i një kryeministri, i cili mandatin e ka marrë me premtimin për fillim të negociatave…
Disa orë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se qeveria ishte antikushtetuese, ministrat e ekonomisë dhe tregtisë të të dy vendeve, Kreshnik Bekteshi dhe Vesel Krasniqi, hartonin plane bashkëpunimi ndërshtetërore në disa sektorë. Ministri i Tregtisë i Kosovës, Krasniqi pretendon se takimi nuk është i vonuar, dhe marrëveshjet e arritura në fushën e turizmit, inovacionit, dhe sipërmarrësisë do të zbatohen. Situata politike në Kosovë nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e ekonomisë midis dy vendeve, siguron Krasniqi. Përndryshe, në takim theksi u vendos në atë se si Kodra e Diellit dhe Brezovica të bashkohen dhe të bëhen një qendër…
Marka e famshme Shell hyn në tregun e RMV-së. Një nga disa stacione me rritje të ulët, siç ka mësuar Factor, i cili planifikohet të ndërtohet në vend është tashmë në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe do të funksionojë së shpejti në seksionin e ri të autostradës Demir Kapi- Smokvicë, përcjell FLAKA. Marka hyn në vend përmes Best Way Oil, një kompani që tashmë ka tre pika karburanti në vend – dy në Gjevgjeli ose Smokvicç dhe një në Pintija të Shkupit. Uebfaqja Best Way Oil tashmë thotë se stacionet e karburantit së shpejti do të hapen në vende të…
Skadoi afati gjashtëmujor për Dekretin me të cilin bastoret kishin mundësi të organizojnë pagesa online. Nga Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë kërkojnë nga Qeveria që edhe në periudhën që vijon adhuruesit e këtyre lojërave të mund të bëjnë pagesë edhe nga kompjuteri i tyre, sepse në të kundërtën, siç thonë, shteti rrezikon të humb qindra miliona euro në buxhet. Sipas përllogaritjeve të Asociacionit, në periudhën maj-dhjetor, nga pagesat online në arkën shtetërore kanë hyrë afër 2 milion euro. “Kërkojmë urgjentisht me procedurë të shkurtuar, Qeveria ta zbatojë Dekretin në Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Zbavitëse. Qeveria kishte…
Kompania e naftës “Pucko Petrol”, të cilën deri para ca kohë e udhëhiqte deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski, ka blerë tokë në Shkup në vlerë prej 24 milionë eurove. Sipas Faktor, bëhet fjalë për tokë prej 42 mijë metrave katrorë, ku ka qenë ish fabrika “Alumina”. Për blerjen e këtij vendi, kompania ka paguar 18 milionë euro, por me tatimet dhe shpenzimet tjera, shifra ka arritur në 24 milion euro. Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Asmir Jajoski, djali i deputetit Ismail Jajoski, i cili tani e udhëheq kompaninë. Ai ka theksuar se në kohën e pandemisë globale, kompania…
Opozita vlerëson se njoftimet e Qeverisë për pastrimin e gjyqësorit janë gënjeshtra që nuk do të realizohen kurrë në të vërtetë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa besojnë se ky proces nuk do të realizohet siç duhet nëse nuk bëhet me monitorimin e ndërkombëtarëve. Kemi reterime të dukshme dhe të thella nga deklarimet fillestare nga deklarimet parazgjedhore. Në Maqedoninë e Veriut për 30 vite kemi një ndërveprim mes politikës dhe gjyqësorit dhe është e paimagjinueshme dhe e pamundur të besohet se garnitura qeverisëse do të ketë gatishmëri dhe kapacitet të pastrojë gjyqësorin. Gjyqësori në Ballkan në përgjithësi dhe në Maqedoninë e…
Shumë herë deri më tani në laboratorët tanë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, janë konstatuar mutacione të vogla të virusit. Mutacioni në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, por ai nuk ka asnjë rol në drejtim të efikasitetit të vaksinës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shpjegoi se sipas disa spekulimeve, mutacioni në disa pjesë të strukturës së virusit rrit transmetimin e virusit, sepse ai lidhet më fort me qelizën amë. “Mutacioni i virusit është konstatuar shumë herë në kushte laboratorike. Edhe në vendin tonë, në analizat…
Sopotasit që ishin dënuar në mungesë, kërkojnë dëmshpërblim për gjykimin e padrejtë ndaj tyre. 4 nga ish të dënuarit kërkojnë që shteti t’i dëmshpërblejë për prishje të imazhit, integritetit personal dhe familjar. Procesi është pranë përfundimit, por që të mos zvarriten procedurat, pala e dëmtuar dhe Avokati i Shtetit janë marrë vesh që dëmshpërblimi të bëhet përmes marrëveshjes. Avokati Vullnet Paçuku thotë se vlera e kërkuar për dëmshpërblim nuk është e paluhatshme. Kërkesa për padi është për katër persona: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi. Vlera në total për këta persona është 48 milion denarë të cilën…
Paga mesatare mujore e paguar neto për të punësuar në tetor të këtij viti arriti në 27,899 denarë dhe u rrit për 8,4 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: shëndetësi dhe kujdes social (12 për qind), art, argëtim dhe rekreacion (11.6 për qind) dhe industrinë e përpunimit (11 për qind). Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, u regjistrua në sektorët e mëposhtëm:…
Konsumatorët përballen me probleme gjatë blerjes online nga tregtar të paregjistruar në rrjetet sociale. Më shpesh nuk iu është dërguar prodhimi me cilësi të njëjtë si i shfaquri, ka skaduar afati i dërgesës dhe nuk kanë mundësi ta kthejnë. Kompetentët rekomandojnë gjatë blerjes në internet të kihet kujdes edhe me dhënien e të dhënave personale, përkatësisht së pari të kontrollohet nëse faqja nga e cila blihet prodhimi është i sigurt sepse në të kundërtën ekziston mundësia që të dhënat personale të keqpërdoren. Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë thonë se 60 për qind e konsumatorëve të anketuar janë përballur me…

