Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, mbrëmë në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop. Në takim me Kryeparlamentarin Turk, Mustafa Shentop, u fol mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet politike-diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, si dhe raportet ndëretnike mes popullit turk dhe kombeve në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, temë e bisedës Gashi-Shentop ishte edhe procesi euro-atlantik i vendit dhe roli i rëndësishëm dhe i fuqishëm diplomatik i Republikës së Turqisë në raport…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, as sot nuk është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit. Ai për herë të dytë e anulon paraqitjen e tij, me arsyetimin që siç thonë nga gjykata, çështje personale. Mickoski do të jetë i ftuar për të dëshmuar edhe për seancën e radhës gjyqësore. Ndërsa sot pritet që me propozim të të akuzuarve, të dëshmojë ish-kryetari i Shkupit dhe funksionar i OBRM-PDUKM-së Koce Trajanovski dhe kryetari i komitet qytetar të partis, Vlladimir Nellovski. Kurse nga ana e ekspertit Mirosllav Kotevski, do të prezantohen komunikimet telefonike të të akuzuarve Spiro Ristovski,…
Në mbledhjen e qeverisë së Bullgarisë është vendosur që pas çdo dërgese të vaksinave, një pjesë të ndahet edhe për Maqedoninë e Veriut, ka informuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili po qëndron në Sofje. “Këtë mëngjes u vendos në seancën e qeverisë në Sofje ku unë mbajta fjalim. Me këtë vendim, në vendin tonë vaksinat kundër kovid-19 do të arrijnë në të njëjtën kohë, si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria, si anëtare e BE-së, kishte privilegjin të negocionte drejtpërdrejt me një numër prodhuesish. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion ne do të fillojmë…
Sot ka vazhduar gjykimi në rastin “Target-Fortesa” për përgjimin antiligjor. Seanca e sotme vazhdoi me prezantimin e dëshmitarëve të rinj. Njëri nga të dëmtuarit në këtë rast, Sinisha Aleksovski, ish drejtor i Agjencisë për Zbulim dhe këshillatar për siguri i ish presidentit Ivanov, në deklaratën e dorëzuar në gjykatë kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 10 milionë eurove nga i akuzuari Sasho Mijallkov, drejtor i mëhershëm i DSK-së. Në këtë rast, gjithsej janë 105 kërkesa për kompensim. Aleksovski kërkon të konfirmohet përgjegjësi nga zyrtarë të autorizuar në MPB, të cilët gojarisht ose me shkrim kanë kërkuar zbatimin e masave antiligjore për…
Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Në takim, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit të fortë tradicional, përmes bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Presidenti Pendarovski shprehu besim se me aleancën në NATO, të dy vendet kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje për thellimin…
Ballafaqimi me pasojat e pandemisë dhe çështja e vaksinave, ishin në qendër të bisedës telefonike mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton AIM. Siç kumtuan nëpërmjet “Twitterit” nga Ministria greke e Punëve të Jashtme, por edhe siç shkruajti vetë Dendias, biseda telefonike u iniciua nga Dimitrovi. “Kam zhvilluar bisedë telefonike me ZK të Maqedonisë të Veriut, Nikola Dimitrov me iniciativë të Maqedonisë të Veriut. Fokusi ishte në menaxhimin e pasojave të Kovid-19 dhe çështjeve të lidhura me vaksinimin”, shkroi Dendias në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Arsimi muzikor dhe figurativ janë lëndët të cilat pësojnë pas çdo reforme të Ministrisë së Arsimit, qoftë në arsimin fillor ose atë të mesëm. Kështu vlerësojnë nga Shoqata e pedagogëve të muzikës duke shprehur revoltën e tyre ndaj reformave të paralajmëruara në arsimin fillor që parashohin shkurtin e orëve muzikore. Kjo sipas tyre është në dëm të fëmijëve, meqë ndikon në zhvillimin psiko-fizik dhe mental të fëmijëve. Nëse nuk munden mos të na japin asgjë shtesë por edhe mos të na marrin. Me çdo ndryshim që bëhet në arsim menjëherë kapen me ne, orët tona të shkurtohen, gjë për të…
Prej mesnatës, deri në ora 15:00, në kalimin kufitar ‘Tabanoc’ janë futur gjithsej 2.235 qytetarë, prej të cilëve 1.551 kanë qenë vendas, ndërsa 684 shtetas të huaj. Nga MPB informojnë se në këtë periudhë, nga vendi kanë dalë 373 persona, prej të cilëve 212 vendas, ndërsa 161 shtetas të huaj. MPB rikujton se prej sot për hyrje në Serbi është obliguar posedimi i testit PCR negativ, jo më të vjetër se 24 orë. Përveç për udhëtarët të cilët kalojnë transit nëpër Sërbi, dhe të njëjtit janë të detyruar që brenda 12 orëve të dalin nga Serbia.
Në ditën e Mësimit të Gjuhës Turke, më 21 Dhjetor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, nuk ngurroi të thotë se po ndihet si në shtëpinë e tij, pasi që sipas tij gjuha është si shtëpia, e cila e ndërlidhë mendjen dhe shpirtin. Ai një ashtu theksoi se gjuha nuk njeh pozicione gjeografike për personat që flasin të njëjtën gjuhë. Kreu i Parlamentit të Turqisë shprehi falënderime ndaj autorëve që falë tyre edhe në Maqedoninë e Veriut qytetarët turq mund ta mësojnë gjuhën e nënës. Mustafa Shentop, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Turqisë ”Në qoftë se…
Pas aksioneve të ditëve të fundit në të cilat u konfiskua marihuanë, policia sot ka zhvilluar një aksion antidrogë edhe në Hasanbeg. Sipas Kanal5, në këtë aksion është konfiskuar kokainë dhe heroinë. Bastisjet janë duke vazhuar edhe në këto momente, kurse janë gjetur edhe armë.
Regjistrimi i popullsisë i paraparë për në prill të vitit të ardhshëm do të kushtojë 5 milionë euro më pak sesa regjistrimi i dështuar i vitit 2011. Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se me propozim ligjin aktual, ky operacion mjaft i rëndësishëm statistikor, as tani dhe as në të ardhmen nuk do të politizohet. Zoran Zaev “Regjistrimi do të kushtojë 8.5 milionë euro. Kjo është për 5 milionë euro më pak sesa regjistrimi i dështuar i Qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011. Në vend të letrës do të ketë pajisje elektronike. Përgjigjet për një pjesë të pyetjeve do të…
Nesër skadon dekreti që zgjati gjashtë muaj, e që iu dha organizatorëve të lojërave të fatit nga qeveria, për të organizuar bastet në internet gjatë krizës së koronës. Pronarët e bastoreve thonë se shërbimet do të mbyllen nesër e shteti rrezikon të humbasë qindra miliona denarë. Ata nuk pajtohen me këtë vendim dhe kërkojnë zgjidhje. “Klientët tashmë kanë krijuar shprehi që të kontaktojnë organizatorë të licencuar vendas të lojërave të fatit në internet. Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, ne do të humbasim besimin e lojtarëve dhe deri në 50 milion euro do të humbasin në faqet e huaja. Me miratimin…

