Komuna e Kumanovës gjatë këtij viti do të punësojë 33 nëpunësë në administratën lokale, përcjell News-TV.
Ky vendim është sjell në mbledhjen e ditës së premte në Këshill, pas një debati të ashpër për ndryshime dhe plotësimet për planin vjetor për punësim në vitin 2021 në komunën e Kumanovës.
Opozita është kundërvyer, pasi konsiderojnë se bëhet fjalë për punësime parazgjedhore.
Punësime ose avancime do të ketë në vendet:
Ndihmësudhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit dhe Këshillit të komunës, informim dhe marrëdhëniet me publikun dhe teknologjinë informatike, referent për udhëzimin e qytetarëve dhe palëve, lektor, bashkëpunëtor i rinj për pronë të patundshme komunale, referent i rinj për punë profesionale-administrative, korrier, punonjës në recepcion, bashkëpunëtor të lartë për identifikim të pasurisë, pasardhës dhe dhurat, këshilltar për kontrollin e vlerës së pasurisë së patundshme, referent i pavarur për llogaritjen e borxhit, bashkëpunëtor i rinj për planin urbanistik, bashkëpunëtor i rinj për dokument të ndërtimeve në mjedise rurale, këshilltar për rregullimin e tokave ndërtimore, bashkëpunëtor i rinj për transport udhëtimi, bashkëpunëtor për siguri dhe ndalimin e ndotjes së ujit dhe natyrës, udhëheqës në sektorin për arsim, bashkëpunëtor i lartë për zhvillimin e arsimit fillor dhe të mesëm, këshilltar –inspektor për sigurimin e mjedisit jetësor, inspektor i rinj, bashkëpunëtor për bashkëpunim ndërkomunal dhe kufitar, këshilltar për planifikimin e zhvillimit ekonomik, 6 zjarrëfikës, referent i pavarur për tatimin e pasurisë, inspektor për tatim të pavarur, bashkëpunëtor i rinj për përkrahje të arsimit parashkollor, referent i rinj për punë adiministrative – profesionale dhe referent i pavarur për punë tekniko-administrative.
Këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës dje braktiën mbledhjen, pasi kanë qenë në dijeni se në njësinë e zjarrëfikësve- Kumanovë, do të punësohet vëllai i personit me aktgjykim gjyqësor./News-TV/




