Menada! Besoj qe shumë prej jush nuk e dinë domethënien e kësaj statue që gjendet në qendër të qytetit tek Pallati i Kulturës. Çka është në të vërtet kjo skulpturë dhe çka simbolizon? Valltarja e Tetovës apo Menad, u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës .Kjo shtatore trupore e bronzit,daton që nga periudha ilire shekulli VI para erës se re. Është me dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit. Menada,lloj nimfe,pasardhëse e Zotit Dionis, të verës dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Humbja e prof. Zejni Bilallit na preku tej mase … Të rrallë ishin njerzit si ai me plot energji e plot shpresë për jetën! Një profesor, pedagog vizionar, artist me plot sens humori! Kenaqesi ta kishe mik e të bisedoje me të! Çegrani humbi një gjuhëtar, që i dha kuptim gjuhës, duke na knaqur me shkrimet e tija përplot humor e dialekt Çegrani! Ai i donte shumë fëmijët, ishte i rrallë e i veçantë në stilin e tij thumbues, e me atë kapelën e tij LazgushianeI Më jepte të kuptoj se ai jetonte në botë poetësh, e kishte vizione krejt…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot tha se “kur një parti disa muaj para regjistrimit të popullsisë që e presim 20 vite do t’u japë propozim për të blerë mijë mjete për furnizimin e të cilave nevoiten para, por edhe kohë, kjo në mënyrë praktike tregon se sërish nuk dëshirojnë regjistrim”. “Është e njëjta parti e cila njëherë nisi me regjistrimim dhe vet i shkelte rregullat e regjistrimit. Shpenzuan 4 ose shtatë milionë euro dhe më pas tha nuk vlen. Kjo është edhe një përpjekjet për ta anuluar regjistrimin”, thotë Sheqerinska. Përpjekja e OBRM-PDUKM-së, sipas Sheqerinksës, është problematizimi që të…
Shkruan: Dr Fatmir Besimi VITI 2020 LIDHUR ME PANDEMINË DHE KRIZËN Në vitin 2020 u ballafaquam me një pandemi dhe krizën më të madhe ekonomike të shekullit Kaloi një vit me të vërtetë i vështirë – si në aspektin shoqëror poashtu edhe ekonomik. Ka ndodhur kriza më e madhe botërore ekonomike dhe shëndetësore në shekullin e kaluar. Efekti i saj është shumë herë më i madh se kriza botërore financiare në vitin 2009. Për krahasim, në atë kohë Bruto Prodhimi Vendor në suaza botërore u zvogëlua për 0.1%, ndërsa u prekën më së shumti ekonomitë më të zhvilluara. Këtë vit,…
Deri në fund të dhjetorit, rreth 700 persona pa shtetësi, kryesisht romë, duhet të përfshihen në regjistrin e posaçëm të lindjeve. Deri më tani, Drejtoria e librave amë ka zgjidhur 36 çështje, duke u dhënë atyre certifikatë të përkohshme. Ministria e Brendshme do të lëshojë dokument identifikimi, që do të përmbajë fotografi dhe numër 12-shifror, i ngjashëm me numrin amë. Me të, ata do të identifikohen para institucioneve dhe do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për mbrojtje sociale, arsim, shërbime shëndetësore dhe punësim. Nuk ka periudhë sa kohë do të jetë e vlefshme certifikata, por…
Në tre vitet e kaluara, janë investuar një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut, viadukteve. Për momentin, ne jemi duke investuar mbi 840 mijë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ose rreth 400 km rrugë tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski në intervistën Radio Evropa e Lirë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski njoftoi se edhe pse ishte paraparë që të realizohet 80 % nga investimet kapitale e njëjta nuk ndodhi për shkak se punimet e ndërtimit nuk janë realizuar për shkak të kushteve të motit dhe të njëjtat sipas tij…
JOQ Albania po realizon një sondazh për të përzgjedhur personazhin e vitit 2020, ku kishte shumë figura të njohura si Elvis Naçi, Marin Mema, Qazim Rasha, Haxhi Krasniqi, Val Deçani etj. Në mesin e gjith këtyre personazheve, që secili është i njohur për veprimtarinë e tij të mirë, është edhe Adnan Abdullahu nga Shkupi. Adnani është ai që shpërndau turmën në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup, ku një grup ekstremistë i quajtur “Komitat” ofenduan shqiptarët me thirrje raciste ku kënga e tyre ishte “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”. Kjo brohoritje u ndal nga Adnani me flamurin kuq e zi.…
Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencë shtypi tha se Qeveria pret tolerancë nga bankat gjatë ditëve të ardhshme përderisa bëhet pagesa e 6.000 denarëve të parapara për shkak se bëhet fjalë për qytetarë nga kategori të rrezikuara. Arsovski thotë se janë përpunuar të gjitha ankesat, por numrat konkret do të bëhen të ditur gjatë ditës së nesërme. Ai tha se ndihma prej 6.000 denarëve do të arrijë te të gjithë dhe se Qeveria ka bërë gjithçka që ndihma të arrijë dhe të mos lihet askush pa ndihmë. “Edhe pse ligji nuk e obligon Qeverinë, duhet të thuhet se ankesat…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari që është edhe një nga specialistët e njohur të mjekësisë ka bërë të ditur se ai me familjen e tij do të marrin vaksinën kundër koronavirusit, sidomos ate të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTek. “Sapo të arrij vaksina menjeherë do të vaksinohem me gjithë familjen time.”, ka bërë të ditur Taravari, duke shtuar se si mjek dhe duke u bazuar në dëshmi, vaksina e vetme që është e rëndësishme dhe që jep siguri është vaksina amerikane e Pfizer dhe unë do ta pranoja ate, përcjell INA. Kreu i Gostivarit së fundi ishte…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se MPB ka plan të posaçëm operativ natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e nesërme, më 1 janar. Spasovski edhe njëherë ka apeluar për kremtim të ndërgjegjshëm, pas grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik. Paralajmëron se nëse dikush drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të bart përgjegjësi. “Janë zhdukur thirrjet për kremtime nëpër vikend- shtëpiza për fundvit pasi filluam me apelet dhe kontrollet përmes Sektorit për parandalim pranë MPB-së. Prania policore çdoherë ka qenë e përforcuar rreth fundvitit…
Investimet e kompanisë turke TAV, të cilat ishin të dedikuara për aeroportin kargo të Shtipit, do të riorientohen për projektet infrastrukturore në komunat e Maqedonisë së Veriut. Qeveria ka vendosur që 35 milion euro tua ndajë 75 komunave të Maqedonisë së Veriut për të realizuar gjithsej 92 projekte. “Këto mjete janë për realizimin e projekteve infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha. Siç njoftua nga Qeveria bëhet fjalë për projekte për furnizim me për ujë të pijshëm, kanalizimeve fekale dhe atmosferike rikonstrumin dhe ndërtimin e rrugëve lokale, rikonstrumin e kopshteve për…
Në 24 orët e kaluara, 14 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 426 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fudnit, në klinikat interne janë pranuar gjashtë pacientë edhe atë nga një pacient nv Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Neurologjisë, të Gastroenerhepatoligjisë dhe Klinikës së syve si dhe dy pacientë në Klinikën e Dermatologjisë. Kanë qenë 7 pranime të reja pacientësh në qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori”.…

