Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 20 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 433 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat. Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 7 persona. Nga një pacient është pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, tre në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe dy në Klinikën e Nefrologjisë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë të ri me Covid-19, kurse 5 janë pranuar…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 deputetë, por shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit. Kurti i bëri këto komente në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, ku fillimisht foli për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me LDK-në, e në të njëjtën kohë lavdëroi Vjosa Osmanin. “Këmbëngulja e LDK-së për ta marrë atë pozitë lidhje në fakt jo me…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1253 teste, ndërsa janë regjistruar 296 raste të reja me Kovid-19. Kanë vdekur 18 persona, ndërsa janë shëruar 511 pacientë. Nga 18 viktimat, dy pacientë janë nga Shkupi (59 dhe 54), tre nga Shtipi (49, 82 dhe 68), një pacient nga Prilepi (81), një nga Tetova (64), një nga Struga (65), një nga Velesi (65), një nga Manastiri (61), një nga Ohri (84), një nga Kavadari (75), dy pacientë nga Gostivari (73 dhe 52), një nga Strumica (57), një nga Kriva Pallanka (75) dhe dy pacientë nga Kërçova…
Gjatë festave të fundvitit, pjesëtarët e policisë të RMV-së kanë plan të posaçëm në kuptimin e kontrollimit të vilave apo vikend shtëpizave të cilat huazohen. Spasovski sot tha se të gjithë personat që do të organizojnë festa të tilla, do të ndiqen penalisht. Spasovski nuk dëshiroi të japë më shumë detaje në lidhje me planin aksionar të 31 dhjetorit, megjithatë, ai potencoi se të gjithë qytetarët pa dallime të cilt do të kapen në aktivitete të tilla, do të ndiqen penalisht. “Kush nuk do të respektoje masat, qoftë ai pronar i vilës apo qytetar i cili merr pjesë në organizime…
Pandemia ka ulur numrin e martesave në vend. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, u lidhën 7,000 martesa, ose 4,000 më pak se në vitin 2019. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i martesave u ul për 13 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, kur u lidhën rreth 3,700 martesa. Më së paku, 268 martesa u bënë në muajin prill, kur virusi filloi të përhapet në vend, dhe numri më i lartë i martesave ishte në muajin gusht, 1,176. Kjo është 30 deri në 40 për qind më pak martesa se…
Sot kryeministri, Zoran Zaev përmes një video incizimi ju drejtua qytetarëve me apel që të festojnë në mënyrë të përgjegjshme festat e fundvitit. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit me luftën kundër Kovid-19. “Viti që kaloi do të mbahet mend për krizën shëndetësore dhe ekonomike, të nxitur nga virusi korona, te ne dhe në të gjithë botën, ishte dhe vazhdon të jetë, shumë vështirë. Megjithatë, ne jemi të angazhuar, secili nga ne është i brengosur dhe kontribuon me ndihmë dhe përkrahje për shkak se bëhet fjalë për shëndetin tonë, shëndetin e më…
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se Ministria e Shëndetësisë gjatë ditë së djeshme ka njoftuar se i gjithë personeli mjekësor që është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejte dhe indekrekt do të marrë ndihmë financiare nga shteti. “Është vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tashme në komunikim janë me të gjithë drejtorët dhe instituconeve dhe qendrave mjekësore”, tha Hoxha. Ai shpreson që personeli mjekësor sa më shpejt do ta merr ndihmën e planfiikuar. Ndryshe, ndihma është paraparë të jetë 30.000 denarë.
Turma të qenve endacak çdo ditë qëndrojnë rrugëve të Kërçovës. Qytetarët thonë se ndjehen të rrezikuar çdo ditë. Qentë shihen gjithandej në rrugë por edhe në parqe. Kërcova me këtë problem ballafaqohet prej vitesh. Qytetarët janë preh e sulmeve nga qentë endacak më së shumti në orët e para të mëngjesit kur shkojnë në punë.Të dhënat e Sektorit për punë të brendshme tregojnë shifrat e sulmeve ndaj njerëzve nga qentë endacak. “Në Stacionin Policorë të Kërçovës këtë vit janë regjistruar 129 sulme të qeneve endacak ndaj njerëzve. Ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar 156 sulme”, thonw nga SPB Ohwr. Komuna…
Njëzet e nëntë të rinj kanë organizuar aheng në uikend shtëpizë në Vollkovë të Shkupit, por, policia ka prishur ahengun e tyre. Të gjithë janë arrestuar, përfshirë edhe pronarin 24-vjeçar të vilës si dhe DJ te i cili policia ka gjetur substancë pluhur. Ministria e Brendshme paralajmëron kallëzime penale për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. Të premten, policia ka zbuluar aheng në një apartament në Shkup. 13 persona u arrestuan kurse është gjetur edhe drogë. Të gjithë ata që nuk do t’i respektojnë rregullat, qoftë pronarët e vilave që i japin ato me qira ose qytetarët që marrin pjesë…
Gjatë natës, dëborë e re ka rënë në Kodrën e Diellit, kështu që qendra e skijimit informoi se teleferikët vazhdojnë të punojnë, por bëri thirrje për kujdes për shkak të kushteve të motit. Nga Qendra e skijimit thonë se për shkak të rrethanave të tilla, një biletë gjysmë ditore me vlefshmëri të plotë të ditës do të jetë në qarkullim. “Gjatë natës nga ora 23:00 deri në 7:00 të mëngjesit, kanë reshur 7-8 centimetra të rinj të borës së re, por shpatet e skive u dëmtuan shumë nga shkrirja e mbulesës së mëparshme dhe për këtë arsye skiatorëve u duhet…
Qytetarët të cilët janë ankuar për shkak se nuk e kanë gjetur veten në listën e personave që ju takon ndihma shtetërore prej 6 mijë denarëve, nesër në “e-mail” do të marrin përgjigje nga Qeveria e RMV-së në lidhje me ankesën e tyre, bëhet fjalë për gjithsej 78 mijë ankesa. Menjëherë pasi u publikua lista e qytetarëve të cilëve ju takon ndihma prej 6 mijë denarëve, shumë të tjerë u ankuan për shkak se nuk e kishin gjetur veten në atë listë, përkundër faktit se i takojnë njërës prej kategorive të caktuara për ndihmën. Për këtë, zëdhënësi i Qeverisë së…
Qytetarët i konsiderojnë mediat tradicionale si burimin më të rëndësishëm dhe më të besueshëm të lajmeve, por media sociale është burimi kryesor i informacionit dhe megjithëse ekziston një farë ndërgjegjësimi kur bëhet fjalë për lajme të rreme, një e treta e tyre jo gjithmonë mund të njohin lajme të rreme dhe më shumë se dy të tretat diskutojnë mbi ngjarjet aktuale me familjet dhe të dashurit e tyre. Këto janë disa nga konkluzionet që dalin nga hulumtimi në kuadër të projektit “Linja e Parë e së Vërtetës”, i zbatuar nga Qendra për Politikë Ekonomike, Analiza dhe Konsultime (CEPAK) në periudhën…

