Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka vendosur të mos ndryshoj çmimet e derivateve të naftës, përpos çmimit të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri, i cili lirohet për gjysmë denarë. Pra, edhe në javën në vazhdim, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 60,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do shitet për 62.50 denarë për litër. Një litër Dizel do të kushtojë 53,00 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 52,50 denarë për litër.
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i Inspektoratit Shtetërore të Tregut, Stojko Paunovski sot në Tetovë theksoi se inspektorët momentalisht nuk mund të dënojnë organizatorët e festave dhe grupimeve në bazë të fotografive dhe video materialet e publikuara në rrjetet sociale. “Nëse lejon Qeveria dhe nëse bëhet ligj me të cilin mund në bazë të fotografive dhe video-incizimeve të dënojmë, ne jemi këtu, megjithatë kompetenca e inspektoratit është që t’i kap vet ata duke shkelur ligjet dhe udhëzimet”, tha Paunovski. Ai shtoi se puna e tyre është që të kapen në vendngjarje organizatorët dhe se në të kundërtën duhet të merremi me avokatë. Kreu i…
Rreth 10% e hoteleve në Strugë dhe Ohër do të mbushen për Vitin e Ri. Mysafirët do të jenë vendas dhe vetëm në dy objekte do të ketë grupe të organizuara nga Ukraina. Pjesa tjetër e ambienteve është e zbrazët kurse disa hotele i mbyllën objektet deri në pranverë. Interesimi për festat e Vitit të Ri për momentin është tejet i dobët. Kemi ndonjë kërkesë aty- këtu, por thjesht pyesin për informacione dhe për ofertat. Rezervim specifik askush ende nuk merr guximin të bëjë. Ne ofrojmë ekskluzivisht shërbim për akomodim, pasi sipas masës së re, restorantet për mysafirët me akomodim…
Në këshillin e Komunës së Kërçovës sot me shumicë votash u miratua propozim buxheti i komunës për vitin 2021. Krahasuar me vitin e kaluar Komuna e Kërçovës këtë vit ka buxhet me të lartë prej 2.5 milion eurove. Buxheti i vitit 2021 për këtë Komunë është 15 milion e 600 mijë euro, përcjell TV21. “Ku rreth 7 milion euro janë paraparë për shkollat dhe çerdhen e qytetit dhe 6 milion euro buxhet buxheti themelorë, ku nga 6 milion euro buxhet themelorë, 51% janë paraparë për investime kapitale, kryesisht mbi 3 milion euro”, tha Fatmir Dehari në mbledhjen e këshillit të…
Në prag të ndërrimit të moteve, qytetarët ndihen më të relaksuar kundrejt masave anti kovid. Madje temperaturat relativisht jo të ulëta kanë bërë që të frekuentohen sa më tepër hapësirat publike. Por, kjo ka shkaktuar mos respektim të mbajtjes së distancës dhe rrezikut për përhapjen e virusit korona. Disa prej tyre nuk bartin as maska, thonë se janë lodhur dhe nuk i druhen gjobave. “Mjaft jemi lodhur por do të ja kalojmë disi! Por, në rend të parë të ruhet shëndeti sepse nuk ia vlen të festohet në këtë situatë. Dhe së fundmi shteti nuk na ka ndihmuar asgjë”. “Kemi…
Edhe pse në statistikat e fundit, prej 20 vjet më parë, figuron e dhëna se rreth dy milionë banorë jetojnë në Maqedoni, analistët e revistës britanike vlerësojnë se shifrat e tyre të parashikuara, nëse konfirmohen nga regjistrimi, nuk do t’i shqetësojnë autoritetet e Maqedonisë. “The Economist” parasheh që rezultatet nga regjistrimi do të tregojnë se numri i banorëve në Maqedoni është rreth 1.5 milion Shkup, 28 dhjetor Edicioni vjetor i të përjavshmes britanike “The Economist”, i titulluar “Bota në vitin 2021”, parasheh sfidat me të cilat do të ballafaqohet bota gjatë vitit të ardhshëm. Analizat në këtë edicion të së…
Oda ekonomike e Maqedonisë apelon që sektori privar të mos vihet në kontekst politik pa argumente. E palejueshme është, konsideron Oda, të bëhet linçimi publik i kompanive, të cilat duke ndërtuar partneritet privat publik realizojnë investime plotësuese, krijojnë vende të reja pune dhe i respektojnë standardet ndërkombëtare dhe parimet në punën e tyre. “Në ditët e fundit, në suaza të debatit kuvendor lidhur me rregullimin e kontestit për kompaninë “GA-MA”, operator i sistemit për transmetim të gazit natyror, ishim dëshmitarë të shumë kualifikimeve të cilat janë jashtë standardeve të demokracive bashkëkohore parlamentare. Rrëfimi i tillë negativisht ndikon në reputacionin e…
Një qytetar fatlum i Ohrit ka fituar këtyre ditëve 7 milionë euronë bastoren sportive “Sport Life” në Ohër, por ai po përballet me probleme sepse nuk duan t’ia paguajnë paratë, shkruan portali lokal “Ohridsky”. Nga bastorja “Sport Life” nuk duan t’ia japin të gjitha paratë sepse sipas tyre ka ndodhur një gabim në sistemin e aparatit për baste. Siç shkruan portali lokal, atij i janë ofruar 2 milionë denarë për të mos i ngritur padi, por qytetari që ka fituar bastin ka theksuar se nuk do të heq dorë nga shuma e përgjithshme që ka fituar. Ai ka angazhuar një…
Kryeministri, Zaev thotë se pas festave të fundvitit do të vazhdojnë bisedimet mes Shkupit e Sofjes për harmonizimin e planit aksionar për realizimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017. Zaev megjithatë nuk pret që të arrihet kompromisi përpara se të mbarojnë zgjedhjet e marsit në fqinjin lindor. Për momentin nuk ka bisedime shkaku i festave. Pas festave do të vazhdojmë koordinimin me kabinetin tim dhe përfaqësuesin special, Buçkovski, për ta vazhduar harmonizimin e planit aksionar, që punohet sipas propozimit tonë nën udhëheqjen e ministrit, Osmani. Me të përfshihen të gjitha sferat. Pas festave, presim të marrim përgjigje nga Bullgaria. Edhe…
Pas disa muaj hetimesh, tetë persona janë arrestuar dje për kryerjen e veprës penale “organizim terrorist”, kumtoi MPB-ja. “Departamenti për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz – Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Departamenti për Operacione Speciale të Policisë nën udhëheqjen e prokurorit publik kompetent të Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas disa muaj hetim më 27.12.2020 janë arrestuar tetë anëtarë për organizim terrorist”, theksojnë nga MPB-ja. Në bazë të urdhrave për bastisje në një shtëpi dhe lokale të tjera të lëshuara nga…
Qeveria për nevojat e punonjësve të saj nga një laborator privat prokuroi 260 teste për koronavirusin me një çmim prej 1900 denarë për test. Kjo ndodhi , edhe pse me sigurimet shëndetësore testimi nuk kushton asnjë qindarkë, përcjell agjencia e lajmeve INA. Qeveria ka blerë 260 teste molekulare për të zbuluar Covid-19 për nevojat e punonjësve të saj përmes një tenderi. 1900 denarë ishin ndarë për një test, dhe në total ato kushtonin rreth 8000 euro. Kontrata me laboratorin privat “Avicenna” u nënshkrua 12 ditë më parë. Për nevojat e punonjësve të saj, deri më tani asnjë institucion nuk ka…
Vazhdon edhe më tej problem me mbeturinat përgjatë rrugës Zhelinë -Jegunoc. Përskaj kësaj rruge edhe sot e kësaj dite hidhen mbeturina të ndryshme, kryesisht inerte, por nuk mungojnë as mbeturinat e amvisërive. Ky problem tangon dy komunat e Pollogut, respektivisht Komunën e Zhelinës dhe Komunën e Jegunocit. Fenomeni i këtillë disa vjeçar, sipas autoriteteve të këtyre komunave, duhet të trajtohet në mënyrë institucionale në Qeveri, në Ministrinë e Ekologjisë dhe në Qendrën e rajonit planor të Pollogut ku gravitojnë të gjitha komunat e këtij rajoni. Problemi qëndron aty se bëhet fjalë për vend që është në mes të zonës së…

