Author: Hamdi Kumanova

Një delegacion nga Kolegji AAB i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Prof. Ass. Dr. Fatmir Pireva, dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe të Sportit, dje zhvilloi një vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Delegacioni i lartpërmendur në UT u prit nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili. Qëllimi i këtij takimi ishte vijimi i bashkëpunimit në lëmin e arsimit dhe shkencës mes universiteteve, përkatësisht fakulteteve respektive. Drejtuesit e të dy fakulteteve theksuan se si pasojë e zhvillimeve me pandeminë Covid-19, universitetet u detyruan që ta modifikojnë strategjinë e tyre arsimore-shkencore duke u kujdesur që…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TVM tha se të gjithë që kanë ndikim në mjediset e tyre duhet të vaksinohen për të treguar se qytetarët nuk duhet të frikësohen. “Nuk do të doja të isha i pari, për shkak se para meje janë punonjësit shëndetësor të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohen dhe nëse kuota e parë është e limituar. Megjithatë, deri në momentin kur do të vlerësohet se ka mjaftueshëm vaksina për punonjësit shëndetësor dhe ata që janë në linjën e parë të fronit, kuptohet, unë jam këtu për ta marrë me gjithë familjen time”, tha Pendarovski. Sipas…

Lexo më Shumë

“Kemi krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe të punësuarit në MPB”, tha sot ministri Oliver Spasovski, i cili sot në Kavadar mori pjesë në lëshimin në përdorim të hapësirave të reja të Departamentit për punë administrative. Ai tha se është bërë shumë në periudhën e kaluar për kushte më të mira të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Zoran Zaev është nervoz për shkak se VMRO-DPMNEe kapi në përpjekjet për ta falsifikuar regjistrimin”. “Zaev dëshiron regjistrim talebanësh, ashtu siç i organizoi zgjedhjet talebane. Zaev nuk tregon sipas cilës metodologji do të bëhet regjistrimi dhe e mban fshehur nga opinioni, dhe nuk pranon propozimet e opozitës”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti kërkojnë nga Zaev që ta kuptojë seriozitetin e operacionit statistikor të regjistrimit të popullsisë dhe ta pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së për blerjen e 10.000 “fingerprintave” me të cilat do të zbatohet regjistrimi i vërtetë dhe, siç thonë nga kjo parti,…

Lexo më Shumë

Pas shumë vitesh negociata midis shtetit dhe ndërmarrjes “Makpetrol” dhe disa proceseve gjyqësore mbi pronësinë e gazpërçuesit, Kuvendi e miratoi dje ligjin, me të cilin gazpërçuesi kalon në pronësi 100 për qind të shtetit. Ligji u votua me 60 vota “pro”, 30 “kundër”, ndërsa për të deputetët qeveritarë dhe të opozitës debatuan në ditët e kaluara në një seancë maratonë. Ligji u ndesh me një reagim të ashpër nga opozita, sipas të cilit kjo zgjidhje ligjore shkel disa nene të Kushtetutës. Ata i bënë thirrje presidentit të vendit që të mos nënshkruajë dekretin që shpall këtë ligj, siç thonë ata,…

Lexo më Shumë

Përderisa në rajoni dhe jo vetëm Turqia vlerëson Maqedoninë si të rrezikshme nga coronavirsui, Maqedonia është e hapur për hyrje pa asnjë pengesë madje edhe nga vendet më të rrezikshme. Gjatë kësaj periudhe janë kthyer edhe mërgimtarët ndërsa mjekët kanë frikë nëse pas festave do të mund të ketë edhe një valë të re të rasteve të reja. “Tani erdhën mërgimtarët nga Evropa perëndimor dhe kemi frikë se pas dy javëve do të kemi rritje të numrit të të infektuarve”, thotë koordinatori i Covid Qendrës Gëzim Nuredini. Ai tha se nuk ka informacione të sakta se kur do të jetë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë zyrtarët e Departamentit për polici kriminalistike pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ka kryer kontrolle në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë. Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve është konfirmuar se objekti ka punuar në kundërshtim me ligjin, gjegjësisht ka shkelur masat për menaxhimin me coronavirusin. “Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 94 persona, prej të cilëve 73 mysafirë dhe 17 shtetase të huaja nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Molldavia. Gjithashtu është gjetur marihuanë dhe metadon, ndërsa janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve do…

Lexo më Shumë

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit janë sanksionuar 469 qytetarë. Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave kërkon 119 të punësuar për kohë të caktuar në më shumë pozicione për shkak vëllimit të shumtë të punës, raporton SHENJA. Nga Këshilltar për marrëdhënie me publikun, operator për korrespodencën dhe punët teknike dhe administrative në kabinetin e drejtorit, e gjer tek inspektor për hetime financiare, doganier dhe mbledhës për doganierët në Gjevgjeli, Manastir, Kumanovë. Rrogat janë prej 17.843 denarë deri në 37.538 qëndron në Shpalljen Publike të Drejtorisë së Doganave. Për të parë konkursin klikoni KËTU.

Lexo më Shumë

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk e di nëse ai do të jetë kandidat për të parin e Qeverisë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillimin e vitit 2021. Ai në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja nuk e ka vetëm një emër për prijës të garës zgjedhore, por disa, e që sipas tij, secili është më i mirë se tjetri. Hoti tutje ka shtuar se janë favorit për t’i fituar këto zgjedhje. Derisa ka folur për seancën e cila po mbahet lidhur me buxhetin, ai ka thënë se është tepër e rëndësishme që të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 37-të e miratoi buxhetin për vitin 2021. Komuna do të ketë të hyra prej 1 miliard e 675 milionë e 322 mijë 433 denarë ose 27 milionë e 241 mijë e 15 euro. Shpenzimet janë 1 miliard e 846 milionë e 987 mijë e 702 denarë, ndërsa deficiti do të arrijë në 171 milionë e 665 mijë e 269 denarë. “Buxheti, përveç rrogave të punonjësve, do të jetë për projekte të infrastrukturës, duke rregulluar gjëra të tjera nga nevojat e qytetarëve. Sektori i Financave do ta mbulojë deficitin me pagesën…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përshëndet miratimin e sotëm të pakos prej 70 milion eurosh në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-aderuese (IPA II) për financimin e qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinat kundër COVID-19, të prokuruar nga vendet anëtare të BE-së nga ana e Komisionit Evropian. Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, thotë se BE-ja është miku më i rëndësishëm dhe më i afërt në të gjitha fazat e pandemisë. “Përshëndesim vendimin që të sigurohen 70 milion euro për rajonin që të mbulohen harxhimet për vaksina për grupe prioritare si dhe pajisjen e duhur për tu kryer…

Lexo më Shumë