Oda e Pavarur e Hotelerisë përshëndeti paralajmërimet e Qeverisë për paketën e pestë dhe pret ftesë për në takim për të dhënë kontribut në krijimin e masave që do të jenë për nevojat realte të hotelerive. “Edhe pse nuk kemi marrë ende ftesë për takim publik të hapur dhe me pjesëmarrje të mediave me kryeministrin, ne përshëndesim deklaratat e para në konferencë shtypu ku përfaqësuesit e Qeverisë dhe kryeministri zyrtarisht e paralajmëruan paketën e pestë ekonomike në të cilën do të përfshihen ata që janë më të prekur nga kriza ekonomike siç janë kompanitë dhe qytetarët dhe po planifikohen t’i…
Author: Hamdi Kumanova
Transporti publik të premten, më 1 janar, do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, me çka autobusët do të përfshihen në punë më vonë se sa zakonisht, njoftoi sot Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP). Të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim nesër do të punojnë deri në orën 17. Të premten biletaritë nuk do të punojnë, ndërsa të shtunën do të punojnë si zakonisht. Nga NQP informojnë se të dielën, më 3 janar, kujdestare prej orës 7 deri në orën 19:30 do të jenë biletaritë në Tregun e gjelbër dhe Qendrën Transportuese, ndërsa prej orës 7 deri në orën 13:30…
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitali i përgjithshëm në Strugë ngriti një qendër mobile për pacientët e sëmurë ng covid-19. “Brako” nga Velesi dhe “Ari dhe Tom” nga Vallandova janë kompanitë që ndërtojnë spitalet modulare në 17 komuna në të gjithë vendin, me pak më pak se 3.5 milion euro, hua nga Banka Botërore. Sipas njoftimeve, spitalet e mobile në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë duhet të jenë gati këto ditë, ndërsa harxhimet për një spital janë rreth 200,000 euro. Spitali i përgjithshëm Strugë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet për mbrojtje nga covid-19 dhe të qëndrojnë…
“Nuk ka çmim për të cilin Qeveria nuk do të mund të paguaj për vaksinën, këtë dua ta them qartë dhe të dërgojë mesazh deri tek të gjithë”, kështu u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur se çfarë nëse COVAX mekanizimi për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 dështon dhe si rrjedhojë vendi nuk do t`i merr mbi 800 mijë doza gjatë muajit mars. Ministri Filipçe theksoi se ka gjasa që Maqedonia e Veriut të merr vaksina kundër Covid-19 nga mekanizma tjerë para marsit. “Të gjithë jemi në komunikim intensiv, nuk është vetëm COVAX-i si mekanizëm dhe prej…
Regjistrim do të ketë në prill të vitit të ardhshëm sepse është i nevojshëm për zhvillimin e shtetit, thonë nga shumica në pushtet dhe porosisin se ky është operacion statistikor i cili nuk duhet të politizohet dhe të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve. Opozita, nga ana tjetër, shpreh dyshime për ligjin e propozuar për regjistrim, intervenon me amendamente dhe konsideron se është më mirë që të prolongohet për një muaj që ai të jetë i besueshëm. OBRM-PDUKM insiston për lexues të gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon prolongim dhe formim të trupit të…
Tre ekskavatorë në dy anët e rrugës kryesore po kryejnë punimet për kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë. Dy ekskavatorë po rrafshonin një pjesë ku duhet të ndërtohet autostrada. Me këtë intensitet po zhvilloheshin punimet pak metra larg pikës kufitare të Bllacës. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke folur në emisionin ClickPlus në TV21 zbuloi se në mes të vitit 2021 pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, e nëse çdo gjë shkon sipas planit, sipas tij, ndërtimi mund të përfundojë më së largu në vitin 2023. “Në gjysmëvjetorin e vitit që vjen…
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë realizuar 2467 testim dhe janë regjistruar 498 pacient pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit 17 pacient humbën jetën me virusin korona, ndërsa Insititui i Shëndetit publik regjistroi 606 pacient të shëruar.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot e miratoi programin për kontrollin e gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesit për vitin 2021, sipas së cilit do të duhet të kontrollohen kryetarët e komunave, gjykatësit dhe funksionarët qeveritarë. Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas programit duhet të kontrollohen 15 kryetar komunash dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Siç tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, nuk mund të përfshihen të gjithë krerët e komunave, andaj do të bëjnë selektimi varësisht të mjeteve me të cilat disponojnë. Në tremujorin e dytë është paraparë që të kontrollohen gjykatësit, ndërsa në…
Pas 9 muajsh ballafaqim me Covid-19, me vështirësi të mëdha, pa kushte dhe pa hapësira për trajtimin e pacientëve të infektuar, sot në spitalin e Kërçovës u hap spitali modular me kapacitet prej 15 shtretërve. Vlera e këtij spitali modular është 41 mijë euro dhe është financuar nga Gjermania. Ambasadorja gjermane në vendin tonë tha se qëllimi kryesorë i presidencës Gjermane është ballafaqimi me pandeminë dhe pasojat e saja. Ajo tha se Ballkani mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë. “Gjermania deri më tani rajonin e ka mbështetur me 15 milion euro, veç kësaj BE-ja ndihmon me 3 miliard euro,…
Sikurse dy vitete e kaluara, edhe sivjet Komuna e Gostivarit ka ndarë 300 pako për festat e fundvitit për fëmijët dhe personat me aftësi ndryshe në territorin e Gostivarit. Me këtë rast, pakot e Vitit të Ri u ndanë te paralelet e specializuar te shkollat fillore “Mustafa Kemal Ataturk” dhe “Ismail Qemali”, Shoqata e personave me aftësi ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, Shoqata e të verbërve dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti”, Shoqata e personave shurdhmemec në Gostivar dhe Qendra Ditore për Fëmijë me aftësi speciale në Gostivar. Afërdita Mislimi – Hamza, udhëheqëse e Sektorit për Veprimtari Sociale pranë Komunës së Gostivarit,…
Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 610 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 40 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Janë 35 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 31 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë. 60 pacientë janë shtruar në spitalin në…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se mjekët do të mund të operojnë edhe në spitale private edhe në ato publike. Me Propozim-ndryshimin e ri të Ligji për mbrojtje shëndetësore, siç thotë Filipçe, mjekët nëse është e nevojshme do të mund të udhëtojnë edhe në qytet tjetër për ta dhënë shërbimin e tyre mjekësor. “Mjeku nuk do të kufizohet të punojë vetëm në një spital ku punon, por ekspertiza e tij, dijen dhe shërbimin do të mund ta çojë nëpër gjithë shteti, gjithkund ku ka nevojë”, thotë Filipçe. Ministri shton se pacientët tashmë nuk do të udhëtojnë nga qytetet tjera…

