Author: Hamdi Kumanova

Tetë anëtarët e dyshuar të grupit terrorist që kishin planifikuar sulme në vend, kaluan natën pas grilave. Gjykata penale iu shqiptoi paraburgim 30 ditor për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit ndaj dëshmitarëve ose shkatërrimit e provave kundër tyre. Policia nuk zbulon më shumë detaje rreth grupit terrorist. Alsat pyeti Ministrinë e Brendshme nëse eventualisht grupi ka qenë i përfshirë në sulme të tjera jashtë Maqedonisë? Por nuk morëm përgjigje. As nga Prokuroria e Krimit të Organizuar, ku punojnë në hetimin në fjalë, nuk zbulojnë informacion me shpjegimin se hetimi është i sekret. Ende nuk dihet nëse edhe persona të…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i kompanive me famë botërore nga Katari, Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera të botës, kanë shfaqur interesim për Kodrën e Diellit. Procedura e dhënies në partneritet publiko-privat pritet të nis së shpejti. Kryeministri, Zoran Zaev, ka konfirmuar këtë gjë sot gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ndërsa për vonesat, ai është arsyetuar se është biseduar me Qeverinë e Kosovës me qëllim që të jepen në pako Kodra e Diellit dhe Brezovica, andaj pritet përgjigje e Qeverisë së Kosovës dhe më pastaj të përzgjidhet firma me të cilën do të bisedohet më tutje. “Tash më bisedojmë…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva sot tha se regjistrimi i popullsisë do të jetë në muajin prill për shkak se është i domosdoshëm për zhvillimin e shtetit. “Në vitin 2021 vijon operacioni i suksesshëm statisikor sipas standardeve më të mira evropiane. Regjistrimi, si operacioni statistikor, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të BE-së do të organizohet dhe zbatohet nga Enti Shtetëror për Statistika”, tha Kaleska. Sipas saj, me Propozim-ligjin për regjistrimin e popullisë LSDM ka për qëllim që këtë operacion statistikor edhe në të ardhmen të mos trajtohet si çështje politike. “Regjistrimi nuk duhet të varret nga…

Lexo më Shumë

Disa gra nga Kumanova kanë marrë një iniciativë për të mbledhur para dhe për të ndërtuar disa bunarë uji në Azi. Iniciatorja e aktivitetit humanitar, Linda Sinani tregon për TV21, se për katër orë kanë arritur të mbledhin shumën e duhur të parave dhe më pas i kanë donuar për të ndërtuar 8 puse uji në Burma të Azisë. Paratë janë donuar të Shoqata Human Relief e cila e realizon misionin. Burma apo e njohur ndryshe si Mianmar është një nga zonat me popullsinë më të varfër në botë. Përfituesit e puseve janë shumë falënderues dhe të lumtur për këtë…

Lexo më Shumë

Pas tërmetit të fuqishëm në Kroaci kanë reaguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata kanë thënë se do të dërgojnë 100 mijë euro ndihmë për popullin kroat. “Qeveria e Republikës se Maqedonisë se Veriut në seancën e sotme mori vendim për ndihmë financiare në vlerë prej 100.000€ për popullin e Kroacisë!!!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Kujtojmë se një tërmet prej 6.4 shkallë sipas Rihterit ka goditur Kroacinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa për momentin është raportuar për një person të vdekur. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një letre i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar për sigurimin e shpejt të vaksinës kundër koronavirusit, pasi që vendi është një nga më të rrezikuarit me rritje enorme të infektimeve dhe me vdekshmëri më të lartë. Ja reagimi i kësaj partie, ku siç thuhet Qeveia ka dështuar në planin e menaxhimit të pandemisë, por dhe në planin e sigurimit të vaksinës. Ja reagimi i plotë: Jemi dëshmitarë se shumë vende siguruan dhe filluan vaksinimin e shtetasve të tyre dhe me hapa të sigurtë e me fushatë adekuate, janë në rrugë të mirë…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe bankat edhe sot kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me pagesën e qytetarëve, të cilët nuk arritën të marrin gjashtë mijë denarë, ndihmë shtetërore, shkruan Alsat. Bankat kërkojnë ndryshime ligjore në Ligjin ekzistues për Mbështetjen Financiare në mënyrë që të zgjasin afatin, ndërsa Qeveria kërkon që bankat të jenë tolerante. Afati për pagimin e parave të shtetit skadoi të premten e kaluar, me të cilin rreth 28 mijë qytetarë për shkak të llogarive të bllokuara, të dhënave të papërditësuara ose moshapjes së llogarive të reja, nuk arritën ti marrin gjashtë mijë denarët e premtuara. Nëse nuk gjendet ndonjë…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka paralajmëruar se do të rikandidohet edhe për një mandat kryetari. Ai ka numëruar sukseset që ka arritur e që i japin bazë të kërkojë edhe një herë votën e kryeqytetasve. “Ndryshimet që kanë ndodhur në qytetin tonë seriozisht janë të dukshme në të gjitha sferat urbane. Jo vetëm infrastruktura por edhe trajtimi ndryshe i mbeturinave komunale, i hapësirave publike, si dhe puna studioze dhe bazike e çështjeve më komplekse. Dyzet vite është folur për tramvaj, kurse në jemi në fazën përfundimtare të implementimit të transportit “Buss Rapid” (Autobus i shpejtë),. Ligji për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët e paralajmëroi seancën e parë të nesërme plenare për pyetjet e deputetëve pas 100 ditëve nga zgjedhja e Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev. Seanca do të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme për seancat e pyetjeve të deputetëve, ndërsa deputetët nga VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe “E Majta” do të kenë përparësi. Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në orën 11:00, do të jetë nga deputetët nga shumica në pushtet, LSDM dhe BDI. Në lidhje me ligjin e ri për regjistrimin, kryetari i…

Lexo më Shumë

Këtë vit vendosëm procedura displinore kundër pesë prokurorëve publik të cilët kanë bërë shkelje gjatë punës, tha prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski në takimin e sotëm onlajn me gazetarët. Me ç’rast ai potencoi se një prokuror i PTHP-së Shkup , te i cili është konfirmuar puna joprofesionale, ka dhënë dorëheqje të cilën e ka konstatuar Këshilli i prokurorëve publik. Joveski tha se është sjellur Rregullore për ndjekje të cilësisë së punës të prokurorëve publik dhe vlerësimit të tyre, me çka do të përmirësohet cilësia e punës. “Do të vlerësohet puna e çdo prokurori veçanërisht, në mënyrë kuantitative dhe kualitative”, tha…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) Shkup, informoi se nxënësit e shkollave të mesme nuk do të mund të udhëtojnë falas gjatë pushimeve dimërore, njofton Portalb.mk. “I informojmë shfrytëzuesit e biletave vjetore të shkollës së mesme për përdorim falas të transportit publik, se ato nuk do të jenë të vlefshme gjatë pushimeve dimërore”, njoftuan nga NQP. Gjithashtu, nga kjo ndërmarrje informuan se nga gjysëmvjetori i dytë nxënësit e vitit të parë, transportin publik mund ta shfrytëzojnë vetëm me kartelë të personalizuar dhe jo me një biletë letre të përkohshme. “Nxënësit e shkollave të mesme të vitit të parë, nga fillimi i gjysëmvjetërit…

Lexo më Shumë

Për “ushqim dhe pije joalkoolike” amvisëritë në vend kanë shpenzuar 43,1 për qind, për “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera” – 10,8 për qind dhe për “komunikacion – gjashtë për qind, nga gjithsej mjetet e shfrytëzuara në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Rreth 13 për qind e shpenzimeve të tërësishme të amvisërive në BE në vitin 2019 ishin për “ushqim dhe pije joalkoolike”, që është shkalla e tretë më e lartë pas “banimit dhe shpenzimeve përgjithshme” – 23,5 për qind dhe “transport” – 13,1 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat. Në vendet…

Lexo më Shumë