Me rastin e protestave të paralajmëruara për gjykimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”, CIVIL dërgon thirrje të fuqishme te pjesëmarrësit të protestojnë qetë dhe me dinjitet, t’i respektojnë protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, të mos u nënshtrohen provokimeve eventuale dhe të shmangin ç’farëdo lloj sjellje të dhunshme.
CIVIL u bën thirrje edhe organeve të rendit publik, gjatë protestave të kryejnë detyrë fisnike të rojtarëve të rendit dhe qetësisë publike, të mos lejojnë provokimet eventuale të eskalojnë në dhunë, nga asnjëra anë, dhe të jenë në krye të detyrës së tyre më mirë që munden.
CIVIL u bën thirrje politikanëve, mediumeve dhe grupeve që gjenerojnë përmbajtje onlajn në rrjetet sociale të mos përhapin lajme të rreme dhe shprehje të urrejtjes, ndërsa çdo nevojë për profit politik ta ruajnë për ndonjë rast tjetër.
Protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me atë të drejtë u mundësohet qytetareve dhe qytetarëve t’i shprehin pakënaqësitë e tyre para subjekteve të interesit, dhe si e tillë, duhet të respektohet, si nga opinioni më i gjërë, ashtu edhe nga organet shtetërore, por para se gjithash, nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestave.
CIVIL me zgjuarsi i ndjek të gjitha protestat e qytetarëve, dhe u porosit të gjitha palëve të interesuara të jenë dinjitoz në qëllimet dhe detyrat e tyre.




