Qeveria po realizon programiin për mbështetjen e mediave të shtypura të dizajnuar për mbrojtjen e pluralizmit në fushën e mediave në bashkëpunim me të gjitha palët e prekura po realizohet tani më për tre vite me rend. Qëllimi i programit është të realizohen aktivitetet për mbështetjen e mediave të shtypura me karakter të përgjithshëm dhe informativ, thonë nga Qeveria. Procedura për zgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve sipas Programit e zbatoi Komisioni i formuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilin krahas përfaqësuesve dhe institucioneve kompetente merr pjesë edhe nga një përfaqësues i Asociacionit për Mbrojtjen e Mediave Nacionale…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 580 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 37 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Janë 25 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 31 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 99 pacientë. 65 pacientë janë shtruar në spitalin në…
Aleksandar Nikolloski, deputet dhe nënkryetar i OBRM-PDUKM, sot në seancën për pyetje të deputetëve, tha se qeveria bëri gabim duke nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë. Nikolloski tha se me marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë historia vendos të ardhmen e Maqedonisë, dhe me komisionin historik çdo kryeministri bullgar i jepet mundësia kur ai dëshiron të bllokojë Maqedoninë. “Unë mendoj se është një gabim i madh, marrëveshje nga e cila varet drejtpërdrejt perspektiva evropiane dhe Borissovit dhe cilit do kryeministër të ardhshëm bullgar, i jepet mundësia ta bllokojë Maqedoninë. Është një gabim absolut dhe është e papranueshme në Ballkan të bësh një gabim…
Të premten më 1 janar, në ditën pas festimit të vitit të ri do të kemi të vazhduar që gjatë vitit 2021 do të jenë gjithsej pesë fundjava të vazhduara. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi listën e festave për vitin e ardhshëm. Për qytetarët e Maqedonisë festat janë në këto data 1 janari (e premte), Viti i ri; 7 janari (e enjte), Krishtlindja; 1 maji (e shtunë), Dita e Punëtorëve; 3 maji (e hënë), Pashkët; 13 maji (e enjte), Fitër Bajrami; 24 maji (e hënë), Dita e Shën Kirilit dhe Metodit; 2 gushti (e hënë), Dita e Republikës’…
As atëherë as tani, nuk kam menduar dhe nuk mendoj se miratimi i Marrëveshjes për Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë është një gabim, përkundrazi, mendoj se është një akt historik arritja e marrëveshja me një fqinj. “Historia e përbashkët” është një formulim serioz për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Zaev theksoi se se Bullgaria bëri një gabim katastrofik me vendimin për të bllokuar fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së , por që anulimi i marrëveshjes me shtetin fqinj sipas tij do ta kthente vendin në një zonë gri…
“Të respektohen masat dhe të festohet në mënyrë të përgjegjshme”, porositën sot udhëheqësit e bashkësive fetare dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, të cilët realizuan takim në Klubin e deputetëve në Shkup. Në takim morën pjesë kryepeshkopi Stefan, kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu, peshkopi Kiro Stojanov dhe Marjan Dimov. “Të festojmë përgjegjshëm, të jemi në rrethin e familjeve dhe t’i shmangim tubimet, përveç kur është e patjetërsueshme, por me respektim të masave”, thanë liderët fetarë. Ata në takim diskutuan edhe për reformat në arsimin fillor, dhe kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i përfshijë…
Koncepti i arsimit fillor është koncept maqedonas, i cili do të implementohet në vendin tonë. Nuk duhet të ndjekim ndonjë model, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire e ftuar në emisionin Dnevnik në televizionin Kanal 5. “Integrimi njihet si model edhe në vendin tonë. Deri në klasën e pestë, ka integrim të lëndëve, në shkollat publike dhe private ka integrim të lëndëve. Edhe profesorët, nxënësit dhe prindërit që ndjekin mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse “Vëllimi i lëndëve zvogëlohet, por cilësia e mësimit, sepse është qasje integruese, po rritet,” theksoi Carovska. Me mësimin e integruar histori, gjeografi…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një intervistë për TV21 tha se në mes të vitit 2021 pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të austradës Shkup-Bllacë, e nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai tha se ndërtimi mund të përfundojë më së largu në vitin 2023. “Në gjysmëvjetorin e vitit që vjen do të shpallet edhe ankandi për 10 kilometrat tjera. Me Bankën Evropiane siguruam mjete edhe për këtë. Nëse përfundon ankandi gjatë vitit që vjen, realizimi duhet të fillojë në vitin 2022, e ndoshta deri në vitin 2023, nëse çdo gjë shkon në rregull,…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ngritë iniciativë kundër një partie politike, për shkak të dyshimeve për financim joligjor gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Ky vendim u miratua në seancën e sotme të 45, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). “Duke vepruar brenda kompetencave tona, në tetor ne i paraqitëm Zyrës së Auditimit të Shtetit dhe Zyrës së Inteligjencës Financiare një kërkesë për veprim kompetent. Kishte dyshime se disa nga partitë politike ishin financuar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dmth nga burime të paligjshme të financimit. Kohët e fundit kemi marrë një…
Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se ka dhuruar donacion prej 84 makinave për frymëmarrje-respiratorë dhe 100 puls-oksimetërve për Maqedoninë e Veriut , që kapin vlerën e 878.768 mijë eurove, transmeton Alsat. Ambasada gjermane njoftoi se donacioni është realizuar falë bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve si dhe bashkëpunimit të zyrës së OBSH-së në Shkup. “Gjithkund në Evropë ballafaqohemi me pandmeinë e koronavirusit, solidariteti evropian është me rëndësi të madhe. Derisa nuk janë të sigurt të gjithë, nuk është i sigurt askush nga ne. Për këtë arsye, Gjermania mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën me korona-pandeminë”, informojnë nga Ambasada e…
Pas një procesi të hapur parazgjedhor, sot në Çair, në lokalet e Hotel Bushi, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Çairit, pranë Aleancës për Shqiptarët, me ç’rast u zgjodhën strukturat e reja të degës së Çairit. Këtij kuvendi, i cili zgjati më shumë se dy muaj, i paraprinë anëtarësimet e reja, ku u vërejt një entuziazëm i shtuar për aderime të reja, që është shprehje e politikave të drejta dhe konfirmim i ASH-së si forcë politike e së ardhmes. Ky proces rezultoi me 637 anëtarësime të reja, të cilat gjatë një procesi demokratik, në bazë te kriteriumeve statutore, paraprakisht…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “Utrinski Birfing” tha se tema për legalizimin e marihuanës është përshpejtuar, pasi siç tha ende s’janë krijuar kushtet për një gjë të tillë. Ai tha se Maqedonia nuk është Holandë, por siç shtoi nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e ka ndërmend ta bllokojë. “Debati çdoherë është i nevojshëm, por duke shikuar perceptimin e qytetarëve në përgjithësi, vlerësoj se tema për dekriminalizimin dhe depenalizimin e marihuanës është e përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve, mendoj se tek shumica sundon perceptimi se parakushtet, mentaliteti dhe kuptimi…

