Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e diplomates nga vendi me mision në OKB, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj në New York. “Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB në New York, mbërriti lajm i trishtueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtare të misionit tonë, një diplomate me karrierë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Me këtë rast, ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit, dhe në emër…
Author: Hamdi Kumanova
38-vjeçarja M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia e Veriut e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në New York, kanë bërë të ditur mediat. Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune. Sipas Fox News, bëhet fjalë për vetëvrasje. Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite. “Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur…
Në orët e hershme të mëngjesit, policia nga Departamenti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga Tetova, transmeton Portalb.mk. “Reparti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga fshati Bogovinë, Tetovë, pronari i objektit hotelerik në fshatin Zherovjan, Tetovë, ku më herët është kryer bastisje”, njoftojnë nga policia. Raportohet se pastaj në zyrën e tij është gjetur një pistoletë pa numër serik, 27 plumba 9 mm, dhe dy pistoleta me gaz.
Në bazë të propozimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për Konceptin e ri për arsimin në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut, planifikohet të ketë ndryshime thelbësore në organizmin e procesit arsimor, për të cilat debati publik pritet të jetë i hapur deri më 20 janar, transmeton Portalb.mk. Një nga ndryshimet e propozuara është edhe organizimi i mësimeve përmes lëndëve të detyrueshme dhe zgjedhore. “Plani mësimor përmban lëndë të detyrueshme, lëndë zgjedhore dhe veprimtari të tjera të ofruara nga shkolla”, thuhet në versionin e propozuar për Konceptin e ri, duke shtuar se “lëndët zgjedhore të lira vlerësohen në mënyrë…
Megjithëse epidemia e coronavirusit ka ndikuar në rënien e vëllimit të aktiviteteve të biznesit në shumë sektorë në rajon, niveli i pagave mesatare në vitin 2020 në të gjitha vendet është rritur, sipas analizës së agjencisë “Anadolija”, raporton “Al Jazeera Balkans”. Paga mesatare u rrit më së shumti në Slloveni, me 59.35 euro (treguesit tetor 2020 – tetor 2019), pasuar nga Serbia me 44.19, Maqedonia e Veriut me 36.31, Kroacia me 18.41, Bosnja dhe Hercegovina me 14.26, ndërsa me e ulëta është tetë euro në Malin e Zi. Edhe para rritjes, paga mesatare ishte më e larta në Slloveni, pastaj…
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara në Covid-Qendrat në të gjithë vendin po trajtohen 519 pacientë të infektuar dhe të dyshuar për Covid-19. Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka shtretër të lirë në Covid-Qendrat.
Qytetarët dhe kompanitë bankave u kanë borxh 353.345 milionë denarë. Kreditë në nivel të sektorit bankar përfshirë me nëntorin 2020 kanë shënuar një rritje prej 5.4 për qind. Rritje gjithashtu është vërejtur edhe tek depozitat në bankat. Këtë në një intervistë për MIA-n e ka thënë kryetarja e Asosacionit Bankar të Maqedonisë, Maja Stevkova- Shterieva, e cila thotë se është vërejtur një frenim tek aktivitetet investuese tek klientët e korporatave si rezultat i pasigurisë, ndërsa tek popullata dominojnë kreditë shpenzuese dhe banesore. “Përfshirë 30 nëntorin 2020, kreditë në nivel të sistemit bankar kanë arritur në 353.345 milionë denarë, që është…
Ministria e Jashtme e Bullgarisë në faqen zyrtare në Facebook thekson se autoritetet në Shkup duhet të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe të mbroj qytetarët e tyre nga vetëdija bullgare. “Ministria e Punë të Jashtme me vëmendje është duke ndjekur publikimet e vazhdueshme në rrjetet sociale me lista të qytetarëve bullgar në Maqedoni, me thirrje për marrje të gjërave në duar të tyre dhe përballe me ta”. “Presim autoritetet në Shkup të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtje të qytetarëve të tyre me vetëdije bullgare”, thonë nga MPJ bullgare. Autoritetet…
Nëse Bashkimi Evropian (BE) lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Mihael Rot. Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar. “Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë”, ka deklaruar Rot për Handelsblat. “Patjetër ta shtyjmë këtë. Paqja, pajtimi…
Ligji për regjistrimin e popullsisë, bazuar në dallimet e thella mes partive politike, me gjasë nuk do të miratohet këtë vit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, edhe pse është futur për miratim me procedurë të përshpejtuar. Regjistrimi i popullsisë është paraparë të realizohet në prill të vitit 2021 apo 19 vjet nga regjistrimi i fundit i realizuar në vitin 2002. Partitë e koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë garanci se regjistrimi do të jetë i besueshëm dhe rrjedhimisht i pranueshëm, duke kërkuar që të mos përsëritet regjistrimin i vitit 2011 që ishte ndërprerë pikërisht për shkak…
Epidemiologu Dragan Danilovski thotë se deri në mars dhe prill në Maqedoni do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë “Pavarësisht se çfarë presim nga vaksinat, sigurisht që do të jetë një zgjidhje e përhershme, por imuniteti gjithashtu fitohet në mënyrë natyrale. Disa parashikime thonë se nëse shkojmë me këtë dinamikë, diku në mars dhe prill në Maqedoni do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë. Mjafton të qetësohet epidemia edhe pa një vaksinë, por vaksinat patjetër që do të nevojiten për punonjësit me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësorë, punëtorët…
Në ndërtesën e saj në Menheten të Nju Jorkut, ndërtoi jetë diplomatja e Kombeve të Bashkuara, me dyshimet e para për vetëvrasje, transmeton Portalb.mk. Raportohet nga SDK se diplomatja tashmë e ndjerë është një 38 vjeçare maqedonase. Në bazë të dyshimeve të para, rasti ka të bëjnë me një vetëvrasje, duke marrë parasysh litarin rreth qafës dhe ilaçe e gjumit dhe antidepresionit. Banorët theksojnë se diplomatja në këtë banesë ka jetuar dy vjet, ndërsa në momentin kur është kërkuar nga një person, aty është gjetur pa shenja jete. Ministria e punëve të jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut akoma nuk…

