Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (02.01.2021) në territorin e Komunës Qendër janë sanksionuar 153 vozitës, 11 prej të cilëve për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 26 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferë, 12 për vetura të paregjistruara, 9 për makina të parregullta, 5 për kalim në të kuqe dhe 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave në komunikacion, me çka vozitësit do të…
Pas ardhjes së shumtë nga diaspora shqiptare para festave të fundvitit, tanimë ata kthehen në vendet e tyre nga kanë ardhur, por siduket edhe gjatë shkuarjes po përballen me pritje të shumta në kufirin Serbi-Hungari ku shihet kolonë e madhe e autobusëve dhe veturave informon tetova1. Këtë vit me ardhjen e tyre në vendlindje menjëher u ndikua ekonomia u gjallëruan Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia. Ne u dëshirojmë të gjithve rrugëtim të mbarë.
596 punëdhënës edhe pse e kanë marrë ndihmën financiare nga shteti nuk i kanë paguar 2.421 punonjësit e tyre. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, duke sqaruar se bëhet fjalë për pagën e muajit nëntor. Llukarevska u bëri thirrje kompanive në fjalë se kanë afat një javë për të bërë pagesën ndaj punëtorëve në të kundërt do ju bllokohen llogaritë bankare dhe do të sanksionohen. Sanja Lukarevska, drejtoresha e DAP “Më 29 dhjetor 2020, gjithsej 596 punëdhënës në shumën totale prej 36.655.907 denarë nuk paguan pagën e nëntorit për 2.421 punonjës. Numri…
Një shkupjan 45 vjeçar gjendet i vdekur në Cërni Vërv. Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16.15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte paraqitur bashkëshortja e tij. Në afërsi është gjetur edhe makina e tij “lada niva”m me targa të Shkupit. Është ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.
Temperaturat e larta në mes të dimrit ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, thonë mjekët. Organizmi nuk është i përshtatur për ndryshime të mëdha të temperaturës dhe prandaj sulmet e viruseve të ndryshme janë më të shpeshta. Këto temperatura janë të përshtatshme për viruse të ndryshme banale, kështu që këto ditë ka numër në rritje të pacientëve – fëmijë me temperaturë të lartë. Sigurisht se nuk ka të bëjë me Covid-19, ka të bëjë me infeksione nga viruse banale dhe infeksione individuale bakteriale që i kemi gjithmonë në këtë periudhë të vitit – tha Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe…
Ushqimi dhe pijet që shërbehen në restorante dhe kafene nga 1 janari do të kenë tatim me normë të re prej 10 për qind, me përjashtim të pijeve alkoolike. Gastronomët reagojnë se në vend të një norme tatimore, tani kanë tri norma, edhe atë 18 për qind për pije alkoolike, 10 për qind për ketering dhe ushqimin që e shërbejnë në restorante, dhe 5 për qind tatim për shpërndarjen e ushqimit. Sipas Odës së Pavarur të Hotelierëve, kjo do të shkaktojë keqpërdorime nga hotelierët që shërbejnë ushqim, por që kanë edhe mundësinë e shpërndarjes, me çka kërkojnë ndryshime në zgjidhjen…
Të zgjedhurit e popullit vlerësojnë se viti 2020 ka qenë ndryshe nga vitet tjera për shkak të rrethanave të krijuar nga situata e përkeqësuar nga pandemia me Covid-19. Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arta Bilalli-Zendeli, vlerëson se viti 2020, si për mbarë njerëzimin, edhe për atë si deputete ka qenë vit, i cili ka shkaktuar telashe të natyrave të ndryshme. “Covid-19 na largoi nga shumë shprehi, pa të cilat ne dikur mendonim se nuk mundemi dhe na përkujtoi se jo gjithçka është në duar të njeriut. Po ashtu na mësoi të punojmë on-line dhe ta shfrytëzojmë për produktivitet…
VMRO-DPMNE është ende në qëndrimin se nuk do ta mbështes Ligjin për Regjistrim. Këtë e përsëriti anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë Stefan Andonovski. Ai deklaroi se Qeveria e ardhshme do të realizojë regjistrim kredibil, sipas të gjitha standardeve të EUROSTAT dhe institucioneve tjera evropiane. Stefan Andonovski, VMRO “LSDM arriti sukses, gjegjësisht po mundohet të bëjë regjistrim të falsifikuar, pra të bëjë inxhenering në regjistrim ashtu siç bëri edhe inxhenering zgjedhor. Janë të paqarta për ne poentat, gjegjësisht 3 situatat: Pse nuk sqarohet metodologjia e nënshkrimit, së dyti përse LSDM është kundër terminaleve për gjurmët e gishtërinjve dhe së treti…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 378 testime ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja ma KOVID-19. Raste janë evidentuar në Shkup-22, Kumanovëp2, Prilep-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-3, Makendoski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 526 pacientë të shëruar, ndërsa numri më i madh janë nga Shkupi, edhe atë 295 persona. Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën si pasoj e KOVID-19. Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 83 789, numri i pacientëve të shëruar 62 469, ndërsa numri…
Maqedonia e Veriut mbyll vitin 2020 me afro 19.300 raste aktive të Kovid-19 dhe 2.510 viktima. Nga 26 shkurti i vitit kaluar kur edhe zyrtarisht u regjistrua rasti i parë me Kovid-19 në Dibër, deri më 31 dhjetor autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 83.743 persona me coronavirus. Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat tjera të testimit përfshi edhe ato private, janë testuar rreth 22 për qind e popullsisë, përkatësisht mbi 402 mijë persona. Masat e para shtrënguese Qeveria filloi t’i zbaton nga 10 marsi, ndërsa qyteti i Dibrës ishte vendosur ndërkohë në karantinë 30 ditore. Muaji mars, prill dhe maj…
Pastrimi i gjyqësorit do të jetë një nga sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021. Shkarkimi i dy gjykatësve në fund të dhjetorit, sipas ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, shënon edhe fillimin e këtij procesi që ishte një nga premtimet kryesore të partive që përbëjnë qeverinë aktuale, e cila edhe mori pushtetin pikërisht me zotimet për kthimin e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë. Dy gjykatës janë shkarkuar nga detyra nga Këshilli Gjyqësor për joefikasitet në punë dhe për shkelje ligjore. “Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar në kundërshtim me ligjin, kanë qenë…

