Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur parapëlqimin e tij, se Petre Shilegov të jetë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit.
Por ka deklaruar, se procedura për kandidim duhet t’i kalojë filtrat partiake.
“Për Shilegovin kam vetëm fjalën të mirë dhe ai është favoriti im për qytetin e Shkupit. Ende nuk e kam pyetur se a do të kandidojë, por ai mbetet i parapëlqyeri im”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ai ka njoftuar se edhe pse nuk voton në Shkup, i jep përkrahje Shilegovit për shkak se “është treguar i suksesshëm”.
“Unë i jap përkrahje çdo kandidati të suksesshëm por sërish procedura në LSDM janë të hapura dhe ato duhet të respektohen. Unë nuk e votoj kryetarin e Shkupit, sepse votoj në Strumicë”, tha Zaev./TV21