Author: Hamdi Kumanova

Vaksinat kundër Virusit Korona janë shpresa e vetme për përfundimin e pandemisë Covid 19, e cila në vitin 2020 shkaktoi vdekjen e mijëra personave në Maqedoni, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u infektuan. Ditëve të fundit në statistikat e autoriteteve shëndetësore vërehet ulje e numri të të prekurve dhe viktimave, ndërsa rritje e numrit të të shëruarve. Sipas infektologut Fadil Cana numrat e këtillë më së shumti kanë të bëjnë me festat, pasi në këtë periudhë është ulur dukshëm numri i testimeve. Sipas Canës pasqyrë me reale se si do të vazhdojë gjendja me COVID-19 do të kemi pas festave.…

Lexo më Shumë

Epidemiologu Dragan Danillovski i rekomandon opinionit se pa vaksinim kundër Covid-19, është vetëm çështje kohe kur qytetari i pa imunizuar të infektohet me virusin. “Ky është përfundimi i arsyes së shëndoshë. Kur atëherë, çdo qytetar nuk mund të vihet në kontakt me virusin, kur e merr atë, ai është endemik”, tha profesori për “Kanal5”. “Ose virusin ose vaksinën, nuk ka asnjë të tretë”, tha ai. “Shkalla e vdekshmërisë tek ne është tre përqind. Nga 100 të infektuar tre do të vdesin, ndërsa nga 100 të infektuar vetëm gjashtë do të tregojnë pasoja alergjike. Tani shikojeni ju, tre të vdekur ose…

Lexo më Shumë

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se rimëkëmbja e ekonomisë së vendit varet nga kohëzgjatja e krizës së pandemisë. Autoritetet qeveritare kanë theksuar se presin që viti 2021 të jetë vit i shërimit të ekonomisë, duke mbështetur shpresat në vaksinimin e popullatës. Ish-guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, Petar Goshev, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza e pandemisë ka prekur në forma të ndryshme sektorët e ndryshëm të ekonomisë, dhe në bazë të kësaj duhet ofruar dhe kura për shërim. “Deri kur do të zgjasë kjo (pandemia) kjo është çështja thelbësore sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë. Në…

Lexo më Shumë

Në lagjen Nerez i Mesëm në mes të Shkupit, rrugët janë si në mesjetë. Banorët ankohen për mungesë të investimeve. Thonë se shumë ndërtime infrastrukturore i kanë kryer vetë, por duhet angazhim për përmirësimin e gjendjes së rëndë. “Dhjetëra shtëpi në lagjen Nerezi i mesëm këtu në Shkup, jetojnë si në mesjetë. Rrugë pa asfalt dhe të mbytur nga balta. Thonë se nga komuna e Karposhit nuk kanë parë investime për 50 vite me radhë”. Në gjendje edhe më të vështirë ndodhen banorët në rrugën “Kozle 1”. Në këtë pjesë ka mjaft shtëpi që rrugën pa asfalt e mirëmbajnë vet.…

Lexo më Shumë

Për fillim të vitit 2021 u paralajmërua, por nuk u ndalua shitja e qeseve të plastikës. Ato do të zëvendësoheshin me qese bio-dekompozuese që duhet të shiten nga 10 denarë. Kjo është parashikuar në zgjidhjen e propozuar ligjore për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave. Megjithatë, ky Ligj u miratua në Qeveri dy javë më parë, por nuk është në procedurë parlamentare. Sot, “Iniciativa për ndalimin e qeseve të plastikës” reagoi se ky është edhe një tjetër premtim i parealizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor. Kërkojnë miratim më të shpejtë të ndalimit ligjor të shitjes së qeseve plastike. Të forcohen standardet…

Lexo më Shumë

Zyrtarët janë të gjithë në dispozicion në rrjetet sociale, por nuk komunikojnë me qytetarët. Analiza e Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivë Euro-Atlantike tregon se komunikimi është i njëanshëm, do të thotë zyrtarët publikojnë vetëm atë që duan ta thonë. Pak iu përgjigjen pyetjeve, aq më pak kritikave të qytetarëve. Zyrtarët kryesisht përdorin rrjetin social “Facebook”, pastaj “Instagram”, dhe më së paku “Tuitter”. Vetëm një nga 120 deputetët është fantazmë në mediat sociale. Ndërsa presidentin dhe zyrtarë të Qeverisë do t’i gjeni në Facebook, Twitter, dhe madje edhe në Instagram. Kjo analizë është bërë nga komunikologu Bojan Kordallov, me…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës filloi zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, me ç’rast tre banorëve të Tetovës iu konfiskuan automjetet pasi që ishin të pa regjistruara. “Që nga fillimi i zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në rajonin e Tetovës, gjithsej pesë automjete janë konfiskuar përkohësisht për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, sipas nenit 344 paragrafi 3 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Sipas ligjit, ata do të mbahen për 90 ditë në Stacionin Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Tetovë,” tha zëdhënësi i SPB Tetovë…

Lexo më Shumë

Me futjen e tre artikujve tatimorë nga 1 janari për aktivitetin e hotelerisë nuk do të ulë çmimin në kafene, bare, klube nate dhe diskoteka, tha Zdravko Josifovski, kryetari i Odës së Pavarur të Hotelerisë. Hoteleritë, sipas programit qeveritar, TVSH-ja të ulej në një artikull të vetëm tatimor nga 18 në 10 përqind për këtë sektor, por në vend të kësaj u prezantuan tre artikuj – 18 përqind për shërbimin e pijeve alkoolike, 10 përqind për ushqimin dhe hotelierin dhe 5 përqind për porositë. “Kjo nuk do të ndikojë në shërbimet më të lira, por artikulli i ri do të…

Lexo më Shumë

LSDM dhe Zoran Zaev po përzgjedhin vetëm prokuror dhe gjykatës të dëgjueshëm të cilët do të punojnë që ta mbrojnë krimin dhe korrupsionin, thonë nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të partisë opozitare, thotë se sistemin gjyqësor nuk mund ta reformojnë njerëz që asnjëherë nuk kanë punuar si gjykatës. “Nëse Mariçiq dëshiron të merret me reforma, i propozojmë të merret me këta çështje: 1. Përse prokuroria nuk është prononcuar për 30 paraqitjet penale për krim zgjedhor gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare? 2. Përse Ruskoska nuk po e pastron rastin me ekspertizën e telefonave në rastin “Zhvatja”? 3. Deri…

Lexo më Shumë

Kosova mbetet partnerja kryesore tregtare e Maqedonisë së Veriut, pasi është shteti me të cilin Maqedonia e Veriut eksporton më shumë mallra sesa importon. Vetëm në periudhën janar-tetor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej 190 milionë eurosh, ndërkaq ka importuar mallra në vlerë prej 26 milionë euro Autoritetet në Maqedoni të Veriut thonë se autostrada Shkup-Bllacë pritet të përfundojë brenda tre vjetësh, ndërkaq faza e parë e ndërtimit të kësaj autostrade, që e lidh me Kosovën, do të përfundojë gjatë vitit 2021. Por, afaristi Menderes Kuçi paralajmëron se vonesat në ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Ndërprerje të furnizimit me ujë sot do të kenë shfrytëzuesit e lagjeve Hipodrom, Trubarevë dhe një pjesë e lagjes Maxhari. NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup informon se ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë për shkak të një defekti rrugor f-100mm në rrugën “Nikolla Kirov Majski”, në lagjen Hipodrom. Shfrytëzuesit do të mbesin pa ujë prej orës 13:15 deri në sanimin e defektit.

Lexo më Shumë

Marihuana vazhdon të jetë më shumë e popullarizuar në kontinentin e Evropës sesa në pjesën tjetër të botës. Studimet për përdorimin e marihuanës në Evropë tregojnë se 1 në 8 të rinj evropianë janë përdorues të rregullt të marihuanës, ose gati 1 për qind e popullsisë së Evropës janë përdorues të rregullt. Dhe, lejimi i përdorimit të marihuanës legale ka bërë së fundmi që, edhe Qeveria në Maqedoninë e Veriut të mendohet të lejojë përdorimin rekreativ të saj në kafene dhe vendet e mikpritjes në kryeqytet, Shkup dhe në vendet e nxehta të tjera turistike, si qyteti buzë liqenit të…

Lexo më Shumë