Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur akuza kundër shtatë personave për privatizim të paligjshëm të tokës në Tetovë, ndërsa midis të akuzuarve është gjykatësi Zoran Teofillovski, i cili është anëtar aktual i Këshillit Gjyqësor, konfirmoi Prokuroria për Focus. Akuza u lëshua më 31 dhjetor, pak para Vitit të Ri, me vetëm inicialet e të akuzuarve, njofton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, Teofillovski në periudhën 2011-2012, si kryetar i Shoqatës së Sporteve të Tenisit Luboten Tetovë së bashku me menaxherin e Shoqatës për aktivitete sportive Klubi i Tenisit “Luboten” DOO Tetovë, përmes pesë punonjësve arritën të legalizojnë një…
Author: Hamdi Kumanova
Më 3 janar, 2021 zyrtarët policor të Probishtipit kanë arrestuar ndërmarrësin e objektit hotelerik pas kontrolleve të bëra për respektim të rregullave të reja shtetërore për mbrojtje nga pandemia Covid-19. I njejti ka refuzuar të mbyll lokalin edhe pse ishte ora 18:25. Brenda në lokal kishte mysafirë dhe të njejtëve ai nuk ju kishte thënë që të lëshojnë lokalin. I.M (44 vjeç) nga Probishtipi është ndaluar nga policia dhe është informuar Drejtoria shtetërore e tregut. Në konsultim me Prokurorinë, të njejtit do t’i ngritet aktpadi penale.
Shteti ka ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë e tij për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në vend. Nga ekstradimi nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë aktivisht të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi në intervistën për MIA-n. Shteti, siç thekson Mariçiqi, nuk është i limituar lidhur me atë sa herë mund të kërkojë ekstradimin të personave të cilët janë në arrati. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë kushtetues vendimin për tërheqjen e abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanovit është një moment i ri në këto raste. Për ish kryeministrin…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se nga nesër (5 janar) fillon pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja civile për dhjetorin e vitit 2020. Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale në kushte rreziku nga virusi COVID-19, Ministria informon se pagesa do të bëhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me renditjen e alfabetit i përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë nesër për personat mbiemrat e të cilëve…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Azir. A është ndaluar parmbrëmë nga policia serbe në Novi Sadi, për shkak se siç thuhet nga portalet serbe ka shkaktuar një aksident të rëndë në autostradën E75. Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur Sirig, dhe se siç thuhet Policia e Novi Sadit ka thënë për portalin NS se Aziri ngarkohet me vepër të rëndë për rrezikim të sigurisë në komunikacion dhe tejkalim shpejtësie, pasi që nga aksidenti i shkaktuar janë lënduar më shumë persona nga tri makinat e përfshira. Ndërkohë, priten detaje të reja nga aksidenti dhe nga mbrojtja e shtetasit të…
Deri në fund të marsit do të pajisen 10 salla gjyqësore në pesë gjykata themelore në vend për mbajtjen e gjykimeve onlajn, paralajmëroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në një intervistë për MIA-n. “Duhet t’i shfrytëzojmë përfitimet e teknologjisë moderne nëse duam të jemi në hap me trendet moderne. Ju tashmë e dini që gjykata në Kavadar mbajti seancë onlajn dhe ky duhet të jetë motivi ynë se edhe në Maqedoninë e Veriut kjo është e mundur” , thotë Mariçiq. Ai potencon se si Ministri kanë hapur temën e gjykimeve onlajn dhe digjitalizimin e gjyqësorit që nga fillimi i pandemisë.…
Berat Ajdari/deputet i BDI-së: Bashkë me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifin, kolegun Arber Ademi, Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili dhe kryetarin e degës së BDI-së në Likovë Mirsad Ibraimi, bëm përurimin e dy rrugëve në fshatin Mateç. Madhështore është se këto rrugë do të mbajnë emrin e dy dëshmorëve të Kombit, Iljasa Memedi dhe Mevludin Memedi. Krenohemi me Dëshmorët, me veprat që do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim. Gjithashtu e përgëzoj kryetarin Arifi për punën e bërë…
Kryeministri ynë Zoran Zaev shpesh bënte deklarata të ndryshme në këtë periudhë të shkurtër. Qëndrimet e sakta mbizotëruan. Përshtypja ime është se ajo që tha Zaev, dhe ju përmendët një pjesë të saj, është përpjekja e tij për të ndihmuar kryeministrin bullgar Boyko Borissov të fitojë zgjedhjet e 28 marsit. Sidoqoftë, tashmë ka rezultuar se nuk ia vlen të “therësh një ka për kilogram mish” dhe Zaev me atë deklaratë shkaktoi rezistencë dhe refuzim të madh në opinionin maqedonas, tha në një intervistë për “Danas” ish-kryetari i Kuvendit Stojan Andov. Krijohet përshtypja, sipas tij, se edhe në qeverinë e Maqedonisë…
Investimet në arsim në Komunë të Likovës, nuk kan të ndalur . – Pas përfundimit të plotë të nxemjes qendrore sikurse në të gjitha shkollat e tjera, edhe në SHFK ” Rilindja ” , f. Llojan, në të cilin objekt shkollor mësimin e ndjekin edhe nxënësit e f. Vaksincë, këtyre ditëve ka filluar ndrrimi i tërësishëm i të gjitha dritareve dhe hyrjes së shkollës. – Ato deri më tanë për shkak të materjalit prej druri dhe alumini, po edhe arsyeve tjera, shumë pak kan kryer funksionin e tyre, dmth se ka depërtuar jo pak i ftohti, i cili në këtë…
Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend. Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për…
Përdorimi i energjisë së diellit në Bashkimin Evropian sivjet po shënon shifra dyshifrore. Pavarësisht pandemisë , të dhënat e fundit të “SolarPover Europe”, tregojnë se në vitin 2020, 22 nga 27 vendet e tanishme anëtare të BE-së instaluan më shumë sisteme diellore sesa një vit më parë. Gjithashtu, është rritur edhe kërkesa për impiantet për prodhimin e energjisë nga diellit apo kërkesa për sisteme diellore fotovoltaike me 11 për qind. “E gjithë kjo ka rezultuar që Bashkimin Evropian të rrisë kapacitetin kumulativ të instaluar të energjisë diellore me 15 për qind në 137,2 GIGAVAT deri në fund të vitit 2020”,…
Vaksinat kundër Virusit Korona janë shpresa e vetme për përfundimin e pandemisë Covid 19, e cila në vitin 2020 shkaktoi vdekjen e mijëra personave në Maqedoni, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u infektuan. Ditëve të fundit në statistikat e autoriteteve shëndetësore vërehet ulje e numri të të prekurve dhe viktimave, ndërsa rritje e numrit të të shëruarve. Sipas infektologut Fadil Cana numrat e këtillë më së shumti kanë të bëjnë me festat, pasi në këtë periudhë është ulur dukshëm numri i testimeve. Sipas Canës pasqyrë me reale se si do të vazhdojë gjendja me COVID-19 do të kemi pas festave.…

