Nuk është ë vërtetë se qytetarë të Maqedonisë së Veriut sulmohen vetëm përshkak se identifikohen si bullgar. Ata e kanë të drejtën e vetëpërcaktimit. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Për deklarimet e presidentit bullgar Rumen Radev se ka kërkuar nga shërbimet bullgare që të bënin gjithçka dhe të merrnin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, Zaev tha se është e papranueshme ndërhyrja nga një vend i huaj në tjetrin.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Të drejtat e qytetarëve janë të barabarta. Ne jemi vend multietnik. I respektojmë barabartë të drejtat e të gjithëve, madje edhe të atyre që janë më së paku në numër…Shpresoj që të jetë një takim informues nga i cili ata dëshirojnë të mbledhin informacion nga qytetarë që janë përcaktuar për origjinë bullgare, nëse diku disa të drejta nuk u njihen ose nuk u respektohen. Përzierja e një vendi të huaj në një vend tjetër nuk lejohet. Ne këtë e kemi deklaruar edhe në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë”.
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgaris Ekaterina Zaharieva për televizionin BNT ka deklaruar se në Maqedoni ka 100 mijë shtetas bullgarë dhe shpesh herë janë të frikësuar. Zaharieva tha se Bullgaria është e qëndrueshme në politikë dhe kërkoi drejtësi për bullgarët në Maqedoni.
EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME TË BULLGARISË
“Ne reagojmë për çdo rast dhe shpresojmë kjo të mos përsëritet. Mbi 100 mijë qytetarë kanë edhe shtetësi bullgare dhe ndonjëherë janë të frikësuar. Megjithatë është e papranueshme që në shekullin e 21 të mos pranohet e drejta e vetëvendosjes”.
Presidenti bullgar Rumen Radev, dje ka thirrur këshillin e sigurisë. Në takim kanë marrë pjesë edhe shefat e shërbimeve speciale bullgare, të cilëve u ka kërkuar që të ndërmerren masa në kohë për mbrojtje adekuate të të drejtave të qytetarëve bullgarë jashtë Bullgarisë, të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve vetëm për shkak të vetëdijes së tyre nacionale. Gjithashtu thuhet se, në takim, është diskutuar edhe çështja në Strumicë me qytetarët e sulmuar që identifikohen si bullgarë.




