Author: Hamdi Kumanova

Benzina euro Super BS-95 nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetët i njëjtë, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimi i ri i Euro Super BS-95 do të jetë 61 denarë për litër, ndërsa Euro Super BS-98 vazhdon të shitet për 62.5 denarë për litër si dhe Euro Dizeli edhe këtë javë do të shitet pët 53 denarë për litër. Këto çmime vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Lexo më Shumë

Dje (3-janar) prej ora 12:00 deri në orën 20:00, në rajonin e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues lidhur me tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 120 vozitës, pra tejkalimi i përkufizimit të shpejtësisë, prej të cilave 101 shkelje të konstatuara në rajonin e Tetovës dhe 19 shkelje në rajonin e Gostivarit Përveç këtyre, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 3 lloje të tjera të shkeljeve. Dje, gjithashtu në këtë periudhë, është realizuar edhe një aksion tjetër kontrollues për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion, janë sanksionuar 4 shoferë të cilët kanë drejtuar veturën…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe patrioti i shquar nga Livadhia e Strugës, Sejdin Lloga. I lindur më 6 Tetor të vitit 1931 në Livadhi të Strugës, Sejdin Lloga është ndër nxënësit e parë të këtij fshati gjatë periudhës së hapjes së shkollave të para shqipe në territorin e Strugës. I rritur në frymë liridashëse, në një familje me taban kombëtar, Sejdini nuk mundi të mos marrë pjesë në aktivitetet e kohës në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Për një periudhë ka qënë mësues në shkollën e fshatit Tatesh. Ishte djali i madh i Sami Llogës, një…

Lexo më Shumë

Ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska, mbetet në qëndrimin se mësimi on-line duhet të vazhdojë edhe në gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/21. carovska vlerëson se kjo është mënyra më e sigurtë, kurse arsimtarët veçmë janë ambientuar me këtë sistem të mësimit, transmeton gazeta Lajm. “Komisioni për sëmundje ngjitëse para një muaji mbajti mbledhje lidhur me atë nëse do të ketë ndonjë ndryshim. Vlerësojmë se mënyra më e sigurt është mënyra se si filloi viti shkollor të vazhdojë edhe në gjysëmvjetorine dytë, me të vetmin qëllim që të ruajmë kontinuitet, kurse numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor…

Lexo më Shumë

Në shumë komuna të Maqedonisë së Veriut u regjistruan foshnjat e para që lindën në minutat e para të 2021. Por kjo nuk ndodhi me komunën e Velesit, një nga komunat e mëdha në vend, ku edhe në ditën e katërt nuk u regjistrua foshnja e parë e vitit. Kjo komunë sipas regjistrimit të 2002 ka mbi 55 mijë banorë, prej të cilëve 84% maqedonas, 4,1 % shqiptarë, 4,3% boshnjakë si dhe komunitete tjera. Në Spitalin e Velesit kanë theksuar se ka rënie të lindshmërisë dhe se kjo ishte edhe në vitin e kaluar. Gjatë 2020 kanë lidhur 413 foshnje,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 01.00, 46-vjeçarja F.A. nga Piroku i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se në mbrëmje rreth orës 23:30, djali i saj i mitur ka qenë i ndaluar dhe sulmuar fizikisht nga një person i panjohur informon Tetovasot Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aksionit të policisë për të zbuluar shoferë të cilët ngasin makinën e tyre mbi shpejtësinë e lejuar në rajonin e Tetovës, është kapur një shoferë i cili ka vozitur me shpejtësi 212 km/h në autostradën Tetovë- Gostivar. “Në aksionin janë zbuluar dhe sanksionuar 101 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Po ashtu katër shoferë janë zbuluar në gjendje të alkoolizuar”, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë. Janë sanksionuar edhe 32 shoferë tjerë për gabime tjera në komunikacion, më tepër për mos pasje të patentë shoferit.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 23:10, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin D.A. (21) nga Tetova, i cili, gjysmë ore më herët, e kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe prindërit e tij në shtëpinë e tyre. I njëjti është ndaluar në Stacionin policor Tetovë, për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur akuza kundër shtatë personave për privatizim të paligjshëm të tokës në Tetovë, ndërsa midis të akuzuarve është gjykatësi Zoran Teofillovski, i cili është anëtar aktual i Këshillit Gjyqësor, konfirmoi Prokuroria për Focus. Akuza u lëshua më 31 dhjetor, pak para Vitit të Ri, me vetëm inicialet e të akuzuarve, njofton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, Teofillovski në periudhën 2011-2012, si kryetar i Shoqatës së Sporteve të Tenisit Luboten Tetovë së bashku me menaxherin e Shoqatës për aktivitete sportive Klubi i Tenisit “Luboten” DOO Tetovë, përmes pesë punonjësve arritën të legalizojnë një…

Lexo më Shumë

Më 3 janar, 2021 zyrtarët policor të Probishtipit kanë arrestuar ndërmarrësin e objektit hotelerik pas kontrolleve të bëra për respektim të rregullave të reja shtetërore për mbrojtje nga pandemia Covid-19. I njejti ka refuzuar të mbyll lokalin edhe pse ishte ora 18:25. Brenda në lokal kishte mysafirë dhe të njejtëve ai nuk ju kishte thënë që të lëshojnë lokalin. I.M (44 vjeç) nga Probishtipi është ndaluar nga policia dhe është informuar Drejtoria shtetërore e tregut. Në konsultim me Prokurorinë, të njejtit do t’i ngritet aktpadi penale.

Lexo më Shumë

Shteti ka ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë e tij për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në vend. Nga ekstradimi nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë aktivisht të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi në intervistën për MIA-n. Shteti, siç thekson Mariçiqi, nuk është i limituar lidhur me atë sa herë mund të kërkojë ekstradimin të personave të cilët janë në arrati. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë kushtetues vendimin për tërheqjen e abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanovit është një moment i ri në këto raste. Për ish kryeministrin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se nga nesër (5 janar) fillon pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja civile për dhjetorin e vitit 2020. Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale në kushte rreziku nga virusi COVID-19, Ministria informon se pagesa do të bëhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me renditjen e alfabetit i përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë nesër për personat mbiemrat e të cilëve…

Lexo më Shumë