Fenomeni më i rëndësishëm i Ballkanit është natyrisht ofensiva e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të zgjeruar gamën e kultivimit të kanabisit në vend. Gazeta serbe “Danas” e cilëson këtë fakt si një zhvillim të rëndësishëm, nga ku Maqedonia e Veriut do të kthehet në Amsterdamin e Ballkanit. Siç bën të ditur “Danas”, kjo ide u shfaq si ‘rrufe në qiell të pastër’. Ndërsa të gjitha vendet e botës po luftonin me pandeminë globale të shkaktuar nga virusi Korona, Zaev paraqiti planin e tij ambicioz për rimëkëmbjen ekonomike të Maqedonisë Veriore, i cili propozoi legalizimin e marihuanës – për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme, informon se dje, rreth orës 20.26 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është paraqitur se në një shtëpi në rrugën e Prizrenit janë gjetur dy trupa pa shenje jete. Viktimat janë L.B( 91) dhe i i biri i saj M.B (57). Nga Ndihma e Shpejt kanë konstatuar se është vdekje pa shenja të dhunës, ndërsa më urdhër të Prokurorit publik, trupat janë marrë për obduskion për të zbuluar arsyen e vdekjes.
Një prokuror publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë për kontrabandë me emigrantë për gjashtë persona. Grupi kriminal ka pranuar dhe transportuar në mënyrë të përsëritur emigrantë të kundërligjshëm me automjete të ndryshme udhëtarësh dhe transportues të përshtatura për transportin e disa personave dhe me targa të rreme. Nga paratë e fituara nga biznesi kanë blerë automjete dhe pasuri të patundshme. Siç njoftoi Prokurori Publik, në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në tetor të vitit 2020, me qëllim dhe përfitim, vëllezërit R.V. (27) dhe D.V. (26) kanë organizuar…
Shkupjanët këtyre ditëve janë dëshmitar të pamjeve të shkëlqyeshme nga shtëpitë e tyre në drejtim të maleve dhe kodrave përreth. Koha pranverore i bëri me ngjyrë jeshile edhe parqet, ndërsa vendet e admiruara për t`u vizituar si Vodno, Parku i qytetit, Saraji dhe Gazi Baba u mbushën sikur të ishte muaji mars, transmeton Almakos. “Shkupi asnjëherë nuk ka qenë më me diell, më i ngrohtë dhe më i pastër me 32.12. Kushdo që thotë të kundërtën, është duke shpifur dhe gënjyer”, tha autori i fotografive Zharko Trajanoski. Ajri i pastër mundësoi edhe pamje të shkëlqyeshme drejt hënës së plotë që…
Ne morëm premtime nga Qeveria, por asnjëra nga to nuk u përmbush, duhani ende po blihet me një çmim katastrofal, thanë prodhuesit e duhanit në protestën e mbajtur para Qeverisë. Dinamika e blerjes është e dobët, duhani cilësor blihet me një çmim më të ulët, dhe nëse vazhdon kështu, 120 mijë familje do të jenë në prag të ekzistencës, akuzojnë prodhuesit e duhanit. Premtimi i Qeverisë për blerjen e duhanit me një çmim mesatar prej 180 denarë nuk është përmbushur. Diçka krejtësisht e kundërt ndodhi në terren, nga ajo për të cilën ne ramë dakord, dhe ajo që besuam se…
Prokuroria e Strumicës inspektoi qendrën e djegur tregtare “Global”. Ata u shoqëruan nga eksertë të kriminalistikës nga MPB-ja dhe policia e Strumicës. Prokuroria thirri edhe ekspertë shtesë, për zjarre, eksplozivë dhe për elektrikë, për ta përcaktuar shkakun e zjarrit, njoftuan nga prokuroria. Objektin e vlerësuan edhe ndërtimtarë dhe arkitektë. Dëmi material në “Global” është i madh, ndërsa shumën e saktë do ta thonë kompetentë financiarë që gjithashtu kanë bërë verifikime. Prokurori publikë lëshoi urdhër për marrjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe ekspertizën e tyre të mëtejshme, si dhe sigurimin e video materialeve dhe resiverëve nga video kamerat e…
Pavarësisht shirave, gjë që me siguri do të përmirësojë situatën hidrologjike, pronarët e varkave dhe të mjeteve tjera lundruese për shkak të nivelit të reduktuar në mënyrë drastike të Liqenit të Ohrit, prej kohësh kanë pasur vështirësi në parkimin e mjeteve lundruese në portin e qytetit në Ohër, dhe përgjatë shëtitores së qytetit. Ata thonë se situata është alarmante dhe kërkojnë që shteti të marrë masa konkrete në mënyrë që të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të liqenit. “Niveli i liqenit është shumë i ulët. Nuk ka ujë të mjaftueshëm dhe ky është tashmë një shqetësim. Jo vetëm që nuk mund…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se regjistrimi i popullsisë është nevojë dhe se i njëjti do të zbatohet nga 1 deri 21 prill. Sipas tij, tani ka Ligj për regjistrim, ndërsa regjistrimin e zbatojnë institucionet dhe është i obligueshëm. “Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak se është obligim dhe për shkak se jemi i vetmi shtet në evropë që s’ka bërë regjistrim, bashkërisht me Somalinë dhe disa vende tjera. Është e turpshme që pas 18 viteve të bëjmë eksperimet nëse duhet të kemi regjistrim në shtet ose jo”, thotë Zaev. Ai shton se regjistrimi është për qytetarët dhe jo për partitë…
Janë zbuluar katër të infektuar me variantin e ri të virusit në Greqi. Mësohet se katër qytetarët grekë ishin kthyer së fundmi nga Britania, vendi ku u zbulua për herë të parë ky lloj mutacioni i ri i koronavirusit. Mutacioni duket se po përhapet në gjithë botën, duke i bërë të gjitha vendet e prekshme, me përjashtim të disave, mes tyre edhe Shqipëria e cila deri më tani nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri. Një zyrtar nga ministria e Shëndetësisë në Greqi tha se katër të prekurit janë futur në karantinë dhe se ata janë të parët deri më…
Arsimi ishte ndër sektorët më të goditur nga pandemia gjatë vitit 2020. Shkollat u mbyllën tërësisht nga muaji mars deri në tetor. Pavarësisht se u bënë përpjekje për të zëvendësuar mësimin me prezencë fizike me atë në distancë, nxënësit dhe mësimdhënësit u përballen me pengesa të shumta si pasojë e mungesës së pajisjeve elektronike për punë dhe një plani për mësim në distancë. Më zhgënjyes ishte edhe dështimi i platformës kombëtare nga distanca. Së fundmi, me kritika u prit edhe koncepti i ri për arsimin fillor. Të ndërpritet procesi edukues dhe arsimor në të gjitha çerdhet, shkollat fillore dhe të…
Rreth 2.000 persona në ditë hynë në vendkalimi kufitar Jazhince në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Më 1 janar ka pasur 1.547 persona që kanë dalë apo kanë hyrë në Maqedoni nga ai vendkalim, ndërsa ditën e diel ka pasur 1.999 persona që kanë dalë apo kanë hyrë në Kosovë përmes këtij vendkalimi kufitar. “Për 24 orë më 1 janar 2021 nga 1.547 persona që kanë dalë ose hyrë në shtet, 1.030 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, dhe 517 janë shtetas të huaj. Gjatë ditës së djeshme nga 1.999 qytetarë, 1.406 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut…
Grupe Atdhetarësh janë nisur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për protestën e 6 Janarit në ora 17:30 përball Kryeministris Tiranë. Protesta ka për qëllim mbrojtjen e hapsirave ujrore të detit Jon që cënohet nga shteti Grek. (b.a.)

