Një tërmet është regjistruar sot në afërsi të qytetit të Gostivarit. Tërmeti ka qenë 2.6 ballë me epiqendër 20 kilometra larg Gostivarit. Tërmeti ka qenë i thellë prej dy kilometrave. Ndryshe, vjet në pjesën pernëdimore të venditr kishte tërmete të fuqishme.
Author: Hamdi Kumanova
Për periudhën 28 dhjetor – 3 janar janë mbyllur pesë objekte hotelerike që është për 60% më pak se java e kaluar kur kishte 13 lokale të mbyllura. Kryetarja e Këshillit Inspektorial, Megdalena Grashkovska në konferencë shtypi theksoi gjatë kësaj periudhe janë kryer 4.652 kontrolle dhe 278 mbikëqyrje lidhur me respektimin e protokolleve për punë në objektet hotelrike. “Janë shqiptuar 35 kundërvajtje, 24 vendime për vërtetimin e parregullsive dhe 16 gjoba kundërvajtëse. Nga 24 vendimet, pesë janë marrë për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje nga popullata dhe puna në objekte hotelerike, nga dy në Manastir dhe Tetovë dhe një në…
Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte takim me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski. Në takim Pendarovski është informuar për proceset vijuese të reformave në gjyqësi si dhe me veprimtarinë dhe kapacitetet e Entit Shtetëror për Statistika në prag të zbatimit të regjistrimit të popullsisë. Siç theksojnë nga kabineti i presidentit, drejtori i ESSH-së, Apostol Simovski ka theksuar se ESHS është i përgatitur për zbatimin e regjistrimit dhe pret që ligji sa më shpejt të miratohet në mënyrë që të veprohet në kohë. Presidenti pret se me ligjet e reja do të vendosen…
Në muajin e humanizmit në Mozzart kishte një kartelë fituese humanitare prej 58.814 denar, ndërsa pagesën e plotë për tërë muajin dhjetor Mozzart do ta bëj në Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup. Në Mozzart në muajin e humanizmit janë mbledhur rreth 2420 euro. Kartelën në vlerë prej 3.000 denar që kjo kompani për cdo ditë e jepte për persona të njohur për garë përmes tërë muajit dhjetor njëherit ishte edhe fitimi i garantuar. Kjo nënkupton se kartela humanitare në një formë kaloi edhe përskaj kartelës fituese që e fitoi hendbollisti Filip Kumanovski. Lojëtari i prezantueses së Maqedonisë në…
Ditëve të fundit shohim se eksponentë të lartë qeveritarë pozojnë në vende të mbyllura e të hapura pa mbajtje të maskave, që për qytetarët e tjerë janë të detyrueshme dhe ata, madje, ndëshkohen për mosmbajtje të tyre. Siç e pamë, para do ditëve vetë kryeministri, Zaev, e ministri i Shëndetësisë, Filipçe, pozuan pa maska dhe pa distancë, ndërsa dje Ali Ahmeti me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe krejt ministrat e kësaj partie, ishin mbledhur bashkë, që të festojnë ditëlindje patetike në kohë pandemie, edhe ata pa maska e pa distancë, gjithë kjo në kohën kur qytetarët gjobiten gjithandej për…
Më 05.01.2021 në ora 02.10 në SPB Tetovë, një grua 66-vjeçare nga Tetova raportoi se burri i saj A.B. (53), i cili është një person me probleme shëndetësore, e kishte sulmuar atë dhe vajzën e tyre me një mjet të fortë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, i raportuari A.B. është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Më 04.01.2021 në ora 15.00 në SPB Tetovë A.S. (27) nga Tetova, ka raportuar se kishte qenë i mashtruar për një shumë prej rreth 28,000 denarë nga një person i cili është prezantua si S.B. nga një kompani këshilluese nga Kanadaja informon Tetovasot. Sipas raportit, S.B. më 09.11.2019 e kishte kontaktuar denoncuaesin A.S në mënyrë elektronike, duke i dërguar një ofertë për qëndrim dhe punë në Kanada, për të cilën A.B. duhej të paguante një shumë të caktuar parash në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, si dhe numrin e kartës së kreditit nga e cila ata do të…
“Zero uri në Komunën Qendër” vazhdon me aktivitetet e saj. Edhe këtë muaj 150 familje me rrezik të lartë social kanë marrë pako me produkte ushqimore dhe higjienike. Siç informojnë nga komuna, ky aktivitet realizohet një herë në muaj, pas listës paraprakisht të konfirmuar të marrë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. “Në bashkëpunim me Bankën për ushqim dhe shoqatën Humanost, në vijim është edhe aksioni për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve me të ardhura të ulëta. Qytetarëve më të rritur këtë periudhë u dorëzohen paketa me prodhime ushqimore dhe higjienike, ndërsa qëllimi kryesor i aksionit është të sigurohen…
Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërhyrë në një aheng në Karposh të Shkupit duke arrestuar kështu 8 persona të cilët nuk kanë respektuar masat-antiKovid. Personat në fjalë janë hasur në një garazh në rrugën “Ankarska” në Karposh derisa kanë qenë duke festuar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga momenti i shpalljes së gjendjes së krizës, sipas së cilës ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave. Tetë të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.
Kushtet klimatike me të cilat disponon Maqedonia e Veriut janë të volitshme për kultivimin e kanabisit. Ky është një potencial të cilin duhet të mbështesim dhe ta shftytëzojmë tha Kryeministri Zoran Zaev, përcjell TV21. “Në botë legalizimi i kanabisit është një luftë serioze kundër përdorimit të drogave të rrezikshme si kokaina, heroina, hashashi etj. Pastaj i shërben turizmit në shtet dhe hotelierisë. Të mos flas pastaj në aspekt shëndetësor sa do t’i ndohmojë qytetarëve, si mbi sëmundje psikologjike, ndikon mbi epilepsinë, kancerin e shumë sëmundje tjera, ku përdoret kjo bimë, e cila po përdoret çdo ditë e më shumë.” –…
Një automobil është djegur në Kumanovë, kumtuan sot nga qendra rajonale për menaxhim me kriza-Kumanovë. Në buletinin ditor transmetojnë informatën se dje zjarrfikësit kumanovarë një orë e kanë shuar zjarrin në automjetin e djegur të udhëtarëve. Automjeti ndodhet në rrugën “Nikolla Teslla” Në shuarjen e zjarrit intervenuan pesë zjarrfikës me një automjet zjarrfikës nga ora 18:35 deri më 19:35.
Policia ka arrestuar banorin e Vevçanit i cili në rrjetet sociale kishte vendosur një video në të cilën kërcënohet se do të vras kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski. Nga policia informojnë se 45-vjeçari G.P në profilin e tij në “Facebook”, ka publikuar një video me përmbajtje kërcënuese, ka promovuar dhe nxitur urrejtje, diskriminim dhe dhunë ndaj personave tjerë. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ndërsa në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë gjetur dhe konfiskuar laptop dhe mjete tjera lidhur me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat”,…

