Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bëri thirrje opozitës që të mos i bllokojë ligjet në Kuvend, që nënkuptojnë mbështetje për kompanitë dhe qytetarët.
Ai kërkoi nga deputetët të miratojnë Ligjin për Huamarrjen në Bankën Botërore për realizimin e projekteve për efikasitet energjetik, i cili është bllokuar nga opozita në Parlament për disa muaj.
“Dua t’i bëj thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë huanë nga Banka Botërore e cila i ëshë dërguar Kuvendit, që do të mundësojë zbatimin e projekteve nga institucionet shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme, nga komunat, por në të njëjtën kohë ka edhe ndihmesë teknike për institucione të caktuara në vend. Ligji është pothuajse i bllokuar nga opozita, më saktësisht nga VMRO DPMNE për disa muaj” – tha Ministri Bekteshi sot në një konferencë për shtyp. Ministri kërkoi që ligjet për realizimin e masave nga Pakoja e Pestë të miratohen sa më shpejt. “Sa i përket ligjeve që dalin nga Pakoja e Pestë e Masave, unë jam i bindur që ato do të mbështeten nga të gjithë deputetët sepse ato iu dedikohen edhe kompanive edhe për ruajtjen e vendeve të punës në sektorin privat dhe ka masa që prekin drejtpërdrejt qytetarët e kategorisë së rrezikuar në vendin tonë “.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Çmimi i varësisë digjitale: A është e mundur të funksionojmë pa Microsoft?
- Albana Xhemajli, e dyshuara në operacionin “Heshtja”, kishte luajtur edhe në një serial vendor
- Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje
- Kryeministri britanik rikthen debatin për Brexit-in: Kemi humbur më shumë sesa kemi fituar
- Gashi: Më 1 dhjetor në Kuvend ligji për kontratat e përhershme
- Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë
- Tragjedia e 26-vjeçares: Vdekja e papritur pas dyshimeve për drogë
- Korrupsion me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut, vlera e pasurisë së sekuestruar arrin deri 1.8 mln euro



