Author: Hamdi Kumanova

Pas informacioneve zyrtare se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ka siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë, të cilat do të vijnë në muajin mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e tij dhe filialet përreth saj. Të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, kjo jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie. Kjo e shpjegon më saktë edhe…

Lexo më Shumë

Një qytetar ka dorëzuar padi penale deri te Stacioni Policor Qendër kundër 15 funksionarëve të BDI-së, pasi që të njëjtit në kundërshtim me ligjet për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19, më 4 janar në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, duke mos mbajtur maska dhe distancë fizike, ashtu siç duket në fotografinë që e ka shpërndarë në rrjetin social, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk. “Me rastin e thirrjes publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit Oliver Spasovski paraqes grupim të më shumë personave, të cilët dukshëm festojnë, duke mos…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 521 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga virusi. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia.

Lexo më Shumë

Besimtarët e krishterë ortodoks në Maqedoni sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen. Këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë shënim masiv si zakonisht para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Këshilli për shënimin e Buzmit, paralajmëroi se tradita, megjithatë vazhdon edhe krahas situatës me koronavirusin, duke mbajtur llogari për të gjitha masat mbrojtëse dhe protokollet. Kumbarë i manifestimit sivjet do të jetë prof. dr. Nikolla Panovski ndërsa dollingritës prof. dr. Miodrag Vërçakovski. Shënimi i Buzmit do të zhvillohet nën rregullat për mbrojtje nga pandemia prandaj nuk do…

Lexo më Shumë

Dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet themelore mujore të një familjeje katër anëtarëshe. Përllogaritjet e fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se në nëntor shuma e shportës minimale ishte 33.742 denarë, që është për 3.874 denarë më shumë në raport me dy paga minimale. Më së shumti para shpenzohen për ushqime dhe pije, si dhe për shpenzimet e përgjithshme. Kështu, një familje prej katër anëtarësh, që cila jeton në një shtëpi prej 50 metrash katrorë dhe nuk posedon automjet, ka nevojë për 14.149 denarë për nevoja themelore për ushqim dhe pije, ndërsa 8.547…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë reagimet e opinionit për fotografinë e postuar në rrjetet sociale ky funksionarë të lartë të kësaj partie mund të shihen pa maska mbrojtëse janë të arsyeshme dhe vlerësojmë se kemi gabuar për një çast me publikimin e kësaj fotografie e cila përcjellë porosi të gabuar sa i përket nevojës për mbajtje të maskave mbrojtëse. “Përveç kujdesit për shëndetin personal dhe familjarëve tanë por edhe të shëndetit publik, ne si përfaqësues të zgjedhur nga populli duhet të jemi shembull dhe të veprojmë njëjtë sikur të gjithë të tjerët në punët që bëjmë. Na vjen vërtet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brensheme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:30 ka privuar nga liria 30-vjeçarin M.B. dhe vëllain e tij 37-vjeçar B.B. nga fshati Negotinë në komunën e Vrapçishtes, transmeton Alsat. Policia në objektin nën pronësi të 30-vjeçarit gjatë kontrollit ka hasur në 25 persona, me çka është vërtetuar se objekti ka punuar në kundësrshtim me masat e qeverisë për parandalim të virusit. Inspektorati i Tregut ka mbyllur objektin duke vendosur bllombë, por vëllai i pronarit, B.B. ka thyer bllombën pas çka është arrestuar. Të arrestuarit dyshohen për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, respektivisht…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë tollovitë përpara bankave. Sot një gjë e tillë është vërejtur në Kumanovë. Në fotografitë që qytetarët kanë dërguar në redaksinë e TV21, shihet se si janë grumbulluar dhjetra persona përpara një banke. Ata nuk janë të radhitur në rresht, por janë tubuar përpara hyrjes pa distancë dhe po presin për të kryer punët e nevojshme. TV21 ka raportuar për grumbullime të tilla edhe nëpër qytete tjera.

Lexo më Shumë

Keqparkimi i veturave është një problem i kahmotshëm në Tetovë, por kohët e fundit po merr përmasa shqetësuese sa që nuk kursehen edhe hyrjet e daljet të lagjeve të tëra. I tillë është rasti edhe me banorët e lagjes së qendrës të qytetit, të cilët e kanë hyrjen nga tuneli në rrugën e Ilirija te ndërtesa ku është e vendosur Stopanska Banka dhe kompani tjera. Sipas banorëve, qytetarë të papërgjegjshëm, sidomos të punësuarit në Stopanksa Bankë, gati çdo ditë bllokojnë rrugën gje ua pamundësojnë lëvizjen banorëve të lagjes qoft me veturat e tyre, por edhe në këmbë. “Kemi reaguar disa…

Lexo më Shumë

Kërçova çdo dimër është në krye të listës në Maqedoni sa i përket ndotjes së ajrit. Sipas ekspertëve, arsyeja për këtë është ngrohja e familjeve me dru dhe trafiku. Por sipas biologëve, kjo është kryesisht për shkak të funksionimit të termocentralit Osllomej. Biologu Gafur Ajruli, i cili gjashtë vjet më parë zhvilloi një hulumtim mbi ndikimin e centralit në ndotjen në Kërçovë dhe zonën përreth, thotë se substancat që vijnë nga djegia e qymyrit nga centrali, kanë ndikim negativ në florën dhe faunën, dhe janë arsyeja e rritjes së numrit të pacientëve me sëmundje të rënda kancerogjene, siç janë kanceri…

Lexo më Shumë

Kremtimi i ditëlindjes së liderit të BDI-së Ali Ahmeti pa maska provokoi një seri reagimesh nga publiku në Maqedoni. Kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska-Grashoska u përgjigj se të gjitha inspektoratet veprojnë pa dallim dhe premtoi se do të jetë e njëjta edhe për këtë rast. “Inspektimi kompetent do të kontrollojë pohimet nëse ka shkelje të caktuara të protokolleve dhe me kalimin e kohës do të njoftoheni për gjithçka që është konstatuar prej tyre”, tha Grashkoska.

Lexo më Shumë

Sot Zoran Zaev njoftoi se njerëzit që kanë jetuar jashtë Maqedonisë së Veriut për më shumë se një vit do të kategorizohen si jorezidentë. Në të njëjtën kohë komunikohet se ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka bërë regjistrimin e popullsisë që 18 vjet. Ky formulim është zgjedhur në mënyrë shumë elegante për të sugjeruar se gjoja bëhet një orientim drejt normave evropiane dhe kështu stigmatizon zërat kritikë si “anti-evropianë”. Orientimi selektiv drejt standardeve evropiane lë shumë pyetje pa përgjigje. Pse të mos orientoheni drejt Evropës kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit, ndarjen midis fuqisë legjislative…

Lexo më Shumë