Author: Hamdi Kumanova

SPB Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë do të ngrisë kallëzim penal kundër L.K (36) dhe D.K (44) nga Strumica. Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemie”. Sipas policisë, më 5 janar, në shtëpinë e L.K, është organizuar aheng në të cilën kanë marrë pjesë disa persona që është në kundërshtim me masat kundër përhapjes së virusit. Në festë, i akuzuari i dytë ka incizuar video përmbajtje në të cilat shihen prania e më shumë personave dhe këto përmbajtje janë publikuar në rrjete sociale. Nga SPB Strumicë janë ndërmarrë raste për zbardhjen dhe…

Lexo më Shumë

Në Shkup u nënshkrua sot marrëveshja për huanë më të madhe sindikale në vend në vlerë prej 72 milion euro, e cila përfundon financimin për ndërtimin e qendrës tregtare “East Gate” e cila është pjesë e projektit shumëfunksional “Shkupi East Gate”. Qendra tregtare do të jetë më e madhja në rajon dhe pritet të hapet në tetor-nëntor të vitit të ardhshëm. Sipas njoftimeve, ai do të ketë “Zara” më të madhe në rajon në një sipërfaqe prej 4,700 metrash katrorë. Dyzet për qind e zonës në qendrën tregtare do të jetë me 20 marka të reja botërore që nuk janë…

Lexo më Shumë

Lisbona zyrtare nuk e konsideron Bullgarinë si pengesë të zgjerimit. Në javën e parë që kur Portugalia mori presidencën e BE-së, ambasadori i tyre në BE, Nuno Brito, tha se ata do të ishin të kujdesshëm në lidhje me zgjerimin dhe se presidenca portugeze për gjashtë muajt e ardhshëm, nuk do të nxitojë të propozoj konkluzione të reja për këtë çështje. Ambasadori portugez Brito thotë se është e gabuar të akuzosh Bullgarinë për pengimin e procesit. “Është e gabuar të akuzosh Bullgarinë për pengimin e procesit, sepse ai vend është një nga mbështetësit e fortë të zgjerimit të BE-së. Nevojitet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi punësimin e mjekëve specialist me çka edhe vërtetoi se janë siguruar mjetet financiare. “Me specialistët privatë kemi pasur një numër të madh të takimeve dhe dhamë premtim. Janë siguruar mjetet financiare për rreth 250 specialistë të cilët do të punësohen në institucionet shëndetësore publike”, u shpreh Filipçe. Ministri Filipçe theksoi se punësimet kanë për qëllim që punonjësit shëndetësorë ta shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo jashtë.

Lexo më Shumë

“Ata vazhdojnë të sillen si një shtet që këshillon Bullgarinë dhe përcakton kushtet dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse ata do të presin një kohë të gjatë.” Një ditë pas apelit nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në vend të një përgjigje nga Bullgaria për planin e propozuar të veprimit nga Maqedonia, mbërriti një mesazh zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov se për sa kohë që Maqedonia të sillej si mentore ndaj Bullgarisë, ajo do të priste një kohë të gjatë. “Ata vazhdojnë të sillen si një vend që është një këshilltar i Bullgarisë dhe që përcakton…

Lexo më Shumë

Pavarësisht paralajmërimeve se bisedimet me Bullgarinë do të rifillojnë ditën e martë, as Ministria e Jashtme e as Qeveria nuk konfirmojnë nëse mori fund pezullimi i negociatave dypalëshe, shkaku i festave të fundvitit. Madje përskaj zotimeve se vendi do të reflektojë pas vetos bullgare, ende nuk ka strategji të re për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. As dikasteri i jashtëm e as ekzekutivi nuk tregojnë nëse do të ketë ndonjë risi në mënyrën se si i janë qasur çështjes, e as ndonjë plan konkret rreth takimeve dypalëshe që mund të priten gjatë periudhës së ardhshme. Nga ana tjetër Sofja vazhdon…

Lexo më Shumë

Baraka të zbrasta, krevatë të rregulluara- spitali modular në SHkup mbyllet pas vetëm 2 muaj punë- njofton Telma. Jozyrtarisht arsyeja është mospasja e kuadrit dhe kushteve.Zyrtarisht, nuk ka pacientë. Spitali pacientët e parë i paranoi në mesin e muajit tetor dhe për një kohë të shkurtë u hospitalizuan 75 pacientë .

Lexo më Shumë

Policia prishi një tubim në fshatin Orman të Shkupit. Mbrëmë rreth orës 21, punonjësit e policisë gjetën dhjetëra njerëz në zjarrin e buzmit. Të gjithë janë arrestuar, ndësrsa kundër tyre Ministria e Brendshme njoftoi se do të paraqesë kllëzime, sepse e kanë shkelur ndalimin për tubime që vlen edhe për ambiente të hapura. Ndalohet organizimi dhe mbajtja e festimeve në vende dhe zona publike me rastin e festave të ardhshme, si dhe organizimi dhe mbajtja e çdo lloj manifestimesh dhe tubimesh tjera në ambiente të hapura dhe të mbyllur nga persona fizik dhe juridik, sidomos në periudhën nga 18 dhjetori…

Lexo më Shumë

– Komuna e Likovës në përputhje me Shpalljen publike nga Unioni Europjan, sipas Programës për Bashkëpunim ndërkufitar- IPA aplikoj në partneritet me Komunën e Preshevës (Ndërmarjen komunale), i cili aplikim edhe u aprovua, prandaj edhe sot u nënshkrua kontrata. – Vlen të theksohet se Komuna e Likovës në çdo thirje të Unionit Europjan, për IPA fondet – bashkëpunim ndërkufitar, fiton projekte të caktuara .

Lexo më Shumë

Akademiku shqiptar nga Tetova, ligjërues në Departamentin e Muzikës Fetare Turke i Fakultetit të Teologjisë pranë Universitetit Trakya, Doç. Dr. Abas Jahja, në Turqi ka fituar çmimin e “Shkrimtarëve, Intelektualëve dhe Artistëve të Vitit” nga Unioni Turk i Shkrimtarëve për shkak të librit që ka shkruar të titulluar “Zëra të vjetër nga bijtë e çlirimtarëve – Ilahi nga Ballkani”. Ai këtë libër e ka shkruar bashkë me Doç. Dr. Ubeydullah Sezikli dhe studiuesin e kulturës shkrimtarin Mikail Türker Bal. Doç. Dr. Jahja, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se është kënaqësi që kanë fituar këtë çmim. Duke deklaruar se…

Lexo më Shumë

Plani për sistemimin e 1357 administratorëve që për më shumë se një dekadë kanë marrë pagë pa u paraqitur në vendin e punës, është dorëzuar në Qeveri. Përkundër kërkesës për të parë se çka konkretisht përmban ky plan, në çfarë forme është caktuar shpërndarja e të punësuarve dhe sa prej tyre do të angazhohet në një Institucion të caktuar, zv.kryeministri Grubi tha se i njëjti do të publikohet vetëm pasi të miratohet versioni zyrtarë në Qeveri. Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale…

Lexo më Shumë