Halil Snopçe: Do të mbështesim çdo interpelancë kundër Qeverisë

Halil Snopçe: Do të mbështesim çdo interpelancë kundër Qeverisë

Deputeti i Kolaicionit Alenca për Shqiptarët-Alternativa ka deklaruar se Kuvendi është jofunksional dhe se shumica parlamentare nuk ka kapacitet që të sigurojë 61 deputetë, ndërsa opozita nuk e ka për detyrë të sigurojë kuorum.

Ai tha se ato do të mbështesin çfarëdoqoftë interpelance që do të iniciohej ndaj qeverisë.

“Është fakt se shumica parlamentare nuk ka kapacitet dhe një muaj gatise nuk kemi mbledhje. Nuk ka kapacitet të sigurojë 61 deputetë për mbajtjen e mbledhjeve, pasi opozita nuk e ka për detyrë të sigurojë kuorum për shumicën parlamentare, normalisht opozita ka qenë shumë e përgjegjshme dhe shumë principiele për ligjet me rëndësi për qytetarët…Problemi ekziston, ne nuk kemi mundësi të inicojmë interpelancë për rrëzimin e qeverisë ..por çfarëdoqoftë interpelance tjetër që do të inicohej në kuadër të interpelancës ndaj qeverisë, ne do ta përkrahim gjithsesi.”, ka deklaruar Halil Snopçe.

Ai konfirmoi se nga Qeveria ka arritur një mendim ku theksohet se ligji për letërnjoftime nuk duhet të kalojë në Kuvend, pasi nuk është sipas standardeve të BE-së. Sipas tij, edhe premtimi që nëpër letërnjoftime të ketë grafë të përkatësisë etnike, është në vazhdën e premtimeve të shumta që kryeministri Zaev I ka bërë por nuk I ka realizuar.