“Disa zjarre në terren dhe pyje janë raportuar, kryesisht në fshatrat Nerasht, Jegunovcë, Shemshovë, Rogaçevë dhe në vende të tjera, kjo është arsyeja pse Sektori i Tetovës për Punë të Brendshme përsëri apelon dhe paralajmëron të gjithë ata që punojnë ose lëvizin në ambient të hapur këto ditë të mos ndezin zjarre.
Kjo veçanërisht ka të bëj me fermerët që shfrytëzojnë ditët me diell dhe të thata dhe përgatiten intensivisht për mbjelljen e pranverës, të cilët pastrojnë dhe djegin mbeturinat dhe kashtë në fusha dhe më pas largohen, kurse zjarri përhapet shpejt pa u kontrolluar, sidomos kur moti është me erë.
Kujdes ekstrem kërkohet gjithashtu për ata që punojnë në pyll si dhe për personat që dalin për piknik, pasi vetëm një shkëndijë e vogël është e mjaftueshme për të ndezur barin e thatë përreth ose barishtet me rritje të ulët.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përkujton edhe një herë se shkaktimi i një zjarri, me dashje ose nga pakujdesia njerëzore, paraqet vepër penale për të cilin parashikohen sanksione rigoroze ligjore, gjobitje me para dhe burgim deri në 10 vjet, varësisht nga pasojat përfundimtare të mjedisit dhe pasojat tjera që mund të sjellin” thuhet në komunikatën e SPB-së Tetovë