Gjithsej 667 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me korona virus po mjekohen në spitalet e shtetit dhe ka rreth 384 shtretër të lirë.
Në repartet infektive në Shkup janë të hospitalizuar 256, ndërsa në Covid-Qendrat në qytetet tjera gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur se po mjekohen 411 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalet në Manastir dhe Shtip janë të hospitalizuar nga 32 pacientë, në repartet infektive në Tetovë ka 24, në Veles po mjekohen 26, në Kumanovë 53, në Ohër 55, në Prilep 73 pacientë, katër në Gostivar, 19 në Strugë. Në spitalin në Strumicë të hospitalizuar janë 17, në Koçan gjashtë, në Kërçovë tetë, Kavadar – 45, katër në Gjevgjeli dhe 13 në Dibër.
Në Covid-Qendrat në Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga korona virusi. Në klinikat interne kishte 11 pacientë të pranuar, në Covid-Qendrën në SPQ “8 Shtatori” gjashtë, shtatë të pranuar në Klinikën infektive dhe në Kozle gjashtë pacientë të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar shtatë pacientë të shëruar.
Gjithsej 256 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19 po mjekohen për momentin në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Në kovid-qendrën në Klinikën për sëmundje të lëkurës mjekohen 16 pacientë, në Neurologji 26, në Institutin për TBC 36 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka 80 të sëmurë, në Klinikën infektive 81, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 13 pacientë. Në gjinekologji ka të hospitalizuar katër paciente pozitive në Kovid-19.
Numër i madh i pacientëve janë në përkrahje me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është stabil, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çlajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë.