Sot, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, shprehu besimin e tij se në ditët e ardhshme ai do të jetë në gjendje të thotë saktësisht kur do të mbërrijnë dy sasitë e vaksinave kundër Covid – 19 dhe ato kineze dhe ruse.
“Nuk do të doja të spekuloja tani, dua të jem preciz kur do ta dimë saktësisht se kur do të arrijnë. Këtu periudha u zgjat pak. Unë me të vërtetë pres që të gjitha këto bisedime të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pyetje të reja nga kompanitë çdo ditë, kjo vlen për të gjitha kompanitë. Nga Pfizer për të cilën ne presim draft marrëveshjen. Ne po flasim intensivisht me kompaninë ruse këto ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe natyrisht me kompaninë kineze”, tha Ministri Filipçe, i cili sot vizitoi spitalin e Gostivarit ku u vu në përdorim qendra modulare KOVID.
I pyetur nëse kjo përgjigje vlen për vaksinat kineze apo ruse, Filipçe tha se tani po fliste për të dy vaksinat.
“Dua të dërgoj apel pasi në rajonin e Gostivarit përmes uebit dhe mjekëve amë janë paraqitur vërtetë shumë pak qytetarë në kategorinë e parë mbi moshën 70 vjeçare, diku rreth 1.500 nga afër 6.000 qytetarë. Apelojë mjekët amë nga Gostivari dhe rrethina t’i paraqesin pacientët e tyre mbi moshën 70 vjeçe, me sëmundje kornike si gurpë e dytë me prioritet, t’i japin të dhënat e tyre në sistemin “Termi im”, pasi ata vijnë menjëherë pas mjekëve dhe motrave medicinale. Nga Gostivari, përqindje e lartë ose thuajse të gjithë mjekët dhe motrat medicinale që punojnë me pacientë me Covid 19, tanimë janë vaksinuar”, tha Ministri i Shëndetësisë.
I pyetur se çka do të bëhet me ata qytetarë që nuk duan të vaksinohen, Filipçe theksoi se me komunikim intensiv përmes mjekëve amë, përmes fushatës që vijon, duhet të rritet ndërgjegjësimi.
“Vetëm kështu mund të ndryshojmë imazhin e pandemisë. Në këtë moment, situata në Gostivar është vërtet e qëndrueshme, me një dhjetëra pacientësh të shtruar në spital. Sidoqoftë, kjo nuk është një shenjë që qytetarët tani duhet të realksohen dhe të mos mbajnë maska ose të mbajnë distancën e tyre sepse ne shohim se si rriten numërat, këtu në disa qytete të tjera, Kavadar, Prilep dhe Ohri, atje janë rritur me të vërtetë, kështu që unë shpresoj që qytetarët do t’u përmbahen masave, veçanërisht tani që ka një numër në rritje të pacientëve të diagnostikuar me variantin britanik të virusit, i cili është shumë më i lehtë për t’u transmetuar, sepse këto janë masat që të gjithë do të duhet të marrin ende për t’iu përmbajtur”, tha Filipçe.
Ai njoftoi se mundësia e kufizimeve të reja nuk përjashtohet, por tani për tani nuk një gjë të tillë.
“Nuk ka një tregues të tillë sepse rritja nuk është siç ishte në fillim të nëntorit. Ekziston një rritje e lehtë që nuk është rrezik për objektet spitalore, por sigurisht që është një arsye që qytetarët të jenë absolutisht shumë të kujdesshëm”, tha ministri Filipçe.




