Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.
Në Gjykatën penale në Shkup u mbajt seanca përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”. Gjykatësit thanë se kjo lëndë është një nga më të rëndësishmit në Maqedoninë e Veriut.
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua gjithsej me 12 vite burg ndërsa ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vite burg, raporton SHENJA.
Goran Grujevski-15 vite burg
Toni Jakimovski- 6 vite burg
Gordana Jankullovska-4 vite burg
Nikolla Boshkoski- 15 vite burg
Sasho Mijallkov- 12 vite burg



