Author: Hamdi Kumanova

Sot, Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 70 milionë eurosh, nën Instrumentin e Paraanëtarësimit (IPA II) për të ndihmuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në një aksesim më të shpejtë të vaksinës anti-Covid, raporton Ora News. “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin…

Lexo më Shumë

Ndihmën shtetërore prej 6 mijë denarëve e kanë marrë 90 përqind e qytetarëve. Të tjerët do të duhet të presin ndryshimet ligjore, që duhet të votohen në Kuvend. Kështu thonë nga Lidhja e bankave të Maqedonisë. Sipas tyre, që qytetarët t’i marrrin ndihmat, duhet të bëhen ndryshime ligjore në afatin e paraparë nga Qeveria. Qeveria dje ju bëri thirrje bankave që të jenë më toleruese dhe paratë shtetërore t’ua japin qytetarëve deri në vitin e ri. Ndërsa janë përpunuar 78 mijë ankesa, kurse sot do të njoftohet se sa prej tyre janë pranuar. Ndihma prej 6 mijë denarëve është pjesë…

Lexo më Shumë

Natën e Vitit të Ri reshje të borës do të ketë vetëm në vendet më të larta. Në vendet më të poshtme, sipas meteorologëve, moti do të jetë i thatë, ndërsa në pjesën perëndimore do të ketë kushte për shi të dobët. Nga DPHM informojnë se gjatë natës së Vitit të Ri në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i thatë, përveç se në pjesët perëndimore ku moti do të jetë me vranësira me kushte për paraqitje të shiut të dobët dhe borës në disa vende më të larta. Temperatura minimale natën mes 31 dhjetorit dhe…

Lexo më Shumë

Regjistrimi duhet të realizohet, sepse në rast se nuk e realizojmë procesin e regjistrimin nuk mund të planifikojmë zhvillimi për të ardhmen, u shpreh ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. “Ky proces i cili i cili ka filluar në pjesën organizative të regjistrimit duhet të realizohet. Propozimet janë të mirëseardhura. Por shtrohet pyetja se sa janë reale. A është reale që të realizohet regjistrimi me shenjat e gishtit, ashtu siç propozon VMRO-DPMNE-ja, a është reale që të sigurohen mjete për aparatet e nevojshme për këtë çështje dhe ajo çka është më e rëndësishme pse opozita në debatin që po zhvillohet ndër…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme nga e enjtja, 31 dhjetor, do të shfrytëzojnë pushimet dimërore që do të zgjasin deri më 20 janar, ndërsa me 21 janar do të vazhdojnë mësimet nga plan programet për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021, transmeton Alsat. Sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të zhvillimit të mësimit është zvogëluar nga 180 në 159. Pushimet dimërore nisin në të njëjtën periudhë si…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë ahengjet dhe festat e paligjshme si dhe tubimet e më shumë se katër personave në një linjë telefonike falas. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar projektin për një linjë telefonike falas për këtë qëllim, pak para festave të Vitit të Ri. “Sot do të dalim me një projekt për një numër telefoni pa pagesë, anonim, dhe unë i bëj thirrje çdo qytetari të ndihmojë dhe të jetë bëhet partner në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe aty ku do të ketë organizohen ahengje dhe festime, të raportojnë në numrin e telefonit, si qytetarë…

Lexo më Shumë

Në Tetovë sot do të hapen hapësirat e reja të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Në hapjen e hapësirave të reja të ISHP do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Stojko Paunovski.

Lexo më Shumë

Shkruan Agron Shaqiri Mosmarrëveshja që Bullgaria i imponon Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, pasi fqinji lindor bllokoi miratimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e vendit tonë në BE! Deri më tani, Bullgaria në disa raste ka refuzuar të mbyllë çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut me ndihmën e lehtësuesve, por këto ditë kjo ide si duket ka filluar që të lansohet nga ata në disa media, kështu eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili është pjesë e partisë qeverisëse të Bojko Borisov, në një paraqitje televizive nuk e ka përjashtuar mundësin e kyçjes së…

Lexo më Shumë

Është gjetur trupi i pajetë i një burri që mbrëmë rezultoi i zhdukur në Lumin e Drenit, njoftojnë nga policia duke shtuar se për momentin nuk mund të japin detaje në lidhje me rastin dhe se ekipi mjekësorë duhet të kryej detyrimet. Një banorë i fshatit Dren theksoi se tërë natën policia, vendasit si dhe persona të tjerë kanë marrë pjesë në kërkim përgjatë lumit. “Lumi i Drenit papritmas u rrit dje. Bashkë me të kanë qenë edhe dy të tjerë. Donin ta kalonin lumin me xhip. Lumi tërhoqi xhipin. Dy personat e tjerë kanë shpëtuar”, tha një banorë i…

Lexo më Shumë

Qeveria SDSM-BDI, diskriminimin e saj dëshiron ta mbulojë me mashtrim. Mjetet financiare që ndan për Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, i shkruan sikur i pranon kryetari Arben Taravari. Kjo nënvizohet në reagimin e sotëm të kësaj komune. “Duam t’i sqarojmë opinionit se nuk jemi kundër këtyre mjeteve financiare, por pushteti qendror me vetëdije duke e ditur se pushteti lokal nuk ka asnjë kompetencë mbi institucionet shëndetësore, dëshiron të luaj “të mirin”, për gjoja trajtim të barabartë ndaj të gjitha komunave. Realisht, paratë që ndahen për rinovimin e Spitalit të Gostivarit, janë mjete të cilat merren nga TAV të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qendrës janë shqiptuar gjithsej 175 masa në komunikacion, mes të cilave 16 për vozitje të automjetet pa patent shoferi. Janë shqiptuar 2 sanksione për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorim të telefonit celular, ndërsa 13 janë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 23 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. MPB informon se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për të rritur sigurinë…

Lexo më Shumë

Dje (27 dhjetor) rreth orës 19:15, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.F. nga Zhelina e Tetovës, objekti hotelerik i të cilit në këtë fshat punonte me muzikë “live” dhe kishte lejuar mysafirë, përfshirë këtu edhe një shtetasen e Kosovës V.G. (35), e cila gjithashtu është privuar nga liria për abuzim të qëndrimit të saj turistik në vendin tonë. Personi J.F. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet një parashtresë sipas nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit për kryerjen…

Lexo më Shumë