Mbrëmë pas mesnate në Radishan, gjatë një kontrollit rutinë nga ana e policisë, me një sinjal të dhënë për të ndaluar, një makinë “Mercedes” filloi të vazhdonte rrugën. Policia filloi t’i ndiqte ata. Kështu që “Mercedes” u përplas në një shtyllë dhe ajo u godit nga një automjet policor pranë stacionit të policisë Çair. Disa persona u plagosën dhe u transportuan me ambulancë. Më shumë detaje të ngjarjes janë njoftuar për sot.
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar se nuk do të pranojnë regjistrim të popullsisë nëse bëhet sipas mënyrave të Zoran Zaev. Ata regjistrimin të popullsisë të Zaevit e quajnë talibaneze. Njashtu, edhe zgjedhjet e fundit i quajnë talibaneze. VMRO kërkon të furnizohen 10 mijë terminale të cilat do të mund të gjurmojnë gishtat e qytetarëve. “Zaev i cili organizoi zgjedhje talibaneze, tani do të regjistrojë në mënyrë talibaneze. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë regjistrim të tillë. VMRO e ka përsëritur kërkesën për blerje të 10 mijë terminaleve të cilat do të mund të gjurmojnë gishtat. Në këtë mënyrë, do të kryhet regjistrim…
Gjithsej 20.278 raste aktive ka momentalisht Maqedonia e Veriut. Edhe pse numri i rasteve të reja në ditë po zvogëlohet, dhe regjistrohen më shumë pacientë të shëruar, në ditë ka edhe mbi 20 të vdekur. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 530 raste të reja, 528 të shëruar dhe 26 të vdekur. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje, ndërsa këto ditë, më të shpeshta janë thirrjet që festat e fundvitit të festohen në mënyrë të përgjegjshme pa grupime dhe pa rrezikuar shëndetin publik. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Maqedoni deri dje ka 1.045…
Pas informacioneve paraprake si dhe me leje të Prokurorisë Publike, policia mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle në një vikend-shtëpizë në Vollkovë të Shkupit. Policia ka ndërpreri festën, dhe pas kontrolleve ka arrestuar pronarin e shtëpizës B.K. (24) si dhe 28 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe një Di xhej (DJ) 35-vjeçar nga Shkupi, transmeton Alsat. Të arrestuarit do të përgjigjen për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Përveç kësaj, policia gjatë kontrollit ka gjetur materie pluhur tek 35-vjeçari nga Shkupi. MPB informon se pas dokumentimit të rastit kundër personave…
Hamdi Nuhiju Ideja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev për dekriminalizimin e marihuanës në kohën kur Maqedonia e Veriut po edhe bota po përballet me pandeminë Kovid 19 po shikohet me dyshime dhe po sulmohet nga të gjitha anët. Momentalisht i vetmi kryeministër në Ballkanin Perëndimor është Zoran Zaev i cili në këtë temë ka nxjerr në pah objektivizmin duke lënë anash folklorizmat si dhe sjelljen anarkike e cila po del në pah në disa pjesë të Ballkanit. Republika e Shqipërisë ka pasur probleme serioze me marihuanën, por ato kanë zgjedhur rrugën e zhbërjes totale duke mos…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se MPB ka plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit si dhe për natën e 1 janarit. Spasovski bën thirrje që viti i ri të festohet me përgjegjësi, pa grupime dhe rrezikim të shëndetit publik. Ai paralajmëroi se nëse dikush në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qyetatrëve do të duhet të jap përgjegjësi. “U shuan shpalljet për festime grupore nëpër vila për vitin e ri menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle përmes Sektorit për parandalim pranë MPB. Prania policore gjithmonë ka qenë e përforcuar…
Debati në Parlament rreth mosmarrëveshjes së qeverisë dhe Makpetrol mbi kompaninë e gazit natyror “GAMA” zgjati tërë natën. Seanca përfundoi në orët e mëngjesit. Pas 21 orë debat dhe pasi u shterr lista e 39 deputetëve të VMRO – DPMNE-së që diskutuan për propozim-ligjin, pushteti nuk kishte deputetë të mjaftueshëm që ligji të votohet. Deputetët e VMRO-DPMNE vlerësojnë se kanë penguar miratimin e ligjit. Pas natës së tensionuar, sot opozita theksoi se LSDM me çdo kusht dëshiron t’i paguajë Makpetrol 33 milion euro për 50 përqind të gazsjellësit, megjithëse pjesa e kompanisë ishte 18.8 milion euro. “Shtrohet pyetja: Pse Qeveria…
Kthimi i mërgimtarëve për festat e fund vitit, edhe pse në numër të vogël, ndikon pozitivisht tek bizneset e vogla. Edhe përfaqësuesit e bizneseve, edhe pse në masë më të vogël, thonë se tashmë e ndjejnë rritjen e qarkullimit. Disa nga afaristët thonë se pa mërgimtarët, bizneset e tyre mund të pësojnë rënie deri në 80%. “Ardhja e mërgimtarëve sigurisht që ndikon pozitivisht, sigurisht që prej atyre kemi të ardhura dhe na ndihmon në bizneset tona, por mosardhja sikur që ishte gjatë verës kur nuk mundën të vijnë, ndikoi negativisht tek bizneset tona. Nëse nuk vijnë deri në 30-40% kemi…
Ministri Venko Filipç dje në emisionin debatues “360 gradë” tha se përfitimi ekonomik që do ta fitonte shteti nga eksportimi i kanabisit si dhe mjetet që vinë nga TVSH, do të destinohen për programet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për pacientët me sëmundje të rralla. “Në pjesën të përfitimit ekonomik, në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta ndjejnë pacientët tanë. Ai program i Qeverisë përmes së cilit rregullohet se si mjetet nga tatimet do të destinohen, mes tjerash edhe të programeve të MSH-së. Kështu filluam t’i risim programet në pjesën e sëmundjeve të ralla dhe për këtë kemi përkrahje nga shoqata…
Sipas vendimit të qeverisë sllovene, prej sot nuk është e mundur të hyhet në atë vend me test PCR negativ në institucionet e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, ose zonën shengen, bëhet e ditur në ueb faqen e ambasadës së Sllovenisë në Beograd, transmeton MIA. Për hyrje në Slloveni nuk vlejnë më testet PCR nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Siç theksohet, duke filluar nga 25 dhjetori, hyrje në Slloveni pa karantinë i mundur është vetëm me test PCR negativ nga BE, ose zonës shengen jo më të vjetër se 24…
VMRO-DPMNE vlerëson se kështu siç është propozuar dhe është sqaruar, procesi i rregjistrimit të popullsisë dhe amvisërive nuk paraqet një operacion statistikor por marrëveshje politike. Kjo parti nuk do ta mbështes ligjin e propozuar nga Qeveria dhe kanë kundërshtuar vendosjen e siglës evropiane para ligjit. Naum Stoilkovski “Ligji për rregjistrim nuk është ligj që duhet të sillet me flamurin evropian, gjeqësisht po keqpërdoret procedura e shkurtuar dhe ata flamuj evropian që duhet të vendosen para ligjeve që nënkuptojnë përputhje të legjislativës së Maqedonisë me atë evropiane. Ky është ligj që duhet të përcaktojë një operacion statistikor, numërim të popullsisë, ndërsa…
E hapur prej tre vitesh, zyra për mërgimtarët në Gostivar punon vetëm gjashtë javë në vit, tre javë gjatë verës dhe tre javë gjatë dimrit. Për momentin nuk planifikohet zgjatja e orarit të saj të punës. Zyra ndihmon mërgimtarët të mos enden nëpër institucione gjatë ditëve të kufizuara të pushimit duke këshilluar ata se ku të drejtohen ose duke lehtësuar procedurat e tyre administrative. Megjithatë amërgimtarët vazhdimisht kanë kërkuar që zyra të funksionojë gjatë gjithë vitit me qëllim që të munden në mënyrë elektronike, nga vendet ku jetojnë të adresojnë problemet e tyre. Interesimi është tejet i madh thotë drejtuesi…

