Një 18-vjeçar është therrur me thikë sot rreth orës 15:39 në Prizren.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka bërë me dije se 18-vjeçari ka lëndime të lehta trupore dhe se nuk është në rrezik për jetën.
“Sot rreth ores 15:39 emergjenca ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetë. Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë ), nga një person ende i pa njohur. Viktima pas trajtimit mjekësorë po intervistohet në stacionin policor në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.