Aktivisti nga Londra Bledar Meti në fjalën e tij në protestën e 105, ku merr pjesë dhe diaspora, deklaroi se protesta do të përshkallëzohet. Meti tha se Edi Rama është antishqiptar. Sipas tij, sonte duhet që protesta të përshkallëzohet dhe tha se Shqipëria ka nevojë për qeveri tranzitore.
Më tej, aktivisti Bledar Meti nënvizoi se qytetarët do jenë në shesh, deri në shporrjen nga pushteti të këtij kryeministri. Meti tha se diaspora është gati të ketë një qeveri, që është ajka e intelektualëve.
Aktivisti Bledar Meti: Unë vij nga Londra. Do jemi me ju deri në rrëzimin e autoritarit Edi Rama. Boshti i protestës është antiestablishmenti. Ju prekët zemrat e shqiptarëve në diasporë. Ne duam që të krijohet një qeveri tranzitore, që të jetë qeveri e shqiptarëve, që të udhëhiqet me parime patriotike. Qeveria tranzitore duhet t’i japë fund tranzicionit, duke hyrë në zgjedhje me lista të hapura.
Votat në zgjedhje të mund të numërohen nga qytetarët dhe jo nga njerëz politikë. Duhet që kryeministri të ketë mandate të kufizuara. Diaspora e ka gati një qeveri, ku të bëjë pjesë ajka e kombit. Kjo protestë duhet të çojë në fund misionin. Sonte nisim përshkallëzimin. Nuk do ketë marshim, por qëndrim në këtë shesh. Antishqiptari Edi Rama duhet të ikë. Hajde të qëndrojmë në shesh, rezistencë, revolucion deri në shporrjen nga zyra të Ramës.
The post “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



