Nga Shkëlqim Hajdari, Prefekt i Tiranës
Të nderuar organizatorë,
të dashur bashkatdhetarë,
vëllezër dhe motra shqiptare të Amerikës,
Sot, si Prefekt i Qarkut të Tiranës, kam nderin, e privilegjin t’ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga populli i kryeqytetit të Shqipërisë, nga Tirana jonë – që është dhe zemra e shqiptarisë!
Shqiptarët e kanë ngritur zërin për liri e drejtësi për udhëheqësit e UÇK në mitingje përkrahëse disa herë në Prishtinë, në Hagë, në Shkup, në Tiranë,në shume qytete të Evropës dhe kudo në diasporë ku jetojne shqiptarë. Një nga protestat më madhështore ,ishte ajo e 17 tetorit 2025 në Tiranë, kur mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet( si sot këtu), u bashkuan në mbështetje të pafajësisë së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe luftës së drejtë e të ndershme të UÇK-së.
Atë ditë foli Tirana. Sot flet Bronxi, por dhe Kosova, sepse në Prishtinë paralelisht me ne, po zhvillohet një manifestim madhështor dhe atje!
Mesazhi është i njëjtë: DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARET!
Nga kjo tokë e bekuar e lirisë, dhe kjo rrugë në Bronx,e cila eshte simbol piktakimi e solidariteti për shqiptarët në NY,ju përshëndes motra e vëllezër nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora shqiptare kudo në ShBA.
Ne nuk harrojmë Kosovën e përgjakur, familjet e dëbuara nga trojet e tyre, gjenocidin, luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët që ranë heroikisht në luftën mbrojtëse që bënë, ndaj spastrimit etnik.
UÇK-ja lindi nga dhimbja e një populli dhe luftoi për mbrojtjen e ekzistencës dhe lirinë e tij!
Nuk luftoi në tokën e askujt tjetër. Luftoi në tokën e vet, për popullin e vet dhe për të drejtën e tij, për të jetuar i lirë.
Prandaj nuk kërkojmë mëshirë dhe as privilegje.
Kërkojmë DREJTËSI!
Besojmë ne, beson i gjithë opinioni demokratik në europë e botë,besojnë ish zyrtarët e lartë ushtarakë, diplomat e politikane te ShBA, të cilet nepermjet dëshmive te tyre në gjykaten e Hagës, provuan pafajësinë e Hashim Thaçit e shokëve të tij dhe drejtesine e pastërtine e luftës së UÇK në bashkëpunim me NATO-n.
Dhe pikërisht këtu, në Amerikë, kujtojmë se kur Kosova përjetonte ditët e saj më të errëta, Amerika na dëgjoi! Amerika qëndroi me ne!
Ne shqiptarët nuk e harrojmë mikun, që na qëndroi pranë në ditët më të vështira.
Sot besojmë te Zoti, te drejtësia e pavarur nderkombetare, te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe te Presidenti Donald Trump.
Më 16 shtator, ditën e shpalljes së vendimit në Hagë, populli shqiptar pret:
Çlirim nga akuzat!
Pafajësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, dhe kthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre, me dinjitetin që meritojnë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!
Zoti e bekoftë UÇK, luftëtarët, deshmorët dhe veteranët e saj.
Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme të shqiptarëve, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Ju Faleminderit!
The post “Drejtësi për çlirimtarët”/ Protesta në Prishtinë, Shkëlqim Hajdari: Më 16 shtator shqiptarët presin pafajësinë e drejtuesve të UÇK. Ata luftuan në tokën e vet, për popullin e vet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



