Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.
Katër prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë. Ndër rastet e evidentuara është edhe një motoçiklist, i cili është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak.
Katër persona të tjerë kanë drejtuar automjete pa poseduar leje drejtimi, ndërsa në mesin e tyre ka qenë edhe një i mitur nga Gostivari.
Ndërkohë, në Vinicë është ndaluar një shofer i cili ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj personave të përfshirë do të pasojnë kallëzime përkatëse penale.
The post Nëntë shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm në 24 orët e fundit appeared first on TV-SHENJA.



