Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministres, së cilës i janë shtuar akuzat dhe i është sekuestruar edhe një vilë tjetër në Palasë, krahas asaj në Dhërmi.
Murrizi theksoi se SPAK duhet të veprojë në rastin konkret me dorë më të fuqishme.
Myslim Murrizi: Kreu i SPAK Klodian Braho nuk shkon dot në Kuvend dhe nuk ka se çfarë kërkon atje. Shkoi dhe foli si Arianit Çela. Ai foli sikur hetimet janë mbyllur e koha tregon se hetimet nuk janë mbyllur. SPAK është shfryrë, SPAK është kapur nga pushteti. Kryeministri është koncesionar dhe servil i ndërkombëtarëve. SPAK nuk po merr në hetim asnjë, edhe pse janë vjedhur miliona euro.
The post Çështja “Balluku”/ Murrizi: SPAK duhet të veprojë me dorë të hekurt! Braho shkoi e tha në Kuvend se duhen 35 vite burg, por tani… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



