Sekretari i degës së LSDM-së në Kumanovë dhe drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave”-Kumanovë, Oliver Ilievski, në intervistën për News-TV deklaroi se Qeveria ka ndarë 22 milion euro për ndërtimin e Pendës në Sllupçan.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj pende është një prej investimeve më të mëdha në dy dekadat e fundit në rajonin e Kumanovës.
“Janë dy funksione të ndryshme që i kryejë, njëri funksion partik, tjetri funksion publik. Funksioni publik do të mbahet mend për vendimin që të gjithë e dimë, dhe i gjithë qyteti i Kumanovës, se në rajonin e Kumanovës do të vijë një prej investimeve më të mëdha në 20 vitet e kaluara, dhe ai është ndërtimi i pendës së Sllupçanit. Në këtë projekt me ministrin Trajan Dimkovski e kemi analizuar, i kemi futur dokumentet teknike dhe kemi ardhur deri te vendimi i Qeverisë me çka 22 milion euro do të ndahen për pendën e Sllupçanit, ndërsa në mënyrë plotësuese do të ndërtohen gypa ujësjellësi, të cilët do të kënaqin edhe 1500 hektar ujë për ujitje dhe në mënyrë plotësuese do të ketë gyp ujësjellësi deri te sistemi ekzistues për ujitje i ‘Ekonomiës së Ujërave’ dhe ujit për pije, duke siguruar akumulim të ujit për Likovë dhe Kumanovë. Falënderim edhe deri te ministri aktual që aktualisht punon në këtë investim dhe shpresojë se deri në fund të vitit do të përfundoj procedura e tenderit dhe do të nis ndërimi i pendës së Sllupçanit. Tani për momentin për një kohë të shkurtër do të realizojmë projektin për sanimin e ventilëve të pendës së Gllazhnjës dhe shpresoj se deri në fund të vitit, do të arrijmë, me përgatitjen e projektit, dhe me realizimin e ventilëve kryesor në pendën e Likovës”, tha Olievski për News-TV.
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni nga minuta e 4:00.




