Përfaqësuesi special i qeverisë në bisedimet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vllado Buckovski, në një prononcim për medie ka deklaruar se shansi i parë për zhbllokim nga Sofja është muaji maj ose qershor, transmeton Almakos.
“Ne realisht, sipas vlerësimeve të mia, e kemi shansin që ta bëjmë ecjen e parë para pas zgjedhjeve në Bullgari, d.m.th. në maj, qershor. Pastaj futemi në para kampanjë-tek ne janë zgjedhjet lokale, por edhe në Bullgari ka zgjedhje tjera, ato presidenciale. Nëse nuk kemi sukses gjatë këtyre dy muajve, pastaj shansi i tjetër na vjen në nëntor, dhjetor. Mendoj se realisht kemi shanse që këtë gjë ta bëjmë këtë vit, ose në dëshironi deri në fund të mandatit tim që zgjat deri me 1 dhjetor të këtij viti. Shanset janë reale që të gjejmë një kompromis pasi që jemi afër deri te gjetja e formulës edhe nga njëra palë edhe nga pala tjetër”, deklaroi midis tjerash Vllado Buckovski./Almakos/



