Nga stacioni policor “Beko”, vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko ka përfunduar intervistimin.
Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarët, se a ka pasur njohuri se vëllai i tij Sasho do të arratiset, Vllatko u përgjigj shkurt.
“Nuk jap deklaratë”.
Ndërkaq, në stacion në bisedë informative është marrë edhe bashkëshortja dhe sigurimi i Mijallkovit, pasi i njëjti po arrihet të kapet nga organet e rendit për të vuajtur masën e arrestit shtëpiak.
Masa iu është shqiptuar për të siguruar prezencën e tij në seancën e aktgjykimit për rastin “Target-Fortesa” që duhet të mbahet më 26 shkurt. Në këtë rast Mijallkovi akuzohet për përgjimet ilegale për kohën kur ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Nga ana tjetër, Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit tashmë ka hedhur dyshime se Mijallkovi është arratisur dhe se për këtë e kanë ndihmuar ndokush, pasi ka filluar procedura për shqiptim të masës së arrestit shtëpiak.
Ndërkohë, tashmë është shpallur fletarrest ndërkombëtar, ndërsa policia ende është në kërkim të tij.




