Me 20.02.2021 në ora 16.40 në Stacionin Policor në Gostivar, I.J.(33) nga Gostivari, e punësuar në një kazino në Gostivar ka lajmëruar se rreth orës 14.20 derisa ka qenë në vendin e punës, një person i ka dhënë bankënotë prej 500 euro për ta ndërruar, dhe pastaj i ka dërguar paratë në kursimore ku i kanë thënë se paratë janë të falsifikuara, transmeton Almakos.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /Almakos/