Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 18 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 262 personave të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
“6 pacientë u pranuan në klinikën interne të Shkupit, 6 të tjerë në qendrën për kovid 8 Shtatori, 3 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive si dhe 3 pacientë të tjerë u pranuan në Kozle”- njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, 15 pacientë të tjerë të shëruar u liruan në shtëpi.
Për momentin, 30 pacientë janë duke u trajtuar në qendrën kovid të Klinikës së Dermatologjisë, 18 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe një total prej 22 pacientësh me simptoma të korona virusit janë pranuar në Institutin e TBC.
Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 75 pacientë, ndërsa 89 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa 27 pacientë ndodhen në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët në Kozle.
Gjithsej 262 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 po shërohen në kovid qendrat. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Numri i pranimeve në ditët e kaluara ishte i qëndrueshëm dhe kishte 90 shtretër të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar do të lirohen ende.




