Author: Hamdi Kumanova

Në 24 orë, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 800 raste me Covid-19. Ndërsa, si pasojë e virusit, e humbën jetën 22 persona. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi brenda ditës u bënë 2, 664 testime. Rastet u konfirmuan: 329 janë në Shkup, 37 Kumanovë, 1 Dibër, Shtip 26, Prilep 46, Tetovë 51, Strugë 28, Veles 24, Manastir 52, Ohër 28, Kavadar 31, Gostivar 36, Gjevgjeli 9, Strumicë 20, Kriva Pallankë 12, Radovish 12, Krushevë 2, Koçani 9, Probishtip 3, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 2, Pehçevë 1, Berovë 5, Vallandovë 5, Vinicë 1, Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 4,…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se kthimi i tabelave që dëshiron t’i ndryshojë Zaev, do të jetë një nga gabimet historike që do t’i përmirësojë VMRO-ja. Reagimi i Mickoskit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zaev i cili tha se është i gatshëm që tabelat në të cilat shkruhet ‘okupatori fashist bullgar’ të ndryshohet dhe të shkruhet ‘okupatori fashist’. “Unë jam i gatshëm, menjëherë pasi ta fitojmë me popullin, që t’i përmirësojmë ato gabime historike dhe kundërligjore. Kthimin e tabelave që pasqyrojnë të vërtetën historike, ndësa Zaev do t’i ndryshojë, do të jetë një nga gabimet që do…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot vërtetoi rezultatin pas zgjedhjeve të parakohshme për kryetar Komune në Shtip dhe Pllasnicë që u mbajtën më 13 dhjetor. Në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip fitoi Sashko Nikollov nga LSDM dhe koalicioni i cili mori 11.477 vota. Kundërkandidati nga Integra Simon Polikarp fitoi 1.179 vota, kandidati nga Koalicioni e Ardhmja në duart tona Goce Angellov 267 vota, kandidati i pavarur Trajço Mitevv fitoi 280 vota dhe Lazar Naumov fitoi 282 vota. Gjithsej 41.777 votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Ndërkaq të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.301 qytetarë.…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” në gjelbërimin vjeshtor të Shkupit dhe rregullimin e sipërfaqeve të reja gjelbëruese kanë mbjell mbi 15.000 fidanë me cilësi të lartë në të gjitha komunat e Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit theksuan se në pajtim me standardet e reja të cilësisë, vazhduan me mbjelljen e fidanëve të rinj cilësorë me lartësi mesatare prej rreth 5,5 metra të cilat menjëherë do të përfshihen në ekosistemin e qytetit, që është e nevojshme për pastrimin e ajrit. “Me drunjtë me cilësi të lartë gjetherënëse dhe gjethembajtëse, janë zbukuruar bulevardet dhe rrugët e qytetit ‘8 Shtatori’,…

Lexo më Shumë

Përmes amandamenteve si thotë deputeti Antonio Miloshoski, propozojnë të ketë ndryshime në Propozimligjin e ri për punë të jashtme në të cilin thotë ai se kërkojnë disa ndryshime ku theksohet nevoja e asaj që ambasadorët e propozuar të mos kenë shtetësi të dyfishtë. Ja postimi i tij: Së bashku me kolegët deputetë, ne do të bllokojmë projektligjin për Punët e Jashtme, ku ambasadori lejohet të ketë shtetësi tjetër, përveç Maqedonisë. Ky është një vendim i gabuar dhe ne do të paraqesim 300 ndryshime. Së pari, sepse ndryshimi është arbitrar dhe është një përpjekje për të përshtatur ligjin në disa zgjidhje…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion për sanksionimin e tejkalimeve jo të rregullta dhe drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, shkelje të cilat janë shkaqet më të shpeshta për fatkeqësi të komunikacionit me pasoja fatale. Në territorin e tërë shtetit, kumtuan sot nga MPB-ja, janë sanksionuar 139 shoferë për tejkalim jo të rregullt, ndërsa 66 shoferë që kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Janë sanksionuar edhe 418 kundërvajtje tjera. Nga MPB-ja paralajmërojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet papengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Nga LAMM informojnë se dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 50 metra ka në akset rrugore Tetovë – Gajre, Kërçovë – Presekë, si dhe në kalimet malore Gjavato dhe Bukovë, ndërsa në aksin rrugor Dibër – Strugë dukshmëria është deri 100 metra. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim…

Lexo më Shumë

Shumica e familjeve që marrin ndihma sociale dhe pensione sociale nuk janë përfshirë nuk janë pjesë pakos së katërt të masave anti Covid, njofton agjencia e lajmeve INA. Në inbox të agjencisë INA kanë ardhur me dhjetëra letra që kanë të njëjtën ankesë, e ajo është se asnjëri nga familja e tyre nuk është në listë dhe se si pasoj as nuk do ta marrin ndihmën prej 6000 denarëve. Ndonëse shumica e tyre kanë të ardhura minimale nuk do jenë pjesë e ndihmës qeveritare edhe pse sipas kushteve që kërkohen ata i plotësojnë.

Lexo më Shumë

Në intervistën e djeshme të Nënkryetarit të VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski në emisionin “Stadium” në Kanal 77 iu përgjigj Ministres Bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva për deklaratën e saj mbi mbrojtjen e personave që mbajnë pasaporta Bullgare në Maqedoni, nga shteti Bullgar. Nikollovski e pyeti Zaharievën pse këta njerëz nuk aplikuan për pasaporta bullgare para se Bullgaria të bëhej anëtare e BE dhe pse këta njerëz nuk jetojnë në Republikën e Bullgarisë. “Ajo që unë dua t’i them Zaharieva është si më poshtë, për të pyetur këta 86-7 mijë njerëz, siç thotë ajo, nëse janë fare të shqetësuar për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 31 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 479 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 15 persona prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, një në Institutin për TBC, pesë pacientë në Klinikën e Dermatoneurologjisë. Në ORL është pranuar një pacient në Klinikën e syve katër pacientë, ndërsa në Qendrën e Neurologjisë dy pacienë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të debatojë dhe më pas ta votojë Propozim-buxhetin për vitin 2021. Shumica dhe opozita kanë qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas shumicës, buxheti siguron shpenzim të arsyeshëm dhe vazhdim të politikave të përgjegjshme dhe se Propozim -buxheti është i përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe rikuperimit ekonomik. Sipas opozitës buxheti i propozuar është joreal dhe se nuk është siguruar konsolidimi financiar, por vetëm se do të rritet borxhi publik. Ministri i Financave, Fatmir Besimi para deputetëve theksoi se Propozim-buxheti është real dhe aty ka mjete ku do…

Lexo më Shumë

Numri i pacientëve, të cilët pranohen në spitale po zvogëlohet, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili pret që masat e reja kufizuese, që do të vlejnë deri më 20 janar, do të japin rezultate dhe më të mira, por edhe se qytetarët me ndërgjegjen e tyre duhet seriozisht t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësorë. Në repartet infektive dhe kovid-qendrat në spitale, sipas statistikës së djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, po trajtohen 1238 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus – 470 janë në Shkup dhe 768 në spitalet në qytete tjera. Prej 470-të të hospitalizuarve në kryeqytet, 186 shtrihen…

Lexo më Shumë